Shtimi i rezervave të produkteve bazë të shportës është ajo që kryeministri Rama u kërkoi importuesve të mallrave, për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve. Në një takimi me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit me mallrat e shportës në Tiranë, Rama tha se për të rritur furnizimin me mallra në këtë kohë krize qeveria do të miratojë një garanci sovrane, ndërsa malli që do t’u mbetet stok, do të blihet nga shteti.
“Ne kemi vendosur garancinë sovrane, që ju të mund të merrni dhe ta përdorni me garanci të plotë të shtetit, çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizim se zakonisht, për ta pasur më afatgjatë me mirëkuptimin e shkruar që çdo gjë që do të mbetet do ta marri shteti. Nuk do t’iu mbetet e prashitur, s’do të humbisni paratë nga një investim me përgjegjshmëri sociale dhe jo thjesht biznesi për të qenë aty. Kjo është rezervë dhe shtetërore në të njëjtën kohë. Ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet do ta marrë shteti”, tha Rama.
Importuesit e miellit dhe të vajit, garantuan vijimin e furnizimit, por jo qëndrueshmërinë e çmimit, pasi 80% e vajit prodhohet në Ukrainë e Rusi.
“Problematika e vajit do të vazhdojë dhe kjo vjen për shkak të çmimeve. Çmimet e vajit sot në Greqi janë 4,5 euro për litër. Kjo po ndodh në Itali, Francë, Gjermani dhe vende të tjera. Edhe sasitë e furnizimeve janë të limituara nga vendet evropiane”, tha importuesi i vajit Aredi Sado.
Për të shmangur akuzat për mungesë transparence, kreu i qeverisë tha se mbledhjet e bordit të ushqimeve nuk do të jenë më të mbyllura.
Pika tjetër e fokusit ishte energjia elektrike, dhe investimi në panele diellore vetëm për konsum vetjak të bizneseve prodhuese. Rama tha se Familjet dhe fabrikat do mbështeten nga qeveria për të investuar në panele diellore, duke i kërkuar bizneseve të mëdha që të fillojnë të mendojë seriozisht për vetëprodhim të energjisë.
“Bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë, pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin elektroenergjitik shqiptar, sepse kjo, për kohën që jemi, është diçka që konsiderohet e rrezikshme për sistemin. Po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët. Nëse familjet në një pallat do të duan të investojnë për të vënë panele diellore dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë gjithë kohës së ditës, problemi i shkëmbimit aty është mundësia për ta pasur ditën dhe pamundësia për ta pasur natën, gjë që sjell nevojën për shkëmbim, pro për fabrikat që aktivitetin e kanë gjatë ditës, kjo është më e mira për t'u bërë", tha Rama
Po ashtu Rama u shpreh se po punohet edhe për të gjetur burime të tjera të furnizimit të Evropës me naftë nga Irani por ende nuk ka rezultate konkrete.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me importues dhe eksportues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, foli sërish për dixhitalizimi e shërbimeve duke thënë se kjo do të kursejë kohë dhe do të jetë më pak kosto për bizneset.
“Ulja e ndjeshme e përpunimit të deklaratave doganore për t’i kursyer kohë dhe kosto biznesit ka ndikuar tejet pozitivisht në lehtësimin e barrës së kësaj krize. 34 shërbimet që ofrohen online aktualisht në doganë kanë ndryshuar rrënjësisht cilësinë e shërbimit doganor”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish kompanitë ne vend që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Ai tha se kushdo që do të kapet jashtë rregullave do të shkojë në prokurori.
“Këtu është më shtrenjtë se në çdo vend të botës do ta dëgjojmë gjithmonë. Këtu të huajt kur vijnë thonë se çmimet janë lirë. Kujtojmë ’90 ku buka u rrit 10 herë se ndryshoi sistemi brenda natës. Ne e dimë shumë mirë që pagat në Shqipëri në sektori privat janë një pjesë në dritë dhe një pjesë jo të dukshme, këtë e dimë shumë mirë ne. Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime dhe i bëj thirrje të gjithëve që me deklarimin tjetër të pagave , ta vëmë pagën sepse do të godasim pas asnjë tolerancë. Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor do shkojnë në Prokurori, Ne nuk duam që kompanitë të shkojnë në Prokurori por të kontribuojnë në ekonomi”, tha Rama.
Kryeministri Rama ka folur për krizën dhe rritjen e çmimeve me bordin e importuesve të mallrave të shportës. Teksa theksoi ndihmën përmes paketës së krizës që ka ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e shtresave në nevojë, Rama tha se mbështetje ka edhe për bujqësinë dhe se në 2 muajt e para të 2022 eksportet bujqësore u rritën me 14 %.
“Është një investime jo i vogël në fillim por në afat të mes e të gjatë është një investim fitimprurës. Ne kemi tavanin më të lartë në Europë, krahasuar me të tjera, ne jemi në pikën më të lartë të tavanit për të shkëmbyer, nuk mund të shkojmë më tutje, po shohim një fazë të dytë zhvilli dhe zgjerimi të marrëdhënieve me rrjetin, por sot për sot investimi individual në një kohë të dytë mund të lidhet me rrjetin, për momentin të krijon një kapacitete dhe pavarësi të plotë për të prodhuar energjinë. Domosdoshmëria për të garantuar furnizimin me energji dhe për të vazhduar t’i qëndrojmë me çdo çmim pozicionit tonë për të mos rritur çmimin. Në një moment që nuk do e mbajmë dot do ju themi arsyet. Mbajtja ka një kostot të jashtëzakonshme në buxhetin e shtetit. Problemi me naftën është gjithnjë e më i prehtë për të garantuar sasitë dhe jo çmimi. Të vazhdojmë të mbështesim ata në nevojë dhe janë mbi gjysmë milion që do përfitojnë për 3 muaj nga paketa e krizës, do mbështesim bujqësinë, kemi eksportuar 14 % më shumë produkte bujqësore në janar shkurt. Sot jemi thuajse gjysmë miliardi eksporte bujqësore dhe duhet të shkojmë te 1 miliardi. Ne eksportonim 1, importonin 7, sot eksportojmë1 dhe importojmë 3, pra nevoja plotësohet brenda tregut”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ndihmojë familjet dhe fabrikat që të investojnë në panele diellore, si një mënyrë për t'u përballur me krizën energjetike. Kryeministri u shpreh se problemi më i madh nuk është çmimi i lartë i energjisë, por frika se mund të mos gjendet në treg. Për këtë ai theksoi se duhen marrë masa duke i nxitur bizneset e mëdha që të investojnë në vetëprodhim të energjisë elektrike.
"Furnizimi me energji. Gjërat janë çdo ditë dhe më keq në pasqyrën e përgjithshme të furnizimit me energji. Aq e vërtetë është kjo, sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme rritje të vazhdueshme të çmimeve të energjisë. Frika themelore nuk është thjeshtë rritja e çmimit, por mundësia e mungesës së energjisë, që të dalësh në treg e të mos e gjesh. Ne kemi marrë përsipër diçka që e konsiderojmë bazë të domosdoshme për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë, mosrritjen e çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë, pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin elektroenergjetik shqiptar, sepse kjo, për kohën që jemi, është diçka që konsiderohet e rrezikshme për sistemin. Po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët. Nëse familjet në një pallat do të duan të investojnë për të vënë panele diellore dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë gjithë kohës së ditës, problemi i shkëmbimit aty është mundësia për ta patur ditën dhe pamundësia për ta patur natën, gjë që sjell nevojën për shkëmbim, pro për fabrikat që aktivitetin e kanë gjatë ditës, kjo është më e mira për t'u bërë", tha Rama
O RAMA MOS I VONO HELIKAT E PRODHIMIT TE ENERGJISE ME ERE,,,JEMI NJE VEND I BEKUAR QE KEMI SHUME KORENTE AJRORE,[LEZHE--SHKODER---VLORE,-PUKE-]]]],,,MUND TE BEHEMI SUPERFUQI NE PRODHIMIN E ENERGJISE DUKE BERE SKAVICEN,,,DUKE BERE PANELE DIELLORE DHE PARQE EOLIKE ME ERE,,,,,NE GJERMANI DHE HOLLANDE SHIKOJE KUDO HELIKA ERE QE PRODHONIN ENERGJI....///
PërgjigjuMontoni ne çdo familje dhe bisnes matesa elektrik qe shkarkojne energjine e paneleve private. Rregullojeni ligjerisht dhe praktikisht, stimulojeni. Eshte humbur kohe dhe leke. Shkarkojne dhe shesin energji nga panelet ne çati ne Gjermani...
PërgjigjuPolitik 100% e njejt me ate të Vuçiçit…!!!
Përgjigju