Pasi prezantoi dokumentin Besa si kthesën e madhe të mandatit të katërt qeverisës, Edi Rama po përgatit edhe partinë për atë që e konsideron si përballje me një realitet të ri.

“Prania Besnike” është dokumenti i ri që u vuri përpara drejtuesëve politik të qarqeve dhe kryetarëve të komisioneve. Një dokument që synon të reflektojë një frymë të re të socialsitëve përballë efektit që prodhoi protesta 2 mujore.

“Dëgjimi si puna e parë e partisë, si disiplinë e re, edhe kur nuk ka kamera, fushatë, duartrokitje, edhe kur nuk ka simpatizantë.Empatia si angazhim për të ndërvepruar. Empatia është forcë që asnjë alogritëm nuk e prodhon dot. Solidariteti si ndihmë pa kusht. Partia dëgjon dhe i shërben kujtdo pa pyetur me kë je, kë ke qenë, çfarë ke bërë dikur. Korrektesa si detyrim për të kthyer përgjigje. Mospërgjigjja duhet të shpallet e ndaluar në PS”, tha Rama.

Partinë Socialiste e cilëson një makineri elektorale që duhet të ridimensionojë veten.

“Në epokën e mungesave, makineria jonë elektorale ka fituar sepse ka mobilizuar mirënjohjen për gjithçka që është bërë. Në epokën e pritshmërive, kjo makineri duhet të pësojë një transformim jetik. Mirënjohja nuk është më elementi kyç dhe përballja me realitetin e ri të pritshmërive sapo ka filluar. Sot skena është krejt tjetër. Detyra jonë nuk është ta mbrojmë makinerinë nga ajo çfarë ka rreth dhe jashtë saj, por ta shpëtojmë makinerinë nga vetvetja”, tha Rma.

Protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen i konsideron pakicë, ndërsa aryeja pse nuk largohet thotë se është madhore.

“Nëse nuk do të ishte urgjenca e përditshme e detyrave të panumërta të anëtarësimit që nuk presin as ditën, jo më javën…dhe nëse dera e hapur për herë të parë e BE për Shqipërinë, jo me fjalë, por konkretisht, nuk do të ishte kaq afër, me shumë gjasë do të isha tërhequr me shumë mirënjohje të madhe në katundin tim të vogël pas 12 vjetëve të jetuara me mish e shpirt”, u shpreh kryeministri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
‘Rama jepe dorëheqjen’, kryeministri ‘thur’ vargjet e reja: Kush do le të këndojë, misioni ynë do të vazhdojë

 

Thirrjet nga bulevardi e frymëzojnë kryeministrin Rama për të krijuar ndoshta edhe një këngë të dytë (nëse kujtojmë projektin e viteve më parë me grupin West Side Family). Madje, ndërsa përsëriti korin që dëgjon prej tashmë dy muajve në zyrën e tij, ndau edhe disa vargje nga ‘kënga’ me të cilën u përgjigjet protestuesve.

“‘Rama jepe dorëheqjen’… Mua ajo këngë më pëlqen. Kush do le të këndojë, kur të dojë le të pushojë, misioni ynë do të vazhdojë derisa të mbarojë me vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE”, tha Rama.

Ora 18:29
Rama: Dëgjimi duhet të bëhet teknologjia më e avancuar e PS, vetëm kështu do të jemi në qendër të skenës

 

Kryesocialisti Edi Rama iu la porosi të tijve që dëgjimi të bëhet teknologjia më e avancuar e Partisë Socialiste.

“Dëgjimi duhet të behet teknologjia më e avancuar e PS. Njerëzit që nuk votojnë për ne, nuk kanë votuar për ne, por janë njerëz që i besojnë punës dhe besojnë tek vetja dhe tek zhvillimi i vetes përmes punës, janë njerëzit tanë. Mes nesh dhe atyre mungon vetëm komunikimi i drejtpërdrejtë. Nëse besa është një fjalë që qëndron në krye të dokumentit tonë strategjik, kjo lidhet me faktin që fjala jonë ndaj qytetarit kërkon të kontrollohet në gjithë procesin e trajtimit të saj dhe këtë gjë e bëjnë mekanizmat e metodës që do duhet të vërë në zbatim qeveria. Ata që kanë humbur armatat e fitoreve të gjithë bashkë kanë pasur karakteristika të ndryshme, kanë fituar me veshët hapur, kanë qeverisur me veshët mbyllur. PS duhet të futet të përjashtimet, ky është misioni. Nëse PS do bëhet përjashtim, do futet tek përjashtimet, PS do jetë jo në skenë, por në qendrën e skenës edhe pasi të paktën disa nga ne të mos jenë në këtë detyrë. Nëse jo, atëherë nuk do te ketë skenë për PS”, tha Rama.

Ora 17:55
‘Prania besnike’, Rama prezanton ‘frymën’ e dokumentit: Detyrim për të dëgjuar qytetarin! Kritika e brendshme mirëpritet, por jo të shfrytëzohet

 

Kryeministri Rama u prezantoi drejtuesve politikë “frymën” e dokumentit “Prania besnike”. Platforma rendit pika si respekti për të dëgjuar, empatia, solidariteti, korrektesa dhe përkushtimi. Ndërsa të parat i referoheshin kryesisht raportit me qytetarët, përkushtimi është një pikë e cila adreson problemet brenda partisë, kritikat e hapura brenda saj dhe mospërdorimin e tyre si mjete politike.

“Respekti si gatishmëri për të dëgjuar, jo dëgjimi si pritje e radhës për të folur, por dëgjimi si puna e parë e partisë, si disiplinë e re, edhe kur nuk ka kamera, fushatë, duartrokitje, edhe kur nuk ka simpatizantë.

Empatia si angazhim për të ndërvepruar. Empatia është forcë që asnjë alogritëm nuk e prodhon dot. Njeriu që hap derën e hallit të vet të ka dhënë diçka shumë të çmuar sesa vota, të ka dhënë besim. Duke të dhënë besim, të ka lënë në dorë edhe dinjitetin dhe halli i tij nuk është monedhë për kursin e këmbimit politik.

Solidariteti si ndihmë pa kusht. Partia dëgjon dhe i shërben kujtdo pa pyetur me kë je, kë ke qenë, çfarë ke bërë dikur, pa e pyetur për votën, madje pa e pyetur fare për politikën. Halli që hapet vetëm për tanët është derë që një derë mbyllet për të gjithë ne, PS.

Korrektesa si detyrim për të kthyer përgjigje. Mospërgjigjja duhet të shpallet e ndaluar në PS. Njerëzit nuk kërkojnë nga ne të themi me doemos po se e dinë që ne s’jemi zotërues të një çelësi magjik, por kërkojnë po, jo, kur sepse halli bëhet poshtërues kur nuk përfillet.

Përkushtimi ndaj transformimit të makinerisë me forcën e shembullit individual. Kjo tkhesë nis nga ne që jemi në këtë sallë, ose nuk nis fare. Nis nga qeveria ose nuk merr besueshmëri. Kritika jonë e brendshme mirëpritet dhe kultivohet si ushqim i skuadrës, familjes politike, por ka vetëm një rrugë të ndershme: brenda nesh flitet hapur, ndërsa kundrejt qytetarit, bëhet vetëm si vetëkritikë në emër të skuadrës, jo në kuadrin e një spektatori që shfrytëzon interesin e vet dhe ia lë skuadrës kodoshin e vet. Kjo s’është prani besnike, por hileqare”, tha Rama.

Ora 17:42
Rama: Makineria elektorale e PS duhet të transformohet, mirënjohja nuk mjafton më! Ta shpëtojmë nga vetvetja

 

Përballë socialistëve kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që makineria elektorale e ps të transformohet. Rama tha se detyra nuk është ta mbrojnë makinerinë, por ta shpëtojnë atë nga vetvetja.

"Grupi parlamentar, kabineti, kryebashkiakët dhe i gjithë lidershipi i partisë në territore duhet të jetojnë me sensin e përparësisë së përditshme. Në epokën e mungesave, makineria jonë elektorale ka fituar sepse ka mobilizuar mirënjohjen për gjithçka që është bërë. Në epokën e pritshmërive, kjo makineri duhet të pësojë një transformim jetik. Mirënjohja nuk është më elementi kyç dhe përballja me realitetin e ri të pritshmërive sapo ka filluar. Sot skena është krejt tjetër. Detyra jonë nuk është ta mbrojmë makinerinë nga ajo çfarë ka rreth dhe jashtë saj, por ta shpëtojmë makinerinë nga vetvetja”, tha Rama.

Ora 17:41
Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Kapitull i ri si parti që qëndron pranë njerëzve, detyra jonë të mos lidhemi pas pushtetit

 

Mandati i katërt duhet të jetë kthesë e madhe edhe për vetë PS që tanimë duhet të kalojë te kapitulli i ri i pranisë njerëzore. Kryetari i saj, njëherësh kryeministri Rama, kërkoi nga drejtuesit politikë që tashmë partia të jetë më pranë njerëzve dhe të tregojë që s’janë të lidhur pas pushtetit.

“Mandati i katërt, nuk mund, nuk duhet dhe duhet të bëjmë çmos të mos jetë si të mëparshmit. Duhet të jetë kapitulli i një kthese të madhe jo vetëm për faktin që Shqipëria do të mbyllë negociatat e anëtarësimit në BE, as që PBB do të kapërcejë kufirin e 30 mld euro në vit që përbën kthesë për ekonominë, por për PS duhet të jetë mandati i një kthese strategjike drejt njerëzve duke kaluar nga kapitulli i sotëm i pranisë elektorale te kapitulli i ri i pranisë njerëzore. Nga partia që kërkon votën e njerëzve te partia që rri pranë njerëzve kur u tregojnë çfarë duan. Nga dëgjimi i njerëzve si mirësjellje te detyrimi ynë për të qenë atje, nga halli i qytetarit që shënohet te halli që qahet dhe përgjegjësia që e ndjek shënimin deri te vajtja e përgjigjes. Nga qytetari që kërkon të hapë një derë, te partia që e ndihmon të gjejë rrugën. Nga forca e madhe politike që fiton ditën e zgjedhjeve te besimi që fitohet çdo ditë kur s’ka zgjedhje. Të qëndrosh gjatë në pushtet do të thotë të hapësh partinë, të hapësh vendimmarrjen, procesin qeverisës për njerëz të rinj jo thjesht në moshë, por në mendësi, të krijosh hapësirë për ide të reja, të prodhosh drejtues, jo vetëm ndjekës. S’dua që ne të qëndrojmë sa më gjatë në vendin ku jemi ulur, por t’i kryejmë sa më gjatë gjërat që do të qëndrojnë. Dua ta ngjisim Shqipërinë në BE, ta bëjmë të pakthyeshëm modernizimin e vendit, ta bëjmë të palëkundshme pavarësinë e drejtësisë, institucione që funksionojnë njësoj për të gjithë, t’i japim jetë një marrëdhënieje mes qytetarit dhe qeverisë, të guxojmë me kurajë zhvillime të reja në këtë epokë të re, të ecim me ide të qarta deri kur populli të flasë ndryshe me votën e tij. Detyra jonë nuk është t‘u provojmë që s’jemi të lidhur pas pushtetit, por të mos lidhemi pas pushtetit. Partitë ndryshken kur pushjnë së ndryshuari, plaken kur ngatërrojnë eksperiencën me pagabueshmërinë. Ne mund ta çojmë me sukses këtë mandat deri në fund dhe të kërkojmë të tjera mandate nëse do të dëgjojmë atë që nuk na votoi, të qajmë edhe hallin që nuk arrijmë të zgjidhim. Nëse ‘Prania besnike’ mbetet ndryshim i vërtetë i marrëdhënies sonë me njerëzit ne mund të vazhdojmë të bëjmë histori. Turp është vetëm të duash ta mbash pushtetin duke harruar për çfarë ta dhanë”, tha Rama.

Ora 17:34
‘Nuk është betejë për të qëndruar PS në pushtet’, Rama: Shqipëria në udhëkryqin e fundit për tu ulur në sofrën e BE

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ndodhet në momentin vendimtar të procesit të integrimit europian. Sipas tij, vendi është në udhëkryqin e fundit për tu ulur në sofrën e BE, duke theksuar se kjo nuk është betejë e PS për të qëndruar në pushtet.

“Shqipëria është në udhëkryqin e fundit që e lidh me rrugën për në shtëpinë e madhe të Europës. Ajo shtëpi nuk është më vetëm një dritë që herë duket larg, herë zhduket, nëpër shtigjet e rrugës sonë. Është mu aty, është para nesh, është reale njësoj si dyert e kësaj godine. Dihet botërisht se ajo nuk është një derë që rri hapur në pafundësi, por hapet njëherë në çdo brez dhe mbyllet papritur, pa pyetur dhe papritur askund. Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetës të vijë vërdallë rreth udhëkryqit apo të ndryshojë mendim në mes të rrethrrotulllimit. Ta themi qartë që mos të keqkuptohet nga askush, të paktën jo nga ata që nuk duan ta keqkuptojnë. Kjo nuk është beteja e PS për të mbetur në pushtet, por beteja e Shqiptarëve për të zënë vendin që i takon në sofrën e BE. Ne nuk kërkojmë pronësinë e historisë, por do ta mbajmë përgjegjësinë që historia na kanë vënë mbi supe për të çuar këtë betejë deri ne fund, kjo s’do te thotë që Shqipëria nuk duhet të njohë rotacionin, këtë e përcakton popullit, por detyra që kemi marrë nga populli është që të bëjmë gjithçka që viti 2030 ta gjejë Shqipërinë brenda derës së Europës dhe jo duke ardhur rrotull në udhëkryqin e fundit”, tha Rama.

Ora 17:33
Refuzimi për dorëheqjen e qeverisë, Rama: Ka të bëjë me orën ku ndodhet Shqipëria, në derën e BE!

 

Mos heqja dorë e qeverisë siç kërkojnë protestuesit buron nga “ora ku gjendet Shqipëria”, tha kryeministri Rama duke iu referuar negociatave për anëtarësimin në BE. Rama u shpreh se nëse dera e BE s’do të ishte e hapur, do të ishte dorëhequr me mirënjohje pas besimit që shqiptarët i kanë dhënë pas 12 viteve në këtë detyrë.

Më tej, premtoi se do të bëjë të pamundurën që PS të nxjerrë gjithçka nga vetja deri në fund të mandatit të katërt.

“Nëse nuk do të ishte urgjenca e përditshme e detyrave të panuërta të anëtarësimit që nuk presin as ditën, jo më javën, kaq e ngjeshur është axhenda e negociatave dhe kalendari i detyrave që duhet të plotësojmë dhe nëse dera e hapur për herë të parë e BE për Shqipërinë, jo me fjalë, por konkretisht, nuk do të ishte kaq afër, me shumë gjasë do të isha tërhequr me shumë mirënjohje të madhe në katundin tim të vogël pas 12 vjetëve të jetuara me mish e shpirt në detyrën më të lartë që një vend i jep birit të vet dhe pas gjithë këtyre viteve në PS. Shqipëria pas 12 vjetëve të PS në drejtim, me punët e panumërta transformuese dhe përtej gjithë gabimeve dhe të metave, u bë një Shqipëri aq tjetër nga ajo që morëm në kurriz kur e gjetëm në buzën e greminës në 2013, sa pa këtë orën e historisë në dyert e Europës, mund të quhej mision i përmbushur. Pas gjithë asaj përpjekjeje dhe pune kolosale, mandati i katërt ishte jo vetëm vazhdimi më i natyrshëm, por e vetmja zgjidhje logjike. Deri në ditën e fundit të mandatit të katërt, do të bëj të pamundurën që partia jonë të nxjerrë gjithçka nga vetja për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mandati i 2025 nuk mjafton për të shpjeguar pse kjo parti duhet ta synojë besimin edhe më tutje. Këtu vjen përgjigjja e pyetjes tjetër, pse duam të qëndrojmë ne gjithnjë në krye. Jo vetëm sepse ne dimë më tepër, as sepse kundërshtarët tanë janë pa kokë kur janë të vjetër dhe të vjetër kur janë të rinj, as sepse jemi të vetëlidhur pas karrigeve të pushtetit. Përgjigjja e vërtetë ka të bëjë me orën ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria nuk është sot ende një vend në rrugë të zakonshme që mund të ecë, ndalojë, ndërrojë qeverinë, të vazhdojë ku e la sikur koha mos të kishte çmimin dhe historia të ishte tren që rri në stacion. Demokracitë e vjetra janë vende ku kjo nuk ndodh sepse e kanë shtetit den baba den”, tha Rama.

Ora 17:29
‘Jep dorëheqjen’, Rama iu përgjigjet protestuesve: Nuk largohem nga detyra vetëm përse një pakicë bërtet

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet thirrjeve për dorëheqje nga protestuesit.

“Pse nuk largohemi ne sot dhe pse duam ne ta meritojmë vazhdimësinë nesër? Duket e çuditshme që duhet thënë, kjo është demokracia dhe një parti politike as nuk e trashëgon dot timonin e pushtetit as nuk e ka pronë me testament, por as ka të drejta të lëshojë rrugës se disa të tjera duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. Ushtron pushtetin për aq kohë sa ia ka dhënë populli votën dhe aq kohë sa ka votat në kuvend. Ata flasin në emër të popullit, pretendojnë se janë vetë populli. Ne jemi populli, dëgjoni popullin, ka dalë populli, të jemi të qartë me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli, as ne dhe asnjë grupi kudo qoftë, të gjithë jemi pjesë të tij, mund të përfaqësojmë popullin dhe të flasim në emër të tij nëse ai na e jep këtë mandat sipas kushtetues. As unë që e kam me vulë dhe firmë mandatin për të përfaqësuar Shqipërinë në emër të popullit, nuke  kam në tagër të them ne emër të popullit atë mund ta thotë vetëm populli, kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Këtë e thotë populli vetëm me votë. Unë e kam tagrin të vendos për veten time nëse duhet t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjesë që këndon poshtë zyrës sime, jepe dorëheqjen. Ajo këngë më pëlqen dhe energjizon aq sa më gënjen mendja që mund të bëj një tjetër këngë me të. Por në çdo çast dhe rrethane përtej këngës, të largohesh nga detyra vetëm sepse një pakicë bërtet, nuk është tipar udhëheqës, as përgjegjshmëri institucionale. Është braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe”, tha Rama.

Ora 17:23
Rama: ‘Prania besnike’ duhet të marrë përvojën e të tjerëve, jo sëmundjen! ‘Pse qëndroni akoma’, pyetja më legjitime

 

Ndërsa renditi një sërë modelesh qeverisjeje nga Argjentina në Suedi, kryeministri Rama u tha drejtuesve politikë se PS, me dokumentin “Prania besnike” duhet të mësojë nga të tjerët, por pa trashëguar sëmundjen. Më pas, ai tha se pyetja më legjitime deri tani është “pse doni të qëndroni akoma”, ndërsa urdhrat e sharjet nuk i konsideron.

“Prania Besnike' e Partisë Socialiste nuk mund të jetë as zyra e puntero-s argjentinas, as sportel ankesash dhe asnjë kopje shqiptare e ritualit të Singaporit apo një tentativë e dështuar nostalgjike për partitë e masave të shekullit të kaluar. Ajo duhet të marrë prej përvojave të të tjerëve mësimin, por pa trashëguar sëmundjen dhe duke ndërtuar metodën e saj: praninë pa klientelizëm, dëgjimin pa teatër, organizimin pa burokratizim, ndihmën pa kushte dhe dixhitalizimin pa robotizim e pa kapitalizim.

Dhe këtu vjen një pyetje që, me siguri, mbase askush nuk e bën në këtë sallë. Po, e bëjnë njerëz që janë duke na ndjekur. Po pse doni të qëndroni ju akoma më gjatë? Po pse s'ju mjaftojnë juve gjithë këto vite? Po pse nuk e kuptoni që është koha të thoni boll dhe t'ia lini vendin të tjerëve? Ose, edhe më shkurt, mund të mos e bëjnë fare si pyetje, por ta shprehin copë, si dëshirë apo si urdhër, gjë që, zëre se po i lexoj në komentet që bëjnë:

 -“Po çfarë më gjatë?”

-“Po ishalla vdisni një orë më parë dhe t'u hapni rrugë të rinjve”.

-“Po çohuni që aty dhe shkoni nëpër shtëpi, se s'jeni vetëm ju këtu.

Tani, pyetjet janë legjitime, dëshirat me zë të lartë dhe urdhrat kështu në ajër janë shprehje lirie, kurse mallkimet dhe sharjet unë nuk i konsideroj, sepse janë konflikt shumëfish interesi. Por do të shtoja diçka: që, pas 13 vjetësh në qeverisje, "Pse doni të qëndroni akoma?" është ndoshta pyetja më legjitime që mund të na bëhet”, tha Rama.

Ora 17:14
Rama prezanton “Praninë Besnike”: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

 

Kryesocialisti Edi Rama u ka prezantuar drejtuesve politikë të PS një tjetër dokument “Prania Besnike”, te cilin e konsideroi ankes të ‘Besës’. Rama tha se ky dokument fokusohet te punët e brendshme të partisë, ndërsa solli si shembull disa pushtetarë të cilët sipas tij asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por humbën dëgjimin nga pushtetit. Një rast, renditi edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.

“Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tashmë në dorë. Ky dokumenti tjetër, që është këtu dhe që e ndaj me ju sot për një diskutim të brendshëm, quhet ‘Prania Besnike’ dhe është aneksi i dokumentit të parë.‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Nëse herën e shkuar fola për qeverisjen, sot do të flas për makinerinë tonë të partisë. Asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti, Obama fitoi me lëvizjen më të madhe vullnetare që kishte parë historia e demokracisë amerikane. Mbi 2 mln vullnetarë, ose patronazhistë, si edhe 13 mln adresa njerëzish të lidhur me kauzën. Një muaj pas fitores të cilën askush nuk e parashikoi, ajo lëvizje u ftoh, rrjeti u fut brenda zyrave të administratës dhe u vu në shërbim të axhendës së shtëpisë së bardhë. Protagonistët kryesorë u kthen në zëdhënës të pushtetit të ri dhe kori më masiv i përcjelljes së një mesazhi politik në historinë e Amerikës u tret. 2 vjet më vonë, në zgjedhjet ep ara të me mandatit, makineria që kishte magjepsur botën nuk kishte më jetë. Obama e ka pranuar më vonë si një nga dështimet më të mëdha politike”, tha Rama.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 30/07/2026 18:35

    PO TI MOR QEN KUJT I BESON VJEDHJES......

    Përgjigju
  • nipi i m.velos: 30/07/2026 18:24

    8JEP DOREHEQJEN O HAJDUT SE DO TI Q....ME TURINJTE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33

    Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?