Rama: Kërkesat e studentëve po adresohen, PS po reflekton për të nxjerrë mësimet nga shuplaka për qeverinë

Rama: Kërkesat e studentëve po adresohen, PS po reflekton për të nxjerrë mësimet nga shuplaka për qeverinë

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kërkesat e studentëve po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë.

Në statusin e tij në Twitter, Rama nuk ka lënë pa "thumbuar" edhe kundërshtarët politikë duke shkruar se ishin shumë të agjituar u iku dhjetori pa revolucion.

"I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma,"-shkruan Rama.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama në një pronocim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS (e cila zgjati prej rreth pesë orësh) tha se u diskutua edhe lidhur me protestën e studentëve. (LEXO KËTU)

Vetë studentët vendosën të pezullojnë protestën, për ta rinisur atë më 5 janar, në rast se nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. (SHIKO KËTU)

Qeveria ka publikuar "Paktin për Universitetin", një platformë e cila synon t'i japë zgjidhje problemeve që ka aktualisht arsimi i Lartë në Shqipëri. (SHIKO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sefa: 25/12/2018 07:11

    kjo eshte arsyeja qe nuk duan studentet te kete dialog. sepse ky tallet cdo here e sa here qe flet. edhe ne keto kohe nga fenomeni i madheshtise, nuk shikon e nuk defjon me teper sesa largesia e aureoles ne koken e vet. cfare do lloj ministri te nderrosh e po te riciklosh, po nuk u shuat te gjith ju, dhe bashke me ju e gjithe kasta politiki 27 vjecare, ne do kemi mendjen te largohemi. e ketu do vijne kinez, sirian. pakistanez e me shum e shum te tjere per shtetsin shqiptare, vampira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'