Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë se Kompania e fluturimeve "Air Albania" do të fillojë fluturimet në vjeshtë drejt Italisë. Nëpërmjet një statusi, ai i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga ana e opozitës të cilët e kanë cilësuar si një "dështim".
"ALBANIA DREJT QIEJVE TË EUROPËS
Nisin me Italinë në fillimv jeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës
Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era
Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh
Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam", shkruan Rama.
Komente











Cmimet e biletave te udhetimit me avion ne Shqiperi-ME TE SHTRENJTAT NE BOTE.
PërgjigjuShpresojme qe te operoje me low cost.
Përgjigju