Debati për Zgjedhoren/ Rama rrëzon kushtin e opozitës për qeveri kujdestare: S'ka për të ndodhur! Jo gjyqtarë pa vetting në Kolegje

TIRANE-Në rinisje të debatit për reformën zgjedhore pas pandemisë dhe vendosjes së afatit nga palët për ta mbyllur me konsensus brenda këtij muaji, kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi sot me gazetarët rrëzoi dy nga kushtet e opozitës, propozimin për qeveri transitore tre muaj para zgjedhjeve dhe që në Kolegjet Zgjedhore të përbëhen nga gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun. Kreu i qeverisë dhe shumicës ishte i qartë dhe i prerë kur deklaroi se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Edi Rama theksoi se kërkesa për qeveri transitore nuk është pjesë e rekomandimeve të OSBE-së dhe si e tillë nuk do të pranohet duke u dhënë fund kështu shpresave të opozitës.

"Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-së, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me çka ju thatë (qeveri transitore). Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t'u takojë qytetarëve. Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore.

Dhe e dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëris, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore.

Këto dyja janë kyçe, administrata e depolitizuar dhe trupa e kolegjit me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Presim që të dalim me një draft për të çuar përpara procesin. Shteti nuk bëhet duke sakrifikuar parimet themelore dhe duke grisur kontratën me qytetarët që votojnë. Opozita mund ta kërkojë, e kërkoi në forma krejt vulgare duke përgatitur një zjarrvënie dhe u dogj vetë, nëse duan ta vijojnë ta kërkojnë është në të drejtën e tyre, por nuk ka për të ndodhur" tha ai.

VIDEO/Bashkebisedimi i plote i Kryeministrit Rama me gazetaret via online

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Rama: Kemi regjistrin e shqiptarëve në kampet e Sirisë, shpresojmë të kemi rezultat

Gjatë konferencës, Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për shqiptarët që ndodhen në kampet e Sirisë. Ai tha se kanë regjistrin e të gjithë shqiptarëve që ndodhen aty dhe po punojnë.  

"Kemi bërë atë që kemi bërë dhe më parë dhe vazhdojmë ta bëjmë. Është një situatë komplekse. Janë operacione shumë të ndërlikuara. Jam i vetëdijshëm për situatën. Kemi regjistrin e shqiptarëve që ndodhen aty dhe po punojmë. Shpresojmë të kemi rezultate së shpejti", tha kryeministri.

Ora 16:01
Garancia sovrane? Rama: Procesi po shkon shumë mirë, në qershor mund të shtojmë fondin

I pyetur nga Report Tv mbi ecurinë e garancisë sovrane dhe nëse po kontrollohet procesi, pasi ka vonesa në kohën e lëshimit të kredisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se është i kënaqur me ecurinë e deritanishme. Ai tha se në qershor mund të shtohet kapaciteti i fondit për t'u dhënë mundësi edhe të tjerëve që kanë mundësi.

"Procesi po shkon shumë mirë, nuk shohim asnjë shqetësim, janë kredi dhe jo indulgjenca që jepen në sportel pa letra, janë alokuar 22 mln euro deri tani, është shumë domethënëse, janë disa qindra praktika të tjera në proces, brenda qershorit mund të jetë i ezuaruar dhe mund të shtojmë një kapacitet të ri për të rigarantuar për t'u dhënë mundësi edhe të tjerëve. Ka sipërmarrës që ankohen që kërkojnë këtë dhe atë, i mirëkuptoj, por instrumenti po u përgjigjet pritshmërive tona më pozitive" tha Rama.  

Kjo garanci është 11 mld lekë për të gjitha bizneset që duan të marrin kredi për të shlyer pagat e punonjësve deri në tre muaj. Një ditë ma parë qeveria mori përsipër që të paguante edhe normën e interesit, pra kredia do të jetë me interes zero. Deri tani janë alokuar 22 mln euro. Ndërkohë që garancia tjetër që nuk është ende funksionale është 150 mln dollarë, për pagat dhe investimet dhe që përfshinë të gjitha kategoritë e biznesit.

Ora 15:56
'Lokalet, transporti, turizmi pikat më të nxehta', Rama: Në qershor gati plani për lëvizjen me urban

Kryeministri Edi Rama tha se lokalet, transporti dhe turizmi janë pikat më të nxehta dhe më të diskutueshme për mënyrën e hapjes së tyre. Për hapjen e lokaleve, Rama tha se do të monitorohen nga afër në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në lidhje me transportin kryeministri tha se në fillim qershori paraqesim strategjinë se si mund të lëvizet me urban e autobusë.

"Së pari dua të sjell në vëmendje që masat lehtësuese do të vijojnë. Tiranë mbetet një problem ende dhe lehtësimi në zonat e tjera të kuqe për momentin që flasim duket i pamundur dhe këtë javë. Me pjesën tjetër do të vazhdojmë dhe kemi diskutuar edhe lidhur me mundësinë për hapjen e kopshteve dhe çerdheve me 1 qershor publikë dhe jopublikë. Nëse numrat vijojnë stabël ne mund t'i hapim dhe kjo kohë duhet shfrytëzuar për të krijuar kushtet. Edhe për maturantët janë krijuar kushtet që hyjnë në shkolla më 18 maj. Do të kemi lehtësim qarkullim dhe zgjatje të orareve në zonat e gjelbra. Fashat orare janë për të larguar tundimi për të dalë vazhdimisht. Serbia ka pasur një hapje më të shpejtë, po e ndjekim me vëmendje dhe të shohim si do shkojë situata. Të gjitha lokalet, transporti dhe turizmi janë tre pika shumë të nxehta dhe të rrezikshme. lokalet do të monitorohen nga shumë afër dhe nuk do të dëshiroja t'i penalizoja. Prandaj merrni masat e rrepta dhe respektojini pasi duhet të mbroni personelin dhe popullin pikërisht për të mos rikthyer zinxhirin e infeksionit. Kemi filluar punë për një strategji adaptimin të transporti që e paraqesim në fillim të qershorit si do të jetë në vijim jo vetëm për tu mbrojtur nga virusi që do jetë mes nesh për një kohë të gjatë", tha Rama.

Ora 15:48
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Tani u poqën kushtet, e kalojmë brenda këtij sesioni

Qeveria synon që brenda këtij sesioni parlamentar që mbyllet në verë të kalojë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. "Unë e kam thënë më parë, nuk është koha për të folur për këtë cështje por për të vendosur në kontroll situatën me kultivimin e paligjshëm dhe trafikimin, situata tani është vendosur në kontroll.

Nuk është një vit, por në të tretin dhe katërtin të konsolidimit dhe kemi më shumë se një vit që punojmë për këtë projekt, na është dashur të bëjmë analiza, punë kërkimore, udhëtime pune si funksionon dhe tani janë pjekur kushtet, pse tani? Pse jo tani? Nga vijnë idetë? Kjo nuk është shpikje, është trend botëror, di që jemi në kohën që duhet ta shtyjmë përpara këtë proces dhe brenda këtij sesioni të parlamentit ta kalojmë". 

Ora 15:48
Negociatat, Rama: Procesi është në hulli! Data? Kur të bashkohen yjet

Kryeministri Edi Rama u shpreh se procesi për negociatat po ecën në hulli, teksa është vendosur edhe kryenegociatori, që do të jetë Zef Mazi. "Ne jemi duke punuar përditë, kemi emrin e kryenegociatorit, e kemi të qartë se cilat janë gjërat që duhet të bëjmë, janë ato që kemi bërë dhe do të bëjmë në vijim kur të vijë data, procesi është në hulli, nuk shoh shqetësim për datën, do të vijë kur të bashkohen yjet, raporti i komisionit, këshilli, por e rëndësishme është që puna vijon" tha ai.

Ora 15:45
Rama: S'dimë ende për turizmin! Brenda muajit hapim kufijtë tokësor, fluturimet jo para 15 qershorit

Kryeministri Rama tha se nuk ka ende një plan se si do të hapet turizmi dhe se të gjithë vendet pavarësisht projekteve të ndryshme po ecin me sy mbyllur me shpresën që të mos përplasen me murin.

"Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësorë të hapen. Schengeni është i mbyllur të paktën deri në datën 15 të qershorit, që do të thotë se fluturimet ajrore janë shumë të kufizuara, ne po bëjmë çmos me Air Albania, por ka më shumë kërkesa sesa mundësi, aq më tepër afron sezoni. Mundësia e një vale të re nuk është e vogël dhe ën rast se nr do të fillojnë përtej një pritshmërie të arsyeshme dhe të na futi në një kornizë të një modeli që kërcënon sistemin tonë shëndetësor do të krijojë një mbyllje që do na rëndojë të gjithëve. Prandaj qytetarët të respektojnë rregullat, pasi mund të kalojmë  situata edhe më të vështira nga sa kemi kaluara. Është një dileme shumë e madhe pasi nuk është vetëm a do hapet turizmi, por çështja është si? Kam parë modele të ndryshme si 5 m distancë nga çadra në çadër, po mënyrë të parcelizuara, janë shumë improvizime, por realisht dhe në komunitet e vazhdueshme ecin me duar përpara por me sy mbyllur me shpresën që nuk do takojnë murin", tha Rama.

Ora 15:42
Rama: Pandemia na ndryshoi planet për rindërtimin,  shpresojmë të strehojmë pjesën më të madhe të njerëzve

Rama tha se kishte planifikuar të strehonte deri në fund të vitit në banesa individuale 90% të njerëzve, por me pandeminë kjo gjë ndryshoi. Megjithatë ai tha se ka ambicie që të strehohet pjesa më e madhe e tyre.

"Kemi pasur një vonesë, ambicia jonë mbetet  që të strehojmë në shtëpi individuale pjesën dërrmuese të njerëzve. U detyruam të shtyjmë garat për shtëpi individuale, janë gara ndërkombëtare për shkak të pandemisë. kam qenë i bindur se do të arrinim mbi 90 %. Se sa do të arrijmë nuk mund ta them dot sot pasi do të shohim vijimësinë e situatës dhe kur nis puna. Por shpresoj që të fusin në shtëpi pjesën dërrmuese të njerëzve", tha Rama.

Kreu i qeveria Edi Rama tha se nuk ka asnjë ngecje me fondet e rindërtimit. "Nuk ka asnjë ngecje me fondet e rindërtimit, kemi pasur një vonesë objektive nga pandemia, por jo në anën tonë. Këtë javë finalizohet gara për shtëpitë individuale. Nuk ka asnjë problem me fondet. Nuk janë prekur zërat, së shpejti do të ngremë kantieret e para" tha ai.

Ora 15:35
Rama i përgjigjet Metës: Asnjë hap pas, Teatri i ri Kombëtar do të bëhet

Edi Rama nuk bën asnjë hap pas për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. "Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për ndonjë hap mbrapa, jam i pari që e kam thënë që në 1998-99, në ato vite që ajo godinë duhet të shembet dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë. Të gjitha argumentet janë evaruzuar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim dhe nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cdo formë vendimmarrje, që lidhen me kompetencat e pushtetit të mandatuar nga populli" tha Rama.

Ora 15:35
Rama: S'ka vend për të riparë reformën në drejtësi, tani është koha për ta zbatuar

Tani është koha për ta zbatuar dhe jo për ta riparë reformën në drejtësi. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme në përgjigje të pyetjes se deputeti socialist Adnor Shameti u shpreh se kjo reformë mund të rishikohet pas kritikave të opozitës dhe presidentit. "Ne jetojmë në një vend të lirë dhe tabu nuk është asgjë, të gjitha temat mund të diskutohen dhe PS-ja është pasqyra e këtij vendi, dhe grupi ynë ka një liri fjale që shkon përtej caqeve të lirisë në shumë vende më të zhvilluara se ne. Shqipëria është vendi ku shpifet më lirisht pothuajse se në të gjitha vendet e tjera.

Askush nuk e gëzon një liri të tillë shpifje. Liria për të folur është e plotë, edhe në grupin e PS-së të gjitha diskutohen. Dua t'u kujtoj që reforma në drejtësi nuk është një vepër ekskluzive e politikës shqiptare, por vepër në proces me bashkëautorsinë e partnerëve tanë, jemi ne është SHBA-BE dhe deri në sot nuk e kam dëgjuar nga bashkëautorsinë se ka vend për të rishikuar reformën sot për sot, asgjë nuk është e papërmirësueshme, perfeksioni nuk ekziston. Në këto kushte duhet zbatuar në realitet reforma, pastaj mbrojtësit e flakë apo të akujt janë tema të tjera, dhe përgjigja ime është JO nuk ka vend për të riparë reformën në drejtësi sot për sot. Nëse do të ketë është dicka që do të diskutohet me bashkëautorët" tha ai. 

Ora 15:34
Rama: Nuk ka tendera sekretë, nuk është procedurë ligjore publikimi i tyre në fletoren zyrtare

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët,  Rama tha se akuzat e opozitës për tendera sekretë janë absurde dhe se tenderë të tillë nuk ekzistojnë.

'Jua lë juve të gjeni të vërtetën pasi fjala ime në këtë rast është e vetëm një pale. Unë nuk kam realisht dëshirë dhe vullnet që të vazhdojë të merrem me opozitën. Ajo që opozita ka bërë në vijim të kësaj periudhe janë vetëm akuza ekstreme. Tenderët sekretë nuk ekzistojnë dhe dihet se çfarë quhet sekret dhe si trajtohet një procedurë e tillë. Nuk ekziston në Shqipëri një tender sekret. Nuk është procedurë e kërkuar nga ligji publikimi i tenderave në fletoren zyrtare", tha Rama.

Ora 15:32
'Janë alokuar 22 mln euro', Rama: Së shpejti funksionale garancia e dytë për prodhuesit, turizmin dhe fasoneritë

Rama tha se së shpejti do të jetë funksonale garancia e dytë sovrane prej 150 mln dollarë që do të ndihmojë prodhuesit, turizmin dhe fasonëritë, ndërsa deri tani garancia e parë sovrane ka ecur mirë ku janë alokuar 22 milionë euro për bizneset.

"22 mln euro janë alokuar nga garancia sovrane dhe ka shumë aplikime që po shqyrtohen nga bankat. Jemi përgatitur për të shtuar shumë në funksion të analizës që do të bëjmë dhe nevojës që do të shfaqet. Instrumenti i dytë është vënë në lëvizje ku do të ndihmojnë prodhuesit, turizmin dhe fasoneritë dhe besoj se do të jetë dhe kjo një sukses. Ne jemi të vetëdijshëm që duhet një shtysë e fortë për ekonominë dhe jemi duke punuar për një plan të përgjithshëm të rimëkëmbje që bazën e ka në atë që ishte plani së bashku me rindërtimin, por tashmë kërkon një rishikim të plotë pasi kushtet kanë ndryshuar si pasojë e pandemisë. Shumë shpejt do të kemi masterplanin e rimëkëmbjes. jemi të bindur se do e kalojmë me sukses dhe shumë më shpejt se nga sa parashikohet për situatën rëndë të ekonomisë që shkaktoi COVID. Në 2021 do të shohim hapa konkret", tha Rama.

Ora 15:32
Rama: I trembem një faze të dytë, ju lutem kujdes me hapjen graduale

Rama tha se i trembet një faze të dytë infeksioni, duke bërë thirrje për kujdes maksimal.

"Ne jemi të inkurajuar nga fakti që fazën e parë të kësaj lufte e kemi kaluar me sukses. nuk ka aspak pse kjo vihet në diskutim. Këtu nuk bëhet fjalë për suksesin e një partie por një populli. Jam i shqetësuar për fazën e dytë, pasi hapja sjell me vete rreziqe. na duhet shumë kujdes, pasi virusi është ende mes nesh. jemi të përgatitur për mundësinë e një vale të re infektimesh dhe vazhdojmë punën me strukturat tona për ta përballuar këtë luftë", tha Rama.

Ora 15:24
Qeveri kujdestare para zgjedhjeve? Rama rrëzon kushtin e opozitës: Jo gjyqtarë pa vetting në kolegjet zgjedhore

Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk do të pranojë dy kërkesat e opozitës për qeveri kujdestare para zgjedhjeve dhe që në Kolegjet Zgjedhore të ketë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun.  "Zgjedhjet e lira janë detyrim, Shqipëria ka pasur, cilësia ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar.

Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me cka ju thatë. Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t'u takojë qytetarëve.

Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore, që në zgjedhjet do të përfshihet. Dhe e dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëri, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore.

Këto dyja janë kyce, administrata e depolitizuar dhe trupa e kolegjit me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Presim që të dalim me një draft për të cuar përpara procesin. Shteti nuk bëhet duke sakrifikuar parimet themelore. Opozita mund ta kërkojë, e kërkoi në forma krejt vulgare duke përgatitur një zjarrvënie u dogj vetë, nëse duan ta vijojnë ta kërkojnë është në të drejtën e tyre, por nuk ka për të ndodhur" tha ai.

Ora 15:16
'Favorizon oligarkët', Rama i përgjigjet Bushatit dhe opozitës: Në Shqipëri nuk ka të tillë, të pasurit në qeverisjen tonë paguajnë më shumë taksa

Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, kryeministri Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ditmir Bushati, por dhe opozitës se po favorizohen oligarkët dhe se duhen anuluar koncesionet. Rama tha e në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe ky është një term i gabuar që përdoret qëllimisht për të krijuar ide të gabuara. Rama tha se nuk ka asnjë person të pasur në Shqipëri që ndikon në vendimmarrjet politike dhe se këto biznesmen sot me qeverisjen e PS paguajnë më shumë taksa se më parë.

"Nuk kam asnjë ndjenjë të posaçme, është hapësirë e lirë diskutim, qasjesh dhe pozicionesh. unë i mbetem asaj që kam thënë sepse e besoj edhe sot në Shqipëri nuk ka oligarkë. mjafton të referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzion. oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur apo që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjetër. Oligarkë janë ata që influencojnë drejtpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë dhe caktojë axhenda politike në interes të tyre. Nuk ka asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe në qasje me interesat e vendit. ky term përdoret në mënyrë të gabuar dhe përsëritet vazhdimisht për të krijuar këtë de të gabuar. Përflitet për një disa njerëz që nuk janë bërë të pasur se erdhëm ne në qeveri, por ndër vite dhe me ardhjen tonë ën pushtet mund të them se po paguajnë më shumë taksa e më parë", tha Rama

Ora 15:16
'Flirti me Metën', Rama: LSI ka degraduar vazhdimisht si forcë politike, nuk do ketë koalicion

Kryeministri Rama mohoi se do të ketë më një koalicion me LSI, pasi sipas tij kjo forcë ka degraduar vazhdimisht dhe se programi dhe bindja e PS nuk përputhet më me atë të LSI.

"Nuk shoh asnjë perspektivë për një rikthim në një koalicion me partinë e presidentit, sepse konteksti i sotëm dhe degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshëm të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë pa asnjë interes këtë temë diskutimi. Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë koalicion dhe asnjë arsye. Po e përjashtoj këtë", tha Rama.

Ora 15:14
Rama tregon me cilët ekspertë po konsultohet për legalizimin e kanabisit mjekësor

Kryeministri Edi Rama u shpreh se për draftin nuk janë konsultuar me BE-në, por me ekspertë të fushës të disa vendeve ku ka pasur eksperienca të legalizimit të hashashit për arsye mjekësore. "Ka thënë të vërtetën, nuk jemi konsultuar me delegacionin e KE-së për projektin, as unë nuk e thashë. Nuk ka asnjë vlerësim për këtë rast, pasi e vërteta është që nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE-së me këtë projekt, konsultimet i kemi bërë me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor" tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tatjana: 14/05/2020 19:56

    Deri ne fund te pandemise asnje kembe turisti i huaj apo shqiptar,,,nuk duhet te hyje ne shqiperi ,,sepse do na rikthejne coronen qe mezi po e shkulim,,vetem makinat e transportit te mallrave mund te punojne,,as autobuzet te mos hapen....makinat private te lejohen nga ora 8 deri ne 10 te darkes...

    Përgjigju
  • Dori: 14/05/2020 19:49

    Bej reforme per votimet o mut kryeminister,,,te vendosen listat e hapura qe populli te zgjedhe deputetet jo kryetaret e partive,,,dhe numerimin ta beje shoqeria civile,,kurse teatrin e ri ne tirane beje tek bulevardi i ri ,,teatri aktual duhet rikostruktuar,,,ke 20 vjet qe po e shkatarron tiranen z.rama..spaku te hetoje......//

    Përgjigju
  • kujtim: 13/05/2020 23:38

    MOS e prek teatrin o edi rama se do prekesh fitilin e dinamitit,,,,do ta thyejme ate koken e madhe qe ke...qen,,kurve muti….

    Përgjigju
  • Plaku I mocem: 13/05/2020 20:32

    Leni fjalet e pergjithshme, vino gishtin ne plage.Plaga eshte reforma zgjedhore, leshoni ju kryetaret e partive pushten mbreteror ne parti,anulloni marrveshjen e shume perfolur te vitit 2008, kaloni ne sistemin zgjedhor maxhoritar me lista te hapura.Hapni zgjedhjet elektorale brenda partise.Vetem duke afruar vlerat rreth kryetarit te partise, dhe jo servilat e tij, atehere kemi demokraci, ndryshe kemi partiokraci.Kuptoni te dy pale,qe po beheni ngarkese per shqiptaret sa s'eshte vone.E fundit, kemi nje mije pune perpara, teatri eshte e fundit pune, eshte pune me nge.Me teater merren te pasurit, qe jane pak ne Shqiperi, merruni me problemet e shumices se popullit .Z Rama sa me shume kembengulni per teatrin aq me shume binden shqiptaret qe eshte korruopsion I paster qeveritar.

    Përgjigju
  • Meke partizani: 12/05/2020 19:19

    He me te lumte bre cja u bere mir spekullatorve bajgave u te pifsha dollin te pifsha shiko ketu po votuam ne emigrantet do mbahesh mend ne histori per fitoren 70% them un se dhe un bej sondazhe ketu larg atdheut BRAVO GJIGAND

    Përgjigju
  • Meke partizani: 12/05/2020 19:19

    He me te lumte bre cja u bere mir spekullatorve bajgave u te pifsha dollin te pifsha shiko ketu po votuam ne emigrantet do mbahesh mend ne histori per fitoren 70% them un se dhe un bej sondazhe ketu larg atdheut BRAVO GJIGAND

    Përgjigju
  • Dhimokrati: 12/05/2020 18:58

    Rrofte Nard N O K A kryeministri i ardhshem

    Përgjigju
  • Spektatori i teatrit: 12/05/2020 17:37

    ME TEATRIN JE GABIM O EDI RAMA,,AI DUHET TE RIKONSTRUKTOHET...NDRYSHE DO TE HIDHET POPULLI NE GRYKE....

    Përgjigju
    • Teatri: 12/05/2020 20:34

      Cili popull?! Populli ka 7 vjet qe kërkon azil neper Evropë. Liridashësit e çanë ferrën. Ikën

    • Aktori: 12/05/2020 19:22

      Cili popull i ke numuruar ndonjeher

  • KIRI: 12/05/2020 17:09

    BRAVO EDI RAMA,,,CANABISIN MJEKESOR LEGALIZOJE,,,,KA FITIME TE MEDHA,,POR TURIZMIN PER KETE VIT ESHTE MIRE TE MOS VIJNE ASNJE PERSON NGA JASHTE SHQIPERISE,,SEPSE DIHET QE ITALIA,FRANCA,ANGLIA,GJERMANIA KANE NJE NUMER TE MADH ME COVID,,DHE PO ERDHEN ATA SI TURISTE NE SHQIPERI,,DO PLASE PRAPE COVIDI,,,BILES DHE SHQIPTARET QE PUNOJNE JASHTE TE MOS VIJNE FARE KETE VIT,,,,DERISA TE ZHDUKET PERFUNDIMISHT CORONA-VIRUSI,,,MOS U NXITO Z..KRYEMINISTER,,,MOS SHIKO TE TJERET,,,SE PO PE EUROPEN PERFUNDON SI ITALIA,,APO ANGLIA...

    Përgjigju
    • tirona: 12/05/2020 17:50

      Kiri! per kanabisin jom ok. per komentin e meposhtem qenke nje rrote KIRI

  • ymeri: 12/05/2020 17:02

    AS MOS U LODH FARE EDI RAMA ME AUTOBUZET URBAN,,,HIC MOS I HAP SE DO KETE SHPERTHIM COVIDI SEPSE NJEREZIT RRINE NGJITUR NE AUTOBUZ,,,LEJO VETEM VETURAT PRIVATE,,,,EDHE KETO VETEM ME TRE PERSONA....

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 12/05/2020 16:37

    Bravo KM Rama.Ja preu shpresen Likes dhe opozites per:1-Se nuk ka kualicion me LSI(Lesheline e Monaçizmes)shpifse kampion bote.2-Se nuk do kete qeveri teknike 3 muaj para zgjedhjeve,qe Salizmi dogji vendin ne 2019. 3-Se ne kolegjet zgjedhore nuk do vendosen gjyqtar e prekuror qe nuk kan kaluare vetingun.Por e kunderta-do jene ata qe kane kaluare vetingun.4-Se komisioneret do te jene jo-partiak.Dhe dijet se opozita tek keto kushte i kishte shoresat. -Por nuk kishte pyetje per sistemin zgjedhor qe kerkon opozita nr.2. Per bdryshim sistemi nuk do Saliu.Por edhe Rames i intereson. -Rendesi ka qe do filloi puna intensive per pasojat e ternetit. -Ky eshte Kryeministri qe don shumica e Shqipetareve per nje mandat te trete. -LulSaliu duhet te japin llogari per 21 janarin,Gerdecin,etj. -Falinderoj REP.TV DHE K.BOLINON PER HAPSIREN QE NA JEP PER TE DHENE MENDIME.

    Përgjigju
  • Tosi: 12/05/2020 15:33

    Me mire te tundet dhe nje shqiperia Se sa te na vije prape ne pushtet leshelija. Dhe te na ngrefet perseri Nafija. Me mire te pushtohemi she nje here nga Gjermania Se sa te na rikthehet perseri leshelija. Po erdhi perseri ne pushtet leshelija Duhet te gjithe te largohemi nga Shqiperia Femra me e urryer ne Shqiperi eshte Nafija.

    Përgjigju
    • tirona: 12/05/2020 17:54

      Migrant! edhe ti qenke si Kiri! qenke nje rrote Kiri!

    • Migrant: 12/05/2020 16:41

      Nga Shqiperia kemi ikur. Kemi 7 vjet qe kerkojme azil neper Evropë si sirianet. Ti je nga ata te “aleancës së qelbësirave” se vetëm ju skeni sy të shikoni. Maskarenj

  • aert: 12/05/2020 15:21

    ne shqiperi ska krim, ska oligarke, ska kanabis, ska varferi, ska korrupsion, ajo qe te gjithe dim eshte qe ne shqiperi njerezit vuajne per buke, si eshte e mundur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen