Kryeministri Edi Rama tha se Parlamenti i Shqipërisë do të shprehet fillimisht për kërkesën e SPAK ku është kërkuar heqja e imunitetit të deputetit Belinda Ballukut dhe më pas për ndryshimet ligjore të prezantuara sot në mbledhjen e grupit parlamentar. Nisma ligjore që pritet frenojë pezullimin e ministrave, nuk ka efekt prapaveprues, pra nuk ndikon në pezullimin e Ballukut.
“Nuk duhet ti shkojë më në mend askush që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit që i shkon pas prokuronit, të marrë peng një funksion kushtetues, rasti konkret është në proces në Kuvend dhe do të trajtohet me gjithë përgjegjësinë. Kush i lidh këto të dyja dhe në aspektin kohor, parlamenti do të shprehet përpara për imunitetin dhe pastaj do të kalojë për votë ky ndryshim”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Grupi i PS/ Prezantohen ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë ministrat! Rama: Nuk cenohet gjyqësori, Balluku dha 3 herë dorëheqjen, e refuzova (VIDEO)












