Rama merr falenderimin rrëqethës nga qytetari italian për ndihmën me mjekë! Asnjëherë himni kombëtar s'ka tingëlluar kaq bukur (VIDEO)

TIRANË-  Shqipëria u rendit krenare mes vendeve Europiane, duke treguar vlerat e saj, ndonëse një shtet i vogël...gjesti i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare dhe është vlerësuar maksimalisht, e mbi të gjitha nga vetë italianët.

Mesazhe falenderimi të pafundme kanë mbërritur nga mjekë, qytetarë, politikanë, por ky qytetar ka zgjedhur që t'i falenderojë vëllezërit dhe motrat shqiptare ndryshe, duke luajtur himnin kombëtar. Ai ka bërë një krahasim, të një miku që ka 1 euroshin e fundit dhe nuk nguron t'ia japë shokut që ndodhet në ditë të vështirë. Kështu është edhe historia e Shqipërisë. 30 mjekë dhe infermierë ndoshta nuk mund të ndryshojnë situatën në Italinë që lëngon nga koronavirusi, por përcjell mesazhin shumë të fortë.

Teksa shumë shtete të tjera, mes tyre edhe superfuqi botërore, janë mbyllur brenda vetes në këtë betejë, Shqipëria e vogël në përmasa, por edhe ekonomi, tregoi se ishte e madhe në shpirt. Në ballkon, me partiturën përpara, qytetari italian ka luajtur himnin shqiptar si një shenjë falenderimi, dhe këto nota të luajtura duken aq të bukura që të mbushin me krenari. Videoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se është rrënqethur nga kjo video. 

"Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre...

Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, kjo video e bërë në ballkon nga një qytetar italian, jam drithëruar fort dhe në pamundësi për t'ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, jam i bindur se të gjithë ju, do të bashkoheni me mua, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #graziedicuoredalalbania, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirela: 05/04/2020 17:17

    Un kte ardhje te shqiptareve ne ndihm te italise e percipitoj si nje sinjal komunikimi midis nesh..ne te cilen them qe eshte natyrale per ne si shqiptare...jo per te gjith per fat te keq se ka edhe nga ata qe kthejn shpinen e sidomos ku ka te bej me njeri tjetrin shqiptare me shqiptare..per mua personslisht nuk ndodh asnjeher nje qendrim i tille perkundrazi..jam e para qe dua te shpreh anen time pozitive te qendroj sa me afer personave ne veshtirsi....e kjo nisme eshte shume e emozionale ne aspektin kombetare..eshte nje gjest simbolik qe mban gjall vlerat.

    Përgjigju
  • Fiqiri Shaba: 30/03/2020 19:53

    30 HEROJ HUMANITARE...NA NDERUAN SHQIPËRINË....Respekt pa fund për ata...respekt Rama...ministria ....shëndetësisë.. RESPEKT për kulturën që treguar...Na ngrite MORALIN...PRESTIGJIN e SHQIPTARIT e të SHQIPËRISË në ITALI...EUROPË E BOTË për këtë akt HUMANITAR...në ndihmën e popullit italian...edhe NË SHQIPTARËVE që jetojnë në ITALI...

    Përgjigju
  • Gezim: 30/03/2020 18:17

    Usta Rama,capken,kryelarte,plot krenari qe shpreh e ndjell ne Shqiptaret ne Itali na krenon e na nderon si askush tjeter me pare....ne ta njohim gjuhen ty,se ke goditur kedo te huaj qe ka prekur krenarine tende duke share Shqiptaret dhe Shqiperine,nderhyrjet dhe qendrimet e shpeshta me nje krenari skrupoloze..Bravo Rama,te uroj shendet ty dhe familjes per kete xhest qe nderove veten,familjen,dhe gjithe botekuptimin,doktrinen,kulturen,traditen dhe perkatesine tone si Shqiptar,nderove Shqiperine dhe tashme traditen e saj te shumenjohur ne veprimtarine e fisnikerise se qenurit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Blenard: 30/03/2020 13:06

    grazieeeeeeeeee grande super je qe melodin tende ngrite flamurin ton lart e me larte grazie ancora!

    Përgjigju
  • Mentor if to: 30/03/2020 12:24

    Falenderojme kryeministrin tone per keto gjera qe ben per shqiperine dhe per shqiptaret kudo qe ndodhen

    Përgjigju
  • Emigrantja: 30/03/2020 11:42

    Faleminderit ITALI qe na pershendeteni edhe nga ballkonet e juaja . Faleminderit perkte rrespekt qe na bani. U sherofshin sa ma shume jete njerezish ne kte vend te bukur e me tradita . Faleminderit Edi Rames qe na ngriti zanin lart ne qell . Faleminderit te gjithe Politikes ITALJANE.

    Përgjigju
  • Sara: 30/03/2020 11:28

    O njerez mos u genjeni nga show Politik I te gjatit, per italianet cdo fjale e falenderim jane fjale zemre por per palacon tone kjo eshte kredo politike asgje me shume. Ai eshte I gatshem te ngjitet mbi malin e bere nga te vdekurit vec per ngritur "Flamurin e tij te fitores".Atij nuk I dhimbset askush.

    Përgjigju
    • Nik: 31/03/2020 05:34

      Nga e di ti qe nuk i dhimbset askush? Apo ashtu ta thote truri se ke lexuar ne internet donje gje? Si dikush qe e ka takuar jo vetem Ramen, por edhe te tjere qe nga Nano, Berisha, Meta, Majko, Ahmetaj, Veliaj, Malaj, Moisiu, etj. mund te te them pa ekzagjerim qe eshte me i njerezishmi dhe me i pergatituri nga te gjithe keta qe permenda. Eshte Rama, jane ca vende bosh, pastaj Majko e radha vazhdon. Ka edhe ai te metat e tij, madje ka shume, por vetem per mungese njerezilleku nuk mund ta akuzosh. Cfaredo arsye te kete patur, me nje levizje te tille ai beri me shume per gjithe shqiptaret ne Itali seas saw c’kame bere gjithe udheheqesit e deritanishem ne Shqiperi. Imagjino te ishte Saliu kryeministrin dhe te ndodhnin gjithe keto, termeti, konferenca e donatoreve, tani koronavirusi. Si mendon se do ishte situata?

    • Aferdita: 30/03/2020 22:40

      Edhe ne momentet e medha ka gjithmone nga ata qe duan ti ndytin dhe ti je nje nga ato. Por ajo qe eshte e rendesishme qe zeri yt eshte i pa perfilleshem ne te gjithe ate varg njerezish qe jane krenare dhe vetem nje kollos si keyeminisri yne mund ta bente. Faleminderit EDI Rama qe Shqipëria sot jihet per ate qe eshte ne te vertete Faleminderit qe sot te gjithe njehemi krenar qe jemi shqipetar.

    • Ilir: 30/03/2020 14:42

      Sara te te vije turp! Mendjembyllur=zemer mbyllur.

  • EDI RAMA ZHENI: 30/03/2020 10:40

    Edi Rama burr 400 derhem i pa par fat për shqiprin me një burr të till. I pa krahasushëm me të gjith kryeminstrat e historis Shqiptare . Po ja ngre lart dinjitetin e kombit . Respekt e falenderime nga plpulli Shqiptar hallall qumshti Anetës.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 30/03/2020 10:18

    Kush e di si hakerrohen Berisha bashke me Lulin.

    Përgjigju
  • Ilia mara: 30/03/2020 09:43

    Kush nuk ka njerez te aferm tju afrohe 2 ore ne dite per nevojat e familjes

    Përgjigju
  • Hasani: 30/03/2020 09:16

    Me te vertete shume prekese kjo videp

    Përgjigju
  • A...Zh: 30/03/2020 09:10

    O Zot cfare mrekullie! Duhet falenderuar Rama i cili me nje gjest brilant zgjoi ndjenja kaq te bukura njerezore! Italia, bukuroshja e plagosur, do ngrihet me e forte e do shkelqej me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar