Rama në familjen e Xhesikës që humbi jetën nga tërmeti/ E motra: Doja shtëpinë pranë varrezave në Kombinat, të paktën e kam afër (VIDEO)

TIRANË- Xhesika Biqiku, 20-vjeç ishte viktima e vetme që mori tërmeti në Tiranë. Ëndrra e saj për t'u bërë arkeologe u ndërpre në mes shumë herët në mënyrën më tragjike.

Shtëpia e saj u shkatërrua nga tërmeti, e ndërsa sot familja Biqiku është akomoduar në një shtëpi të re, shumë pranë lagjes ku kanë qenë në Kombinat, kjo për një arsye prekëse: Sepse kanë shumë pranë varrezat , aty ku prehet në paqe Xhesika.

Pasditen e sotme në banesën e tyre ka qenë kryeministri Edi Rama dhe kryebshkiaku Erion Veliaj. Familjarët kanë treguar kreut të qeverisë momentin e tmerrshëm më 26 nëntor.

Rama: Më vjen shumë keq, nuk e kaloj dot. Për koicidencë e takova babain atë ditë dhe më kërkoi ta conim jashtë shtetit, por mjekët ishin shumë opesimistë se ishte shumë rëndë edhe s…

E motra: Unë kërkova të futem në reanimacion, nuk më lejuan, vetëm mami, edhe atë ditë s’e kuptova, e pashë po e pashë të vdekur. Pastaj e mësova te dhoma kur ma tha psikologia.

E ëma: Kanë qenë shumë të lidhura bashkë, shumë, shumë.  Edhe atë ditë që e operuan kjo thoshte vetëm o Xhesi o Xhesi, s’do iki në shpi thoshte s’do e përballoj dot pa atë…Gjithë ky Kombinat vetëm dy sakata dhe ajo e vdekur. Unë s’kisha dhe lot, herë -herë qaja, kjo më shikonte, një pikë lot e kjo sytë te unë. Doktori më thoshte kujdes se ka kaluar traumë. Mblidhja veten, i ka parë të gjitha në internet.

Xhesika Biqiku

Rama: Është fatkeqësi e madhe. Për udhëtim nuk bëhej fjalë se nuk e përballonte dot dhe në konsultën që u bë me mjekët jashtë më thanë se është e pamundur.

Veliaj: Sabina, i ka qejf shumë librat. Ka fituar shkollën në Elbasan, por nëse bëjmë një përjashtim ta transferojmë në Tiranë pavarësisht pikëzimit. Na thuaj kur te jesh gati, meqe ke edhe këmben të dëmtuar, kur të duash të nisesh, ose në janar osë në tetorin tjetër me gjithë .

E ëma: Dua pranë varrezave thoshte nuk iki nga Kombinati. Të paktën thotë e kam afër.

E motra: S'e pashë, as ulërimat nuk ia dogjëova. Si nuk e shpëtova dot, e mbaj mend që dola me vrap nga shtëpia, derisa sa më goditi një tullë dhe nga aty nuk mbaj mend asgjë. Mami tha "ku është Xhesi", unë ktheva kokën, po s'e kisha mendjen se kisha dhimbje.

Gjyshja: Të rrisësh vajzën, ta bësh 20 vjeçe...

Rama: Nuk ka rradhë kjo. Ki parasysh që për hir të motrës që nuk e ke më, duhet të bëhesh e fortë, të mendosh sikur ajo të po të shikon. Ne jemi në dispozicion për çdo gjë.

Pallati ku jetonte familja Biqiku

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës