Rama në Athinë, drekë pune me Mitsotakis në shtëpinë e tij: Shije e shkëlqyer e mikpritjes! Vullnet i plotë për ta zhvilluar më tej këtë marrëdhënie strategjike (FOTO)

TIRANË- Pas vizitës në Turqi, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Greqisë, ku ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun Kyriakos Mitsotakis. Rama është pritur në shtëpinë e Mitsotakis, ku në fund të takimit kreu i qeverisë shqiptare njoftoi se të dy palët kanë rënë dakord për të zhvilluar marrëdhëniet strategjike.

"Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis, për të diskutuar koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër COVID19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit tonë".

Gjatë drekës u bë një përmbledhje e marrëdhënieve greko shqiptare ku të dyja palët kanë shprehur kënaqësinë për përmirësim e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama vjen në kushtet kur mes dy vendeve ekziston ende ligji i luftës e po ashtu kufijtë detare kanë qenë gjithmonë pjesë e tryezave politike.

Në takimin në shtëpinë e homologut grek të pranishëm ishin ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias dhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani.  Kreu i qeverisë shqiptare i nisi takimet në Greqi me ministrin Dendias ku folën kryesisht për marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektivën e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Kjo vizitë e Ramës në Athinë vjen menjëherë pas takimit me presidentin turk Erdogan në Ankara dhe nuk përjashtohet që pjesë e bisedimeve të kenë qenë edhe marrëdhëniet e tensionuara Greko-Turke në lidhje me zonave detare.

Kujtojmë se një ditë para se të nisej në Turqi, Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministri i jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Dendias shkruante se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet më të fundit rajonale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Rama pas vizitës me Mitsotakis: Bëmë një bilanc të situatës me COVID, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale!

Kryeministri Edi Rama reagon pas vizitës në Greqi.

"Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike", shkruan Rama.

Ora 17:06
Rama në Athinë, del foto nga dreka me Mitsotakis! I pranishëm Dendias dhe Sourani

Report Tv ka siguruar foton nga dreka e kryeministrit Edi Rama me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. Në këtë takim ishte edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ndërsa gruaja ne krah të Mitsotakis është Eleni Sourani, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri.

Ora 13:40
Rama në Greqi, takim me ministrin e Jashtëm! Perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet në rajon, fokusi i bisedës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi ku ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias. Ka qenë ky i fundit që ka bërë një postim në rrjetet social, teksa shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon.

"U takove me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon në fokus të bisedës.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/01/2021 01:39

    Kam lexuar nje here te nje /Histori Bizanti/, per numrat qe benin perandoret bizantine per te impresionuar te huajt.Kur benin parada trupash,e kishin zakon qe trupar i rifusnin prape ne parade,pasi u kishin nderuar shpejt e shpejt paraqitjen,armatimet.Kete e benin qe ne syte e te huajve,te dukeshin te fuqishem e te shumte.Duket qe Erdogani,ka marre disa mesime prej tyre,qe paraqitja ne disa raste,ndihmon me superlativa imazhin qe do te krijosh ne mendjen e botes.Duket qe Greqia preferon nje menyre tjeter,me marrje krahesh,dreka intimesh.Qe te dyja nxenese te denja te metodave lindore,bizantine.Te shohim Shqiperine tani .

    Përgjigju
  • Patrioti: 08/01/2021 18:22

    Greqia eshte fqinji une i perjetshem dhe nuk mund te jemi asnjehere mire pa Greqine, ashtu sikunder as Greqia pa ne... eshte shume mire te fokusojme gjithe energjite dypaleshe positive dhe vetem positive per pune dhe zhvillim me interes te perbashket...

    Përgjigju
  • Pelioni: 08/01/2021 18:20

    Sa për atë sondazhin,kjo pd-ja e shqupit dhe lesh e lia bëjnë mirë të mos dalin fare se të gjatin e të gjatit do marrin,sa nuk është vonë e djathta shqiptare bën mirë të riorganizohet mbi bazën e partive të reja të djathta e të shkojë në zgjedhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës