Rama: Mos u ankoni për oraret, nuk janë për qejf! S'do lejojmë grumbullimet, kjo luftë kërcënon të marrë mijëra jetë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se nga informacionet e marra nga Policia e Shtetit, ditën e sotme nuk ka pasur asnjë qytetar që të ketë dalë nga shtëpia, përveç sektorëve që e kanë të domosdoshme të jenë në punë, siç është edhe media. 

"Nesër në 05:00 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 13:00 do keni 8 orë për të bërë pazar. Shoh që ankoheni për oraret, keq kur ishin dy orare, keq me një orar më të zgjatur, po mesa duket nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf, as për komoditetin e njerëzve, por janë të imponuara nga nevojat e përballimit të një lufte të madhe që kërcënon të marrë me mijëra njerëz me vete. Çfarë lidhje kanë oraret me  rrëmujën nëpër tregje, dhe rrugët e mbushura plot, por të ecim të mbarojmë punë, të mbajmë radhë rresht, të durojmë, të presim derisa të mbarojmë punë. Disa thonë të mbyllemi dy javë pa dalë fare asnjëri. Po për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë pazar të paktën një herë në dy ditë? Pse të mos zbatojmë rregullat, pse të mos jemi rigoroz në këtë luftë, dhe si mund të mos na mjaftojnë 8 orë për pazare dhe të kthehemi në shtëpi?

Nuk duam të zgjohemi herët që në 5, 6, 7 të mëngjesit dhe duam të turremi të gjithë në orën 10:00, 12:00 nëpër dyqane, tregje, rrugë. Kjo mënyrë nuk shkon fare në këtë luftë, dhe ne nuk do ta lejojmë.

Nesër e më tej forcat tona të rendit nuk do të tolerojnë askënd që nuk do ta kuptojë se grumbullimet pa rregull, radha, xhirot nëpër rrugë, janë të paligjshme, të rrezikshme, dhe të patolerueshme në këtë luftë", tha kreu i qeverisë.


Lajmi kryesor:

Rama: Mos u ankoni për oraret, mos na turpëroni për mustaqet e Çelos! Po punojmë për sistem elektronik kontrolli të lëvizjeve (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë