Me një reagim pas mbylljes së protestës së tetë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe një herë vendosmërinë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. 

Reagimi i tij është i dyti, pas vendimit që presidenti Ilir Meta mori sot për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ndërsa tha se argumentet për shfuqizimin e dekretit do t'i bëjë publike të hënën.