TIRANË- Kryeministri Edi Rama merr edhe një tjetër opozitar. Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula mësohet se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe Sula zëvendëson në këtë detyrë ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari.

Prej viti 2016 Hajdari mbante postin e kryeinspektorit të përgjithshëm derisa dha dorëheqjen më datë 15 janar. Burimet thonë se Hajdari është emëruar Prefekt i Tiranës dhe zëvendëson në këtë detyrë Afrim Qendron.

Distancimi i Sulës me Partinë Demokratike nisi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi Sali Berisha nuk e përfshiu në listën e deputetëve.