Kryeministri Edi Rama mbron koncesionin e sterilizimit si një nga veprat më të rëndësishme që ka sjellë transformimin në shëndetësi. Ndërsa sa i takon akuzave të SPAK për kosto të pajustifikueshme, që gjenden në dosjen e ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, Rama u shpreh se nuk i takojnë atij të bëjë llogaritë megjithatë la të hapur mundësinë e analizimit të koncesionit.
Pyetja: Kontrata e sterilizimit ka pasur kosto të pajustifikueshme a mund qeveria të ndërmarë një hap për ta rishukuar apo anuluar?
'Për të parën është një opinion i akuzës. Nuk janë opinionet e akuzës të mjaftueshme të investohet qeveria si e vërtetë absolute. Sa I takon procesit nuk komentoj. Sa I takon pyetjes konkrete që lidhet drejtëpërdrejtë qeverisë besoj fort se sterilizimi është një nga veprat më të rëndësishme në kantierin e reformës në shëndetësi dhe ka sjellë një transformim cilësor absolutisht të pamohueshëm nga askush në rrethin e profesionistëve të mjekësisë. Pastaj llogaritë e faturave nuk më takojnë mua të bëjmë. Kontrata është kontratë.
Në vijim sipas të dhënave më të konsoliduara do të bëjmë diskutimin dhe analizat tona. Ka dhe një analizë tjetër që s’e kam bërë unë por dikush mjaft e zonja për të bërë llogaritë, një kritike dashamirëse e kësaj qeverie. Në atë llogari del që unë jam bërë shumë kurioz dhe kam kërkuar opinion të dytë dhe më ka ardhur po i njëjtë, që përfitimi i shtetit nga ky partneritet është më i madh sesa të gjitha fryrjet që ne mund ti marrim të mirëqëna. Është vërtet përfitim i madh financiar. Janë kursyer në mos gabohem një mesatare prej 2 ditësh shtrim spitalor për individë që kanë kaluar operacionet kirurgjikale. Po të llogarisni kostot, e spitalit apo të buxhetit që nuk janë të lexueshme në sy të parë del që është më ndryshe. Këtë di unë, pastaj për pjesën e faturave nuk është puna ime, maksimumi që mund të jap ndonjë ide profesionishtësh po të më nxjerrin një pikturë' tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: 21 Janari krim shtetëror, drejtësia e re të veprojë! S'negocioj me 'non-grata'! SPAK trazoi ujin e ndenjur 100 vjet! Koncesioni i Sterilizimit? Do bëjmë analizat tona
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.2%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5339
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë
22 Dhjetor, 11:51
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20
-
AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok
22 Dhjetor, 08:41
-
Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik
22 Dhjetor, 07:58
-
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
22 Dhjetor, 06:59
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
21 Dhjetor, 19:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17