Rama në Libohovë dhe Këlcyrë: Votoni drejtimin e duhur për të vazhduar me projektet e rilindjes
LIBOHOVE, 30 Maj/ATSH/- Kryeministri Edi Rama prezantoi të shtunën kandidaten e majtë për Bashkinë e Libohovës, Luiza Mandi, duke u kërkuar banorëve që ta votojnë atë për të investuar kështu mbi të ardhmen e tyre. Rama ka vlerësuar potencialin që ka Libohova si zonë, por edhe për rrënimin që ka pësuar gjatë qeverisjes së shkuar. […]
Kryeministri Edi Rama prezantoi të shtunën kandidaten e majtë për Bashkinë e Libohovës, Luiza Mandi, duke u kërkuar banorëve që ta votojnë atë për të investuar kështu mbi të ardhmen e tyre.
Rama ka vlerësuar potencialin që ka Libohova si zonë, por edhe për rrënimin që ka pësuar gjatë qeverisjes së shkuar.
Ai ka theksuar se fushata e PD nuk synon zgjidhjen e problemeve të komunitetit por të shpërndajë frymën e sherrit.
"Ata nuk flasin për kopshte e çerdhe, rrugë e ujësjellës. Atyre iu ka mbetur ora në 23 Qershorin e kaluar. Këto 18 muaj kanë provuar që e kemi çuar vendin në drejtimin e dhur", ka thënë Rama.
Gjithashtu, Kryesocialisti Rama ishte edhe në Këlcyrë për të prezantuar kandidatin e Alenacës për Shqipërinë Europiane Klement Ndoni.
Rama tha se me Ndonin do të çojmë përpara më shpejt projektet e nisura për zhvillimin urban, ekonomik dhe social të bashkisë së re.
"Kemi filluar me projektin e rrugës nga Lekli në Përmet; me investimin 1.5 milionë USD për ujësjellësin; për të vazhduar me projektin për rilindjen urbane të qendrës; si edhe projektet e rimëkëmbjes së infrastrukturës në bujqësi për të rilindur fshatin", deklaroi Rama
Ai shtoi se "vota për Klementin dhe Partinë Socialiste në Nr. 23 është vota në drejtimin e duhur, që jo vetëm socialistët por edhe demoratët duhet ta investojnë për të ardhmen e Këlcyrës, dhe mbi të gjitha për familjen e tyre", u shpreh Rama./atsh/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2815
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52