Shqipëria është pozicionuar krah SHBA-së dhe BE-së, sa i takon nismës së një grupi deputetësh të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo", Rama tha se kjo është një lëvizje e cila ka krijuar konfuzion edhe te partnerët ndërkombëtarë, por mbetet për t'u provuar nëse është e orkestruar
Kreu i qeverisë shqiptare saktësoi se për një vendimmarrje kaq të rëndësishme, duhet të pyeten SHBA dhe BE, ata që kontribuan për pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Z.Rama, si e komentoni lëvizjen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale?Së pari, mbetet për t'u provuar që kjo është një lëvizje e orkestruar. Së dyti, mendoj që është zhvilluar në një terren paqartësie që ka krijuar konfuzion edhe te parnterët. Së treti, kam bindjen se duhet shpjeguar gjithçka me kujdes dhe me durim dhe patjetër që në fund të ditës, Kosova është nëna e të gjithë atyre që janë lindur aty, por është foshnja që lindi si shtet sovran e të gjithë atyre që janë kundër zhbërjes së këtij legjislacioni. Është se unë e shoh të domosdoshme që kur ka çfarë do qoftë një nismë, qasje të caktuar lidhur me çështje të kësaj rëndësie, duhet të merren në konsideratë qëndrimet e artye që e lindën këtë foshnje të lirisë dhe pavarësisë së asaj pjese të trojeve shqiptare.
Gjykata Speciale pritet të ketë si objekt hetimi raportin e Dick Marty në të cilin thuhet se krimet e pretenduara janë kryer në territorin e shtetit shqiptar. A do bashkëpunojë shteti shqiptar që hetimet e kësaj gjykata të përfshijnë edhe territorin e shqiptar?
Nëse tribunali do ngrihet mbi librin e Dick Marty do ishte një zhgënjim shumë i madh. Është ngritur mbi fantazi, sepse aspektet që prekin territorin shqiptar nuk verifikohen. Kemi qenë të hapur dhe ky ka qenë konstat edhe qëndrimi i qeverisë së kaluar, se Shqipëria nuk pengon asnjë proces hetimor lidhur me çfarë do akuze. Por nga ajo që kemi hulumtuar rezulton se ai është një libnër me një nivel fantazie që mund ta bënte Dick Marty-n një autor që të merrte një çmim në festivalet e filmave "Science fiction". Shqipëria as ka bërë dhe as do bëjë pengesë të provohet për të vërtetën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klotilda Ferhati: Herët a vonë, drejtësia do të triumfojë!
5 Prill 2023, 13:40
-
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
30 Mars 2023, 14:13
-
Dalin përgjimet, si u përgatit komploti për të vrarë Dick Marty-in për të fajësuar shqiptarët: Të duket sikur e bëri Thaçi, s'del më nga burgu! Kush e organizoi
10 Shkurt 2023, 11:56
-
Balla: Shqiptarët presin shpjegime pse Aleanca e rublave Berisha-Meta kanë votuar pro Dick Marty
30 Tetor 2022, 20:25
-
Balla: Maqedonia e Veriut të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e Rezolutës së Dick Marty-t
25 Tetor 2022, 17:25
-
Minxhozi: Që 'Dick Marty' të mos arshivohet edhe një herë tjetër si 11 vitet e fundit
24 Tetor 2022, 17:04
-
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it, Nikolla letër kryeparlamentarëve të vendeve anëtarë të KiE-së: Korrigjoni gabimin ndaj kombit tonë
24 Tetor 2022, 11:01
-
Policia e Zvicrës takohet me atë serbe dhe shkëmbejnë informata për rastin e kërcënimit të Dick Marty-t
18 Tetor 2022, 16:59
-
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it për UÇK-në/ Rama letër 46 shteteve anëtarë të KiE: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh mbi kombin tonë
18 Tetor 2022, 08:50
-
Minxhozi: Kush duhet të kërkojë falje për Dick Marty-n (e kush bërtet)?!
14 Tetor 2022, 18:47
-
Fjala e Ramës në KiE, Rithemelimi: Turpëroi Shqipërinë, foli si Fidel Kastro e Gadafi! Dëmtoi edhe Kosovën
13 Tetor 2022, 14:08
-
Pas kritikave, përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur! E neveritshme që edhe në këtë rast opozita e ‘Non Gratave’ kundërvihet
13 Tetor 2022, 10:59