Rama: Mandati i tretë, për të bërë të pakthyeshme proceset e nisura! Historia ka treguar se pala tjetër s'e çon Shqipërinë në drejtimin e duhur (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se mandati i tretë kërkohet nga PS për çuar deri në fund të gjithë proceset e nisura për vendim në mënyrë që ato të bëhen të pakthyeshëm dhe të mos përsëritet historia e zhbërjes së tyre sapo qeveria merret nga krahu tjetër, duke iu referuar PD, ashtu siç na ka treguar e shkuara.

 "Unë mendoj që kemi të gjitha arsyet që të ndihemi krenar dhe të sigurt për atë që vjen pasi çfarë kemi bërë mbase nuk mjafton fare për të qenë të kënaqur, por mjafton për të garantuar se jemi e vetmja forcë se kemi idenë që mund të arrijmë aty ku duhen dhe aftësinë dhe eksperiencën për të arritur aty ku duhet. Përtej dy sfidave të mëdha që janë në sytë e të gjithëve, ne e dimë se ku duhet të shkojmë dhe se si të shkojmë aty ky duam që ta bëjnë Shqipërinë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe zgjedhjen e parë të kujtdo dhe që të gjithë fëmijët nesër të ndihen krenarë jo thjeshtë për historinë dhe rrënjët e tyre. Në fund të fundit PS është krijuar dhe është rritur pikërisht për të bërë gjërat më të vështira dhe për të mundur gjërat që me të tjetër janë bërë thjeshtë të pamundura dhe për t'ia dalë aty ku duket sikur është e pamundur. Skuadra jonë është skuadër e eksperiencës dhe i energjive të reja që vijnë nga gra dhe vajza e djem e burra që na janë bashkuar për këtë ndeshje të radhës për 25 prill dhe i profileve dhe eksperiencave të krijuara në rrugë të ndryshme të jetës. Kemi kapacitete qeverisëse të plota dhe të shtuara në gjithë këtë periudhë kohe që kemi drejtuar vendin për më shumë se 7 vite dhe kërkojmë një mandat të tretë që i duhet patjetër vendit për të bërë të pakthyeshëm çdo proces transformimi dhe të mos përsërisim historinë që në të shkuara që ka treguar se kur drejtimi shkon në kahun e atyre që janë përballë nesh, gjërat për vendin nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Ne jemi të vetëdijshme se shumë çka mund të ishte bërë ndryshe dhe ne kemi bërë gabimet tona, por është e sigurt që në tërësinë  tyre punët tona mbetën punë që janë në shërbim të përparimit të vendit dhe vendi sot është shumë më i përparuar nga se e morëm. Ne jemi ende larg asaj pikës ku duam dhe mund të mbërrijnë në të ardhmen për ta lëmë pastaj stafetën në të ardhmen, por duke pasur parasysh se nga jemi nisur pa dyshim zgjedhja është shumë e qartë, Shqipëria nuk mund të bjerë në duart e atij konglomerati në duart e atyre që e kanë pasur", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me kandidatët për deputetë në Tiranë: Fitojmë 20 mandate në kryeqytet! PD me mbetje të shekullit të kaluar! Skuadra jonë në lartësinë e pritshmërisë së qytetarëve (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite