Rama: Më e keqja s'ka ardhur akoma...Do ketë aq të infektuar sa s'do ketë shtretër t'i shtrojmë! Masat shtrenguese domosdoshmëri

Kryeministri Edi Rama tha se kërkon të tregojë të vërtetën e situatës së koronavirusit në Shqipëri e nisur nga pritshmëritë e ekspertëve, pritet që javët në vijim të ketë numër shumë më të lartë të infektuarish në Shqipëri. Ai tha se nga mesi i marsit dhe fillim prilli do të jetë mundësia të shihen efektet që kanë dhënë masat parandaluese. Nëse nuk do të merren këto kufizime tha ai, do të ketë më shumë qytetarë që kanë nevojë për spital, saqë nuk do të ketë shtretër për t'i përballuar, një situatë kjo që bota e përjetoi ku Rama mori shembull sistemin shëndetësor ekselent të Lombardisë që gjithashtu u fut në kolaps. 

"Më e keqja nuk ka ardhur akoma, as që nuk dua t'ju fus frikën të zbatoni rregullat, por kam detyrë t'ju informoj, të ndaj me ju cdo të vërtetë që ekspertët ndajnë me mua në kohë reale. Përhapja e koronës është e pashmangshme. Virusi prek shumë çfarëdo masash të marrësh, me kufi hapur e mbyllur me lëvizje shumë e me lëvizje pak. Shumica e atyre që do të preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë. Ndër ata që kanë shenja shumica do ta kalojnë në shtëpi si një grip të zakonshëm. Shumica e atyre që do të bëhen për spital do të shërohen. Duhen ngulitur në mendjen edhe të paktën dy gjëra të tjera. E para, masat kufizuese janë të domosdoshme për ta ngadalësuar maksimalisht  përhapjen. Sepse nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen numri i atyre që do të bëhen për spital do të jetë shumë më i madh se numri i shtretërve që duhen për t'i spitalizuar. Dhe këtë problem e kanë të gjitha vendet nga Amerika tek Gjermania, nga Franca tek Britani, nga Austria tek Italia, ku sic e pamë sistemi ekselent i Lombardisë ra në kolaps. Masat shtrënguese që do të vazhdojmë të marrim na japin kohë teksa bota po kërkon pa pushim ilaçin dhe temperaturat e motit do të rriten gjë që besohet se do ta dobësojë forcën goditëse të këtij armiku të egër. E vërteta që duhet ta dimë të gjithë është se në të paktën javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë, dhe në javën tjetër pas kësaj ende më shumë. Asnjë panik se kësaj nuk i shmanget dot askush. Është kurba e përhapjes. Pas periudhës së inkubimit virusi shfaqet, zhvillohet dhe shpërndahet me një ritëm që shkon në rritje. Por masat tona do të në ndihmojnë që rritja e këtyre dy javëve kritike të jetë shumë e ulët se sapo të kishim vazhduar jetën normale. Dhe vetëm në javën e tretë mes marsit dhe prillit do të kemi mundësinë të shohim se ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Rama: Ndalohet menjëherë dalja tek liqeni në Tiranë dhe në çdo zonë rekreative në gjithë Shqipërinë


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta