Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit me gazetarët. Rama u ndal edhe tek vlerësimet ndërkombëtare për Shqipërinë në raport me liritë ekonomike dhe njerëzore, duke përmendur Indeksin e Lirisë ekonomike e njerëzore të publikuar nga Instituti amerikan Cato. Rama tha se Shqipëria është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9 në të gjithë pjesën e Europës Lindore.

“Instituti amerikan Cato që është institut i mirënjohur dhe publikon edhe Indeksin lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike dhe më vjen mirë të ndaj me ju që Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues dhe është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9 në të gjithë pjesën e Europës lindore, ku sa i përket lirisë ekonomike rendit para vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia e kështu me radhë dhe për lirinë njerëzore”, tha Rama.  


Lajmi kryesor:

Nga ekonomia te turizmi, Rama ‘bilanc’ qeverisjes në 2025-n: Viti i rilindjes ushtarake! Shtrijmë kimoterapinë edhe në rrethe, mjekët s’po ikin më (VIDEO)