Rama: Nacionalizmi i Berishës
kërcënim, do t'ia lëmë arkivave

Rama: Nacionalizmi i Berishës <br />kërcënim, do t'ia lëmë arkivave
PRISHTINE - Nga Prishtina lideri shqiptar socialist Edi Rama ka sulmuar Kryeministrin në lidhje me retorikën nacionaliste që sipas tij ka përfshirë Berishën.

“Ne e refuzojmë sot dhe pas 23 Qershorit do ia lëmë arkivave retorikën e vjetër nacionaliste që ka përfshirë edhe politikën e Shqipërisë që tenton të mbulojë dështimet e brendshme duke u shfaqur si kërcënim i stabilitetit në rajon”, tha kryesocialisti Rama nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në prezantimin e programit të Partisë Socialiste "Rilindje" me tematikë specifike “Për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin pas 23 Qershorit”.

Duke iu referuar bashkimit kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, ide e këmbëngulur vazhdimisht nga kryeministri Berisha, Rama tha se në esencë ky bashkim ka ndodhur, brenda Evropës së Bashkuar. “Në esencë bashkimi ka ndodhur, bashkimi me Evropën e bashkuar. Bashkimin tonë kombëtar ta realizojmë si projekt brenda Evropës së bashkuar. Në esencë bashkimi si një fuqi që na jep mundësitë t’i shohim ndryshe të gjitha fushat e jetës sonë të përbashkët, ka ndodhur”, theksoi Rama.

Në këtë kontekst, numri 1 i opozitës solli në vëmendje rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj, e cila sipas Ramës u arrit me mbështetjen e ndërkombëtarëve, pikërisht pasi nuk pati synime territoriale. Rama theksoi se socialistët në pushtet do të insistojnë në forcimin e profilit të Shqipërisë si faktor paqeje në rajon.

“Dua të ndaj bindjen e thellë timen se pikërisht se Shqipëria ndërtoi në gjithë këto vite një politikë të jashtme rajonale në harmoni me SHBA-të e BE-në, çështja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës mbeti deri në fund dhe u zgjidh deri në fund më mbështetjen e ndërkombëtareve si e drejta e një populli për t’u vetëvendosur, dhe asnjëherë si çështje territoriale mes Kosovës e Serbisë”, nënvizoi Rama.

Më pas, ai pohoi se kryeministri në ikje, Sali Berisha, nuk i ka mbajtur premtimet që i ka bërë popullit Kosovar, duke kujtuar premtimin për pajisjen e shtetasve kosovarë me pasaporta, apo duke përmendur abetaren mbarëkombëtare, e cila në fakt u bë, por sipas tij plot me gabime drejtshkrimore.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti shpalosi programin e tij për bashkimin doganor me Kosovën, lehtësitë në fushën e biznesit, si dhe lobimin për njohjen e shtetit më të ri në Ballkan. Numri një i opozitës shqiptare deklaroi se pas 23 Qershorit, Partia Socialiste në pushtet do të mbështesë shtetin e ri të Kosovës që të arrije 5 njohjet e munguara të pavarësisë së saj.

“Pas 23 Qershorit duam t’i japim shpejtësi procesit të integrimit..Duam ta mbështesim Kosovën qoftë për 5 njohjet e mbetura pezull, qoftë për liberalizmin e vizave...Shumë troç:Kosova nuk e meriton të qëndrojë e izoluar nga bota. Evropa nuk duhet të ngurojë t’i japë një të drejtë. Evropa s’duhet ti mbajë dyert mbyllur për Kosovën, të njëjtat dyer që mbajti hapur për Jugosllavinë”, nënvizoi kreu i Partisë Socialiste.

Kryesocialisti tha se që në fillim të marrjes së mandatit, do të punojë për një marrëveshje me qëllim mbrojtjen e pakicave në Ballkan.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja