Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës ku mori pjesë në asamblenë e Partisë Socialiste. Rama shoqërohej nga kryetari aktual i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako

 Ai foli për organizimin e strukturave të partisë lidhur me fushatën për zgjdhjet lokale të vitit 2019.

Rama nuk dha asnjë emër lidhur me drejtimin e Bashkisë së Durrësit, në krye të së cilës është prej tre mandatesh Vangjush Dako, i cili është një nga emrat e përfolur nga opozita se ka bashkëpunuar me banda kriminale për të blerë votat e zgjedhjeve të vitit 2017.

Nga ana tjetër Dako ka një tjetër pengesë lidhur me një rikandidim të mundshëm në krye të Bashkisë së Durrësit për shkak se është në përfundim të mandatiti të tretë.

Rreth një javë më parë Partia Socialiste paraqiti pranë KQZ një kërkesë për të mos lejuar kandidimin në zgjedhjet lokale të kryetarëve të bashkisë që kanë më shumë se tre mandate njëri pas tjetrit. Për të kaluar kjo kërkesë, duheshin 5 vota, por u morën vetëm 4 pro.

Pavarësisht vendimit të KQZ-së, burime nga Partia Socialiste thanë për Report Tv, se përsakohë ligji për qeverisjen vendore është i tillë që një kryebashkiak nuk mund të ketë më shumë se 3 mandate të njëpasnjëshme, vetë socialistët do të ndjekin këtë linjë, duke mos i rikandiduar kryebashkiakët me 3 mandate.