Kryeministri Edi Rama thotë se puna për reformën zgjedhore dhe territoriale do të bëhet me ose pa opozitën. Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, Rama tha se sa herë mbarojnë zgjedhjet ka një reformë, por rezultati është i njëjtë.

“Me ata shumë mirë, pa ata shumë mirë. Rëndësi ka të bëhet puna. Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne që me vetëdije të bëjnë pengun, reforma zgjedhore ka nisur që kur isha piktor, nën ujërat e Parisit, që atëherë komisionet bipartizanë mblidheshin e takoheshin, por atëherë takimet i bënin të një zyrë të OSBE, nuk di të ç’të them, atyre të OSBE u takon veladoni i priftit. Sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reformë, se pas zgjedhjeve ka një humbës, është po ai, rezultati është keq e më keq, o burra të bëjmë një reformë tjetër, kemi bërë ne një reformë zgjedhore, por fakti që ia besoj Damianit është se ai është gjendje të bëjë gjëra që unë s’do i bëja kur kemi bërë reformë zgjedhore unikale, 4 muaj para zgjedhjeve, çdo gjë ndalon, dhe prapë nuk u mjafton tani e duan 9 muaj, por prapë edhe 9 muaj të bëhet nuk do lindë fitorja, me gjithë që Damian ti e di vetë, siç thoshte kryetari ynë, bëni siç keni bërë gjithmonë. Për reformën territoriale, më pak, jo më shumë. E kemi të qartë drejtimin”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati', Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend me 100 deputetë! Kaosi i PD? Asnjë tolerim rrugaçërisë, të marrë fund