Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa prej momenteve të ditës kyçe të vizitës së tij në Izrael, 26 janarit. Ditën e djeshme, kryeministri mbajti një fjalim në Knessetin izraelit si i ftuar nderi.
Ai u prit bashkë me bashkëshorten, Linda Rama, nga kryetari i parlamentit, Amir Ohana.
“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, si edhe me tekstin e fjalës së adresuar Parlamentit të Izraelit në sesionin special si i ftuar nderi, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama në postim, ku ka përfshirë edhe fjalimin e plotë.
Në foto shihet edhe një moment kur kryeministri i dhuron Ohana-s atlete me flamurin shqiptar.
Gjatë fjalimit në Knesset, Rama përmendi lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Izraelit për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai theksoi mbështetjen ndaj Izraelit dhe tha se s’mund të ketë paqe në Rripin e Gazës pa çarmatosjen e Hamasit, teksa bëri thirrje që të dy popujt të gjejnë një rrugë paqeje e dinjiteti.
Vizita e kryeministrit në Izrael përfundon sot (27 janar) me një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, në prani të Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.
P.J/U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.5%
-
Të gabuar
37.1%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, shemben ndërtimet pa leje në Tiranë
18 Mars, 16:18
-
A do i bashkohet garës për kryetare të PD-së? Kuçana për Report TV: S’kam ambicie! Keqardhje që Partia Demokratike s’ka figura të konkurrojnë Berishën
18 Mars, 16:11
-
Krijimi i kompanisë shqiptaro-arabe Alb Trace, Rama: Do të gjurmojë naftën, kur futet në port dhe atë që del në kufi
18 Mars, 15:44
-
Analisti i njohur paralajmëron rënien e Amerikës si superfuqi, Fareed Zakaria: Sulmi ndaj Iranit ishte një marrëzi, Kina dhe Rusia po përfitojnë!
18 Mars, 15:29
-
‘Në Shqipëri s’ka oligarkë’, Rama: Kush e thotë, s’është çliruar ende nga propaganda komuniste
18 Mars, 14:26
-
Pr.ligji i ri për rezervën e hidrokarbureve, Rama-furnizuesve: Studiojeni, jepni opinionet tuaja në takimin me ministrat
18 Mars, 14:21
-
Rama takim me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit e moderuar, më mirë fitim të ulët, se Bordin në kurriz! Nuk ka rishikim të taksës së qarkullimit
18 Mars, 13:33
-
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Kryetari i parlamentit izraelit përgëzon Ramën: Udhëheqja juaj shembull për komunitetin ndërkombëtar
18 Mars, 12:45
-
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë, qyteti që çdo ditë mikpret turistët
18 Mars, 08:38
-
Lufta/ 'Shfaqet' Khamenei: Do paguani për çdo pikë gjaku të derdhur! Teherani konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës: Veprim frikacak! SHBA godet bazat raketore të Iranit në Hormuz
18 Mars, 07:17
-
Netanyahu uron iranianët për Vitin e Ri Persian: Ne po vrasim udhëheqësit tuaj terroristë, ju dilni dhe festoni!
17 Mars, 22:31
-
Ushtria izraelite: Vramë Komandantin e Forcës Detare të Hamasit, po planifikonte sulme terroriste kundër nesh
17 Mars, 21:48
Ne piedestalin e turpit. Une kam respekt per popullin dhe shtetin Izraelit por jo per kasapin e Gazes Ben Netanjahu, me urdher arresti nga gjykata nderkombetare penale. Sazanin 5.7km katror e fale, u zhduk nga harta e Republikes se Shqiperise, tani eshte 28,743 km katror jo me 28,749, dole hapur kunder drejtesise duke mbrojtur nje kriminele si Balluku dhe tani ke filluar te perdoresh jovertebroret e GJK per te shfuqizuar vendime nga me te ndryshemt qe nga korrupsioni e deri te vrasja. Rruga per ne BE u zhduk ne tym nderkohe Mali i Zi sapo mbylli kapitullin e 13. Qershia mbi torte ishte pranimi si qen femer e uritur per te qene pjese e Bordit te Turpit bashke me palo shtetet e botes. Do mbahesh mend si Kryeministri i Turpit, me keq se Saliu, cka une e mendoja te pamundur.
PërgjigjuPaska filluar tregetine e atleteve..
Përgjigju