Rama ik? Po mirë, le të marrim një të huaj...

Rama ik? Po mirë, le të marrim një të huaj...

Edi Rama

Sulmet politike të koordinuar midis Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët nuk po lënë orë të ditës pa na dalë nëpër ekrane me mallkime në vetë të parë ndaj kryeministrit Edi Rama, kanë si synim që të krijojnë perceptimin publik se me ikjen e tij nga drejtimi i qeverisë, punët e Shqipërisë do të shkojnë mbroth.

Duke qenë se kjo dyshe amorfe nuk parapëlqen kryeministër tjetër përveç emrit të tyre, atëherë hyra në një botë fantazie për të “importuar” nga jashtë Shqipërisë, një emër kryeministri që mund të ishte i denjë për pritshmëritë e publikut. Shpesh herë në opinionin tonë publik, në varësi të zhvillimeve politike në botë, nxitet dëshira që: ah sikur ky filan kryeministër të ishe kryeministër i vendit tonë, kushedi sa mirë do na qeveriste. Prandaj e bëra enkas këtë përzgjedhje jashtë Shqipërisë, sepse emrat nga brenda vendit është shumë e lehtë të bëhen pis me baltë politike. Këtu edhe Gjergj Kastriotit e Ismail bej Vlorës, të cilët kanë jetuar në shekujt e shkuar, i kanë shpikur cene, kështu që mos kini shpresë tek të gjallët e sotëm se do dalin pa lagur.

Kështu, më erdhi ndërmend emri i zonjës Merkel dhe e imagjinova atë si kryeministre të Shqipërisë. Sa shumë e kanë ëndërruar shqiptarët ta kishin atë në krye të ekzekutivit shqiptar! Po çfarë do të bënin në këtë rast Berisha dhe Meta, do ta pranonin? Sigurisht që jo, sepse ata pretendojnë pushtetin për veten e tyre, e jo të jenë spektatorë që duartrokasin qoftë edhe kur bëhet fjalë për një emër të fuqishëm si zonja Merkel. Cila mund të ishe kleçka e parë që do i nxirrnin? Po ja, për shembull, që u tregua mendjelehtë dhe e mefshtë kur toleroi për vite të tëra Putinin, përkundrejt paralajmërimeve që i bënin shpesh amerikanët, duke e kthyer Gjermaninë të varur nga Rusia. Me një fjalë, do akuzohej si një vasale e Putinit.

Pastaj me erdhi në mendje Boris Xhonsoni dhe thashë ta marrim atë si kryeministër. Konservator edhe ky si zonja Merkel. Do e pranonin Berisha dhe Meta këtë emër? Sigurisht që jo, sepse nuk kanë ndërmend të rrinë në opozitë, por të vijnë në pushtet. E çfarë akuzash do i bënin? Të njëjtat që iu bënë nga anëtarët e partisë së tij në Londër, bile nga vetë anëtarët e kabinetit qeveritar të cilët dhanë dorëheqjen një e nga një në shenjë revolte. Atëherë, të marrim atë zonjën që do pasojë Xhonsonin. Ububu, jo jo, sepse zonja në fjalë krenohet që ka përzënë shqiptarët nga Britania, prandaj kaq do mjaftonte që Berisha e Meta ta kthenin në kauzë popullore këtë fakt.

Ndërkohë më vajti mendja tek ajo finlandezja Sanna Marin, një shtet model në standardin demokratik, ekonomik e të luftës ndaj korrupsionit. Do ishte i pranueshëm ky emër për Berishën dhe Metën? Absolutisht jo! E çfarë do i thoshin ata zonjës në fjalë? Që është njeri me personalitet të dyfishtë; ndryshe paraqitet në publik si zyrtare me sjellje e veshje modeste që dalldisi edhe shqiptarët kur vizitoi Tiranën, ndryshe në jetën personale ku akuzat për festa të shfrenuara dhe që mbush hundët me atë pluhurin e bardhë, nuk do mungonin në fjalorin Berishisto - Metist.

E po mirë thashë, nuk do shkoj kaq larg dhe mendova të marrim kryeministrin e fqinjit tonë jugor. Mos, vetëm ky mos! Problemi i madh i tij është se e paska zakon të përgjojë nëpërmjet shërbimeve sekrete telefonat e liderëve të opozitës. A mund të pranohet një emër i tillë nga Berisha e Meta si kryeministri model i Shqipërisë?! Kurrsesi jo! Akuza e parë e tyre për të do të ishte: Çimkë me dy këmbë.

E lashë jugun dhe kërkova në fqinjin verior të Shqipërisë për të marr këtë kryeministrin që humbi votëbesimin e parlamentit. Jo për gjë, por ai përpara pak muajve ishte një shembull sesi nga hiçi arriti të rrëzojë nga pushteti atë që e kishte dominuar fqinjin tonë për 30 vjet me radhë. As ky nuk bën, sepse i vëllai ka biznese me qeveritarët serbë, kurse ky vetë lidh marrëveshje fetare me ta. Dhe kur bëhet fjalë për të tillë bashkëpunëtorësh me armikun shekullor, ky dhëndri ynë serb i opozitës nuk të fal, gjak në vetull të merr.

Atëherë hodha sytë përtej Atlantikut dhe thashë të marr njeriun më të fuqishëm të botës, shtetit me demokracinë më të madhe, vetë presidentin Bajden. Hahaha, po si mund ta pranonin këta pikërisht atë që e ka shpallur njërin “non grata” e tjetrit i ka vënë vizën?! Për çfarë nuk do e kishin akuzuar ku më e pakta do të ishte “plakush i rrjedhur”.

Pra, cilido emër që të vendos nga kjo listë e përtej saj, ai afërmendsh do të jetë i papranueshëm për Berishën dhe Metën. Dhe me shumë të drejtë. Kushdo që ka ambicie në politikë, dëshiron ta kapë vetë pushtetin për t’u bërë ai i pari i vendit.

Prandaj, kur i thonë  Edi Ramës “ik si kryeministër”, mos pandehni se po të iki ai dhe të vijë një emër tjetër, ky tjetri nuk do përballet me sulme politike nga Berisha dhe Meta. Në luftën për pushtet, nuk bën vaki që sfidantët t’i thonë rivalit politik që ti je njeri i mirë dhe vazhdo qëndro në pushtet sepse kemi respekt për ty dhe ne do rrimë në opozitë.

Akuza dhe kundër-akuza do të ketë, pavarësisht se cili është sot a nesër kryeministër. Në fund të fundit, kjo është pjesë e traditës së politikës kudo në botë. Askush të mos krijojë iluzione të kota se po iku një emër i caktuar që drejton qeverinë, ai që do e pasojë nuk do ketë të njëjtin fat.

Dikur kishim parullat “Meta ik”, pastaj “Nano ik”, e tashmë “Rama ik”. “Ik” do u thonë kujtdo tjetër që sot nuk quhet Berisha apo Meta. Prandaj, deri në zgjedhjet e radhës, mësohuni me këtë vijë melodike plot zeher që do nxjerrin nga goja. Janë grahmat e fundit përpara vdekjes së pashmangshme politike që i pret.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 21/08/2022 16:18

    Altin Ketros, i ka ngelur ora tek dyshja hajduto-vrasèse Meta-Berisha. Tenori i tij,,mè i mirè se kèta tè dy, èshtè ky qè kemi, o burra ta mbajmè. Me "gazetarè" tè tillè, Shqipèria shkon pèr lesh dhe boshatiset nga shqiptarèt, pèr tu mbushur me iranianè kot dhe bangladeshas lesh. Pèr tè mbijetuar shqiptarèt nè Shqipèri, na duhet njè kryeministèr qè kupton se mbijetesa shqiprare nè Shqipèri,,ÈSHTÈ DETYRÈ E TIJ KUSHTETUESE dhe jo mèshirè e ndonjè pordhaci partiak qè deri dje ishte njè psikopat me thonjtè e palarè vetè. Pèr kètè mbijetesè, nevojitet njè politikè krejt tjetèr, qè ky bojaxhi, me pordhèt e tij, nuk do ta kuptojè. FUCK OFF EDI RAMA, me gjithè drogaxhinjtè e tu.!!!

    Përgjigju
  • Miri: 20/08/2022 23:52

    Analize perfekte e gazetarit . Altin ikim ne nga ky vend nuk ka nevoje te iki ai.

    Përgjigju
    • Bledi: 21/08/2022 14:06

      Altinin lere pas. Ka qef te shkruaje per epoken ramiste.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun