Rama: Pas 'Lasgushit', në vjeshtë fluturon drejt Italisë 'Migjeni', tani na shani që mos na marrin më sysh

Rama: Pas 'Lasgushit', në vjeshtë fluturon drejt Italisë 'Migjeni', tani na shani që mos na marrin më sysh

TIRANE-Kryeministri Edi Rama njofton se pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, “Migjeni” është avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillim vjeshtë drejt Italisë. Rama thotë se standardet që do të ofrohen për shqiptarët do të jenë si asnjëherë më parë. Në postimin e tij në Facebook ai ka edhe një mesazh për opozitën.

"Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillim vjeshtë drejt Italisë. Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standarteve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë.

Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë.

Gur gur bëhet mur, mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli, po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendurit e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era" shkruan Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ertian: 04/08/2019 02:54

    Avioni I radhes e ka emrin Enver. Mbajeni mend kete. Drejt kesaj ruge po ju con, oooooo populll idiot , zgjohuuuuu

    Përgjigju
  • Hasani.it: 03/08/2019 14:12

    Ke dye vjet qe rrene o kryek.....

    Përgjigju
  • Hilfiger: 03/08/2019 12:21

    Round trip per ne Itali 300 euro me Lasgushin e Rames vajtje dhe kthimi per ne USA me Alitalia eshte 320 euro KOMPLIMENTE O GJAKPIRES I EMIGRANTEVE

    Përgjigju
    • Yttt: 04/08/2019 00:03

      O ton hajdari, me koncesion e ka dhene nano mer bole

    • Toni: 03/08/2019 14:57

      O qofte,se ka fajin Rama per cmimet e kripura,se ato varen nga taksat qe vendos aeroporti i Rinasit i dhene me koncension nga shpellaristi yt i dashur Sali Gerdalla!

  • Hasan Pordha: 03/08/2019 12:11

    Saliu do te fluturoje drejt Serbise dhe Rusise

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/08/2019 12:01

    Të mos vinë emigrantët po nuk shkoi bileta vajtje-ardhje maksimumi 80 euro, të paktën nga Europa! I rropën robt!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/08/2019 11:17

    Komplimente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja