Rama në Bruksel takon presidentin e ri të KE, darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor

Rama në Bruksel takon presidentin e ri të KE, darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor

Edi Rama e Antonio Costa

Bruksel- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku është pritur nga shefi i ri ië Këshillit Evropian, Antonio Costa

Në një postim në facebook Rama postoi një foto të takimit të tij me Costa.

Presidenti i Këshillit Europian, Costa organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Axhenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin. Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.

Në Brusel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje Hercegovines, Zeljka Cvijanović.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa mori detyrën më 29 nëntor 2024. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se "Zgjerimi me shtetet e Ballkanit perëndimor dhe ato të lindjes është një mjet i fuqishëm për të promovuar paqe dhe stabilitet dhe po ashhtu një domosdoshmëri gjeopolitike. Si Bashkimi Evropian edhe shtetet kandidate duhet të punojnë më fort dhe më shpejt pa dhënë afate artificiale pa pengesa të panevojshme.”

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare