Rama në Elbasan: Frenuam universitetet, do vendosnin tarifa edhe më të larta për studentët

Gjatë bashkëbisedimit me studentët në Elbasan, Rama tha se universitetet kanë tentuar të miratojnë tarifa edhe më të larta studimore, por nuk i ka lejuar qeveria duke vendosur një tavan. 

Policia ndërhyn kur e kërkojnë universitetet. Po nuk e kërkuan nuk ndërhyn. Tarifat sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur Universiteti. Dhe çka ka bërë qeveria është të vendosë tavanin dhe të thotë s'mund të shkosh më sipër sepse krijohen probleme. Nëse nuk do vendosnim tavanin, tarifat do të ishin më të larta. Kjo për arsye llogarie. Një arsim cilësor lidhet edhe me sa paguan. Por qeveria e ka detyrim të mbështesë studentët që vijnë nga familjet në nevojë. 

Edi Rama, kryeministër


Lajmi kryesor:

Rama me studentët në Elbasan: Do ndërtojmë universitete dhe konvikte me koncesion


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot