Kryeministri Rama foli për nismë ligjore për regjistrimin e të gjithë familjeve që u regjistruan si kosovarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa problem të të gjithë shqiptarëve që u regjistruan si kosovarë në Angli, dhe rikthimin e emrit tuaj, të nënës e babës”
Rama tha se Britania nuk i dha aq shumë shqiptarëve sa këta I dhanë Mbretërisë së bashkuar.
Ju shqiptarët e Britanisë së madhe keni përfituar nga ky vend më pak se ajo ka përfituar nga ju. Kjo nuk është retorikë por e vërtetë që vlen për të gjithë shqiptarët e Europës. Ju meritoni vetëm mirënjohje nga ky vend. E ne do të kërkojmë vetëm respect nga çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju përballuat sfida të rënda por sot jeni më të fortë se kurrë më parë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida por sot është më e fortë.
Lajmi kryesor: