Rama inspekton Urën e Re të Kukësit: Super! E ndërtuar me material që përdoret në arkitekturën moderne
Rama inspekton punimet për vendosjen e Urës së Re të Kukësit
KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet e fundit që po kryhen për vendosjen e Urës së Re të Kukësit që do të lidhë 2 anët e liqenit me Rrugën e Kombit.
Inxhinierët bënë me dije punimet për vendosjen e urës me detaje të veçanta inxhinerike janë drejt fundit dhe pritet të ketë edhe një lëvizje prej 20 metrash drejt bazamenteve ku do të vendoset përfundimisht.
Sa i përket materialit me të cilin është ndërtuar ura, kryeministri u shpreh se nuk bëhet fjalë për hekur të ndryshkur, por ‘korten’ që përdoret në të gjithë arkitekturën moderne.
“Ky nuk është hekur i ndryshkur por korten. Material shumë i vyer që përdoret për arkitekturën moderne. Super është, rrugë e varur nuk ka kolonë”- tha kryeministri.
Ura pritej të vendosej ditën e djeshme por punimet u ndërprenë për shkak të motit të keq me rrebeshe shiu dhe erë të fortë që përfshiu disa qytete të vendit.
Në disa intervista të kryera më herët nga Report Tv, qytetarët u shprehën se kishin dëshirë që emërtimi i urës të simbolizonte bashkimin e kombit.
Ura është strukture hark me celik Corten dhe ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 ton. Ky projekt i madh financohet nga konçesionari i rrugës së kombit dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.1%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 6077
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Edi Ramës nuk i bën puna Rezoluta, por rruga që ndoqi për Reformën në Drejtësi
7 Maj, 20:14
-
Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat
7 Maj, 18:11
-
Shqipëria 2030/ Fjala e PLOTË e Ramës: Unë nuk lëshoj vetëm djalin tim kur do të hidhet nga shkëmbi, jo burra me para të vjedhura
7 Maj, 13:14
-
Basha i përgjigjet ‘ofertës’ së Ramës: Voto nismat e PD-së! 2 orë fjalim për të thënë ‘nuk kam faj’
7 Maj, 13:02
-
Rezoluta anti-korrupsion/ PS propozon Komision të Posaçëm për ‘Shqipërinë 2030’! Rama thirrje opozitës: Bashkëpunim për Reformat, lëmë baltën jashtë
7 Maj, 12:04
-
Rama: Në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal! Janë qindra miliona euro të shmangura nga detyrimi tatimor nga oligarkët
7 Maj, 11:27
-
Rama: 'Luftë’ korrupsionit, edhe brenda radhëve tona! Nismën 'Shqipëria 2030' e finalizojmë me integrimin në BE! Tradhtar kush punon për xhepin
7 Maj, 07:18
-
Kukës/ Festohet dita e Shën Gjergjit në Borje dhe fshatra të Gorës, i pranishëm dhe ambasadori bullgar
6 Maj, 16:49
-
'I kanë bërë vendit krimet më të mëdha’, Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK s’e s’janë ndëshkuar! Rama me diasporën? S’mund t’i përdorim si spektatorë futbolli
6 Maj, 14:31
-
Turi në diasporë, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë
6 Maj, 14:20
-
Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali
6 Maj, 11:40
-
Zaloshnja: Opinioni i tiranasve për politikanët kryesorë dhe votat për partitë respektive
6 Maj, 10:34