Koronavirusi/ Rama: Ndalohet menjëherë dalja tek liqeni në Tiranë dhe në çdo zonë rekreative në gjithë Shqipërinë

TIRANË - Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të ndalohet frekuentimi i parkut të liqenit artificial në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar. Një vendim ky i marrë pasi dje dhe veçanërisht ditën e sotme pavarësisht se në numër më të vogël se normaliteti, shumë qytetarët dolën xhiro në grumbullime njerëzish, nisur edhe nga fakti që këtë ditë vere, siç zakonisht ndodh premtoi edhe moti. Por Rama tha se nuk ka më kohë për sensibilizime, pasi duhet kuptuar se jemi në gjendje lufte dhe jo pushimesh, duke paralajmëruar se masat do të vazhdojnë të ashpërsohen edhe më tutje.

"Jemi me fat që kemi këtë kohë të mirë dhe të ngrohtë, mund t'i mbajmë dritaret hapur gjatë gjithë ditës për ajrosjen e shtëpisë dhe të fikim ajrin e kondicionuar që është një armik në këtë luftë. Por kjo nuk do të thotë të dalim xhiro familjarisht siç ka ndodhur dje dhe sot në Liqenin e Tiranës ku vërtetë nuk kishim shumë njerëz si zakonisht në një mot të tillë, por mjaftueshëm për të cënuar rregullat e mbrojtjes individuale. Apo buzë liqenit të Shkodrës ku mbrëmë ishte sikur jemi në një kohë pushimesh dhe jo në kohë lufte. Nuk kemi kohë për të vazhduar me sensibilizimet sepse çdo orë është kritike për forcimin e vijave të mbrojtjes individuale dhe kolektive. Prandaj do të ndalojmë menjëherë frekuentimet në zonën e parkut të liqenit në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në cdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar", tha Rama në një video mesazh për qytetarët nga shtëpia e tij në Surrel.

Nga ora 06:00 e së dielës qeveria do të shtrijë "shtetrrethimin" në të gjithë territorin. Ndërsa nga mesnata e së dielës, kush ka lëvizur jashtë vendbanimeve të tyre ka vetëm 8 orë kohë për t'u kthyer deri të hënën në mëngjes, kur do të vihen sërish në fuqi masat kufizuese në të gjithë vendin.

Aktualisht kufiri është bllokuar me Italinë, si ajror ashtu edhe detar, me Greqinë, Kosovën, Malin e Zi (hapur vetëm Hani i Hotit), Maqedoninë e Veriut (hapur vetëm Qafë-Thana), janë mbyllur baret e restorantet në të gjithë vendin, përfshirë palestrat, fast-food, aktivitetet kulturore, nuk lejohen grumbullimet masive të njerëzve, etj, ndërsa sot u anuluan të gjitha organizimet për ditën e verës dhe iu bënë thirrje qytetarëve të mos dalin për të festuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
Si po i kalon Rama ditët në vetëkarantinë?! Zbulon 'dietën' dhe fton në 'sfidë' qytetarët: Në shtëpi jemi, provojeni e këtu do jemi

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se si po i kalon këto ditë në shtëpi si masë parandaluese ndaj koronavirusit në kushtet kur Shqipëria është vënë thuajse në shtetrrethim me bllokim qarkullimi, kufijsh e bare e restorante, palestra e zyrat e shërbimeve.

"Dhe meqë po rrimë në shtëpi të gjithë dhe po luftojmë secili me ato zakonet e jetës së përditshme duke ngrënë vetën për të mos bërë gjërat që jemi mësuar të bëjmë. Duke u përpjekur të përfitojmë edhe pozitivisht nga disa të mira të kësaj të keqeje të madhe, po iu tregoj një nga gjerat që bëj unë, ushtrime frymëmarrjeje yoga të thjeshta, dhe ushqim vetëm në harkun e 8 orëve dy vakte, me 16 orë agjërim, e kam me prove që është super për trupin dhe mendjen. Kush do le ta provojë në shtëpi jemi dhe do të më japë të drejtë. Më e mira do bëhet me besim dhe durim", tha Rama.

Ora 13:59
Rama kujton kohët e zborit kodrave të Mamurrasit: Koronavirusi luftë e vërtetë

Kreu i qeverisë tha se situata me koronavirusin është një luftë e vërtetë.

"Kjo jeta e re që sapo ka nisur nuk është si stërvitjet ushtarake në kohën e zborit kur na zgjonim me sirena në 3 të mëngjesit me një alar fals për agresionin anglo-amerikan dhe na nisnin...unë të paktën andej e kam bërë zborin kodrave të Mamurrasit për të rrëzuar me ato karabinat tona model 56 avionët bombardues të imperializmit. Kjo është luftë e vërtetë me armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimit dhe që ka aftësinë të godasë në mënyrë të frikshme sistemet e mbrojtjes shëndetësore të cdo vendi pa asnjë zhvillim, sado i zhvilluar apo më pak i zhvilluar. Fati i luftës varet nga cfarë do të bëjmë ne që të mbështesim njëri-tjetrin dhe sistemin shëndetësor. Kjo luftë ka vetëm një armë, durimin.Prandaj miq, durim, durim, durim ", tha Rama

Ora 13:56
Rama: Më e keqja s'ka ardhur akoma...Do ketë aq të infektuar sa s'do ketë shtretër t'i shtrojmë! Masat shtrenguese domosdoshmëri

Kryeministri Edi Rama tha se kërkon të tregojë të vërtetën e situatës së koronavirusit në Shqipëri e nisur nga pritshmëritë e ekspertëve, pritet që javët në vijim të ketë numër shumë më të lartë të infektuarish në Shqipëri. Ai tha se nga mesi i marsit dhe fillim prilli do të jetë mundësia të shihen efektet që kanë dhënë masat parandaluese. Nëse nuk do të merren këto kufizime tha ai, do të ketë më shumë qytetarë që kanë nevojë për spital, saqë nuk do të ketë shtretër për t'i përballuar, një situatë kjo që bota e përjetoi ku Rama mori shembull sistemin shëndetësor ekselent të Lombardisë që gjithashtu u fut në kolaps. 

"Më e keqja nuk ka ardhur akoma, as që nuk dua t'ju fus frikën të zbatoni rregullat, por kam detyrë t'ju informoj, të ndaj me ju cdo të vërtetë që ekspertët ndajnë me mua në kohë reale. Përhapja e koronës është e pashmangshme. Virusi prek shumë çfarëdo masash të marrësh, me kufi hapur e mbyllur me lëvizje shumë e me lëvizje pak. Shumica e atyre që do të preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë. Ndër ata që kanë shenja shumica do ta kalojnë në shtëpi si një grip të zakonshëm. Shumica e atyre që do të bëhen për spital do të shërohen. Duhen ngulitur në mendjen edhe të paktën dy gjëra të tjera. E para, masat kufizuese janë të domosdoshme për ta ngadalësuar maksimalisht  përhapjen. Sepse nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen numri i atyre që do të bëhen për spital do të jetë shumë më i madh se numri i shtretërve që duhen për t'i spitalizuar. Dhe këtë problem e kanë të gjitha vendet nga Amerika tek Gjermania, nga Franca tek Britani, nga Austria tek Italia, ku sic e pamë sistemi ekselent i Lombardisë ra në kolaps. Masat shtrënguese që do të vazhdojmë të marrim na japin kohë teksa bota po kërkon pa pushim ilaçin dhe temperaturat e motit do të rriten gjë që besohet se do ta dobësojë forcën goditëse të këtij armiku të egër. E vërteta që duhet ta dimë të gjithë është se në të paktën javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë, dhe në javën tjetër pas kësaj ende më shumë. Asnjë panik se kësaj nuk i shmanget dot askush. Është kurba e përhapjes. Pas periudhës së inkubimit virusi shfaqet, zhvillohet dhe shpërndahet me një ritëm që shkon në rritje. Por masat tona do të në ndihmojnë që rritja e këtyre dy javëve kritike të jetë shumë e ulët se sapo të kishim vazhduar jetën normale. Dhe vetëm në javën e tretë mes marsit dhe prillit do të kemi mundësinë të shohim se ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku", tha Rama.

Ora 13:48
Rama zbulon: Një nga të infektuarit me koronavirus në gjendje të rëndë, mbahet gjallë me aparatura

Kryeministri Edi Rama tha se gjendja shëndetësore e një prej të infektuarve me koronavirus është më rëndë. 

"Sot kemi 38 persona të identifikuar pozitiv, prej të cilëve 12 të shtruar në spital, 2 prej tyre janë në reanimacion dhe një 65 vjeç mbahet me frymëmmarje të drejtuar nga aparatura", tha ai.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 15/03/2020 04:37

    Shqiptaret popull kokderr dhe injorant

    Përgjigju
  • Eshte shtuar mbipopullsia !: 14/03/2020 17:22

    Si do ja beje Sali Serbit me kompanine e tije ,,me ilirin qe e ka zene meraku cfare do beje me Fkoririn,, ose AI Lulushka me Vilen ne Holländer,dhe vielen ne Tirane me Leket e Vefes,,dhe rrugen e Kombit .. Populli do mbijetojne ,,ndersa keta mbeturina so Zoti denohen nga Zoti ..

    Përgjigju
    • Selenice: 15/03/2020 10:38

      Ike more injorant vlonjate !

  • Gim: 14/03/2020 16:50

    O Edo, jame rruget plot mer daj. Tu pi fanta tu loz domimo. Plot, nxirr mer daj ushtrine ca je tu prit

    Përgjigju
  • Kalimtari: 14/03/2020 16:46

    Ca bohet kshu. Isha per xhiro tek liqeni dhe sapo nxori ligjin ky palla ne me lene te dal tani sepse thuhet qe "nuk lejohet dalja". C faj kam une tani?

    Përgjigju
  • ARBERESHI: 14/03/2020 16:33

    KOMPLIMENTI EDI RAMA ,EDHE SE NUK JAM TIFOZI JOTE.VAZHDO KESHTU SE KY POPULL VETEM ME DRY MBAHET.

    Përgjigju
  • Sazan G.: 14/03/2020 15:02

    Sa m2 e ka bunkerin KM? Se ne e kemi hapesiren e shtepise nga dy dhoma me nga 9 m2 secila. Qendrohet ne shtepi ne dite me diell dhe pa kushte sic jemi ne, me keto hapesira?

    Përgjigju
  • dritani: 14/03/2020 14:32

    Nje nga ata qe e "theu" karantinen jam edhe une. Dola me bociklete ne pedonalen buze lumit. Jo qindra, po mijera vete, shumica me bicikleta, shetisnin si ne piknik, krejt prane njeri tjetrit, me maska e pa maska. Edhe pse ne qytetin tim nuk ka ende te deklaruar te prekur, kjo sdo te thote se s'ka te tille. Si i ktheva ne shtepi, lavikova ne internet dhe u binda se s'duhet ta dal deren e shtepise. Sidomos une qe i kam kaluar te 70-tat. Qeveria duhet te leshoje nje ultimatum te ri. Te lejoje vetem shkuarje nje here ne dite te nje pjestari te familjes tek furra e bukes, ne market e ne farmaci. Pike.

    Përgjigju
    • karidi: 14/03/2020 16:39

      ti qe i ke kalu te 70 e perdorke internetin me mire se une qe skam bo 35. boll me kto propaganda. robt duhet te dalin nga pak se sjane ne burg. mjafton te rrijne larg njeri tjetrit

  • Andi: 14/03/2020 14:09

    Po sikur te Larg qofte te bjere termet perseri..? A duhet te dalim nga shtepia , skenari me I keq I mundshem

    Përgjigju
    • A. N.: 14/03/2020 16:42

      Lejohet dalja por duke mbajtur distancen e duhur (2m nga personi para teje)

    • TURQI HESAPI: 14/03/2020 15:06

      ju rafte sa me shpejt termeti qe te mblidhni mendjen

  • Flori: 14/03/2020 13:55

    SA MIRE E KE BERE EDI RAMA,,DALIM KETA MASKARENJ DHE NUK E KUPTOJNE QE PERHAPIN KORONA-VIRUSIN,,PO ASHTU KETA ZULU SHKELIN KUDO TEK LIQENI DHE NUK E LENE BARIN TE RRITET ,,DHE HEDHIN PLEHRA KUDO.....TEK LIQENI DUHET TE KETE KUFIZIM FREKUENTIMI NE ORAR 5 ME 10 TE MENGJESIT DHE 6 DERI 10 NE MBREMJE....KURSE TE DJELEN TE JETE I HAPUR GJITHE DITEN....TANI QE KEMI KORONA-VIRUSIN TE JETE I MBYLLUR 24 ORE,,TE RIHAPET NE 1 MAJ.....

    Përgjigju
    • Selenice: 15/03/2020 10:39

      Ik more Faik injoranti!

    • Argjendi: 14/03/2020 14:24

      Ke fol bash si Endri plako

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta