Rama në çadër te familjet e prekura nga tërmeti tragjik në Ishëm: Vitin tjetër të gjithë në shtëpitë e reja

DURRËS-Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama ishte në Ishëm ku vizitoi banorët e prekur nga tërmeti, që janë vendosur në çadrat dimërore me sobë, 'ku historitë brenda tyre janë të mëdha se vetë Shqipëria' thotë ai. 'Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona' vijon më tej kreu i qeverisë. Zv/ ministrja e Brendshme, drejtuese e shtabit për qarkun e Durrësit, Rovena Voda u shpreh se 'Në Ishëm janë 2500 familje, 9000 banorë, kjo ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti, e gjitha zona thuajse është verifikuar, kemi shpërndarë gati 350 çadra, ka mbetur edhe 40, por do i plotësojmë'. Prefekti theksoi se janë dëmtuar, spitali, shkolla e mesme, ndërsa Ishmi dhe Bubqi janë zonat më të prekura. Reshjet e dendura në fundjavë i gjetën në çadra dhjetëra familje të prekura nga tërmeti. Ato refuzojnë të largohen nga çadrat për t'u strehuar në hotele, pasi nuk pranojnë të lënë pas bagëtitë, të cilat i konsiderojnë të vetmin burim të ardhurash.

Biseda e kryeministrit Edi Rama në njërën nga çadrat me familjet e prekura nga tërmeti
Edi Rama: Mendoj që shtëpitë në fshat do i bëjmë relativisht shpejt. Unë besoj që për të qenë brenda vitit të ardhshëm nuk do të ketë asnjë jashtë shtëpisë, dhe do i bëjmë më të mira sesa i keni.
Banori: Faleminderit, rrofsh sa malet
Edi Rama: Do ta bëjmë. Malet leri se gjysmë kodre nuk po e mbaj dot. E keqja është si ta marrësh, se vërteta na zuri, por po të mos kishim pasur hotelet do të kishim ngelur... Në fshat me çadra, por dimëroret janë ok.
Banori: Mua më ka dëmtuar i pari. Ai më dha krisjen. Kur u ngrita nga gjumi Allah Allah, dola sikur isha duke fjetur gjumë. Ishim pesë vetë në një dhomë, por shyqyr dolëm pa viktima...
Edi Rama: Me ndihmat në rregull?
Banori: Na kanë sjellë sa kanë pasur mundësi
Edi Rama: Nuk dua të flas shumë, por do ta bëjmë shpejt, nga marsi prilli do të fillojë puna....janë shumë
Banori:Të ecë mbarë
Edi Rama: Të ecë mbarë, që ta bëjë mbarë edhe për ju. E rëndësishme është që keni dalë shëndoshë e mirë. Por shtëpinë e re do ta kesh, që nuk do të krahasohet me këtë. E mira nuk ka fund, por më të gjatë se unë nuk keni...Viti i Ri tjetër nuk do u gjejë këtu...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën