Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e linjës së re 20 kv dhe 17 kabinave elektrike, falë një investimi prej 108 milionë lekësh nga OSHEE. 

Nëpërmjet këtij investimi u realizua ndërhyrja në zonën më problematike të Sarandës, që prek segmentin nga Qafë Gjashta, tek Hotel Butrinti e deri në Kanalin e Çukës. 

Investimi i OSHEE është i pari investim pas me shume se 45 vitesh, në rrjetin që ishte lënë i paprekur që prej ndërtimit të tij në vitet 1970. 

Reforma e suksesshme në energji është ajo që ka mundësuar OSHEE-në që të dalë nga humbjet kolosale dhe të rikthehet të investojë në shërbim të qytetarëve. 

Investimet në rrjetin energjitik në Sarandë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke bërë të mundur që e gjithë zona të mos njohë më ndërprerje të energjisë as në kulmin e sezonit turistik dhe as gjatë periudhës së dimrit. 

Punimet përfunduan brenda tre muajve, dy muaj përpara afatit të mbarimit të punimeve.

rama inspekton punimet

rama inspekton punimet

rama inspekton punimet

rama inspekton punimet

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)