Gjirokastër-Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal në Gjirokastër, ku ka bërë inspektimin e punimeve.
I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, Rama u njoh nga drejtuesit e këtij projekti se deri në çfarë fazë kanë arritur punimet dhje kur pritet që të përfundojnë.
Godina e cila ishte e rrënuar që do të rilindë me të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë. Ajo është 4 kate dhe do të jetë në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut të Gjirokastrës.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punimet cilësore dhe sugjeroi disa ide mbi detaje të projektit, në mënyrë që godina të ruajë karakterin e saj historik.
“Duke qenë godinë që ka një karakter historik, duhet bërë kujdes me ngjyrat. Përderisa do e ktheni komplet aty ku ka qenë si arkitekturë duhet ruajtur kjo. Mirë është kjo grija me të bardhat. Është godinë historike. Kjo është me sistem kapot, pra ka dhe efikasitet energjetik”, tha ndër të tjera kryeministri.
Rikonstruksioni i godinës së këtij spitali do të mundësojë transformimin e ambienteve për mjekët dhe infermierët si dhe do të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët e Gjirokastrës.
“Spitali Rajonal i Gjirokastrës ka filluar punimet që në dhjetor të vitit që shkoi. Ka të parashikuara rehabilitim të plotë të një godine 4 katërshe, shumë e rëndësishme për të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Është një investim që realizohet me fondet e buxhetit të shtetit me një vlerë prej 4.7 milion euro. Parashikon rehabilitim në tre faza për arsye të mos ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore, pra të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, që është e rëndësishme dhe është një nga ato çështje në fakt që ne konsiderojmë sa herë që rikonstruktojmë godinat e spitaleve.
Spitali ofron shërbim për plot 60 mijë banorë të qarkut dhe ofron specialitete të tilla si kirurgjia. Këtu ku jemi aktualisht, jemi në shërbimin e pediatrisë, ndërkohë që godina është 4 katërshe, kati minus një ka shërbimin e radiologjisë, ndërkohë që kati i dytë dhe i tretë janë shërbimi i kirurgjisë', tha Koçiu.
Lajmi kryesor:
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
Komente

