TIRANE- “Qeveria do të investojë në 3 vitet e ardhshme 300 milionë euro, fond i cili do të jetë në dispozicion të fermerëve dhe sipërmarrësve agrobujqësorë”. Ky është premtimi i kryeministrit Edi Rama për fermerët, duke lançuar programin e ri të qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor. Gjatë inspektimit të një fabrike të përpunimit të fruta-perimeve në Lushnje, investim i ardhur si rrjedhojë e përfitimit nga skemat mbështetëse të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor, kreu i qeverisë tha se fondi prej 300 milionë euro do të bëhet efektiv duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.
“Ne do të bëjmë të mundur që në ciklin e tre viteve të jetë në dispozicion të çdo sipërmarrësi dhe fermeri që ka një projekt, një fond prej 300 milionë eurosh. Duke bërë të mundur që ajo që sot është e kufizuar për shkak të buxhetit tek AZHBR-ja, të jetë tanimë shumë më e zgjeruar si mundësi”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë sqaroi se shteti do të jetë garant i fermerëve në banka të cilët do të marrin kredi me kushte lehtësuese, ndërsa për projekte të veçanta, do të jetë qeveria ajo që të do paguajë krejtësisht huanë, përfshirë edhe interesat.
“Nuk do të shkojnë fermerët tek banka, por do të shkojë shteti në emër të tyre tek banka dhe fermerët do të marrin kredi me kushte shumë lehtësuese, jo siç do t’i merrnin sot, ose siç i kanë marrë ata që kanë shkuar në bankë, me kushte tregtare, por me kushte shumë lehtësuese. Për projekte të veçanta, ne do të paguajmë krejtësisht edhe të gjithë interesat”, tha ai. Përmes programit të ri, qeveria synon të nxisë procesin zinxhirë të prodhimit, në mënyrë që fermeri të ketë të garantuar shitjen përmes grumbulluesit. Sipas kryeministrit, formula siguron çdo fermer që të ketë të garantuar shitjen e produktit të tij.
“Çdo bujk e fermer që ka tokën e vet të jetë pjesë e sistemit dhe i gjithë procesi që nga punimi i tojës, tek mbjellja, korrja, grumbullimi, përpunimi, paketimi dhe eksportimi të jetë një proces i plotë dhe një cikël i mbyllur që i jep mundësi atyre që punojnë tokën të mos jetë me ankthin se ku do ta shesë prodhimin, por që në momentin e parë janë të orientuar duke ju vënë në dispozicion farat dhe teknologjinë dhe duke ju thënë përkundër kësaj sasie prodhimi, kjo është pagesa”, theksoi Rama.
Gjithashtu, kryeministri vizitoi edhe një pikë në ndërtim të grumbullimit e të magazinimit të produkteve bujqësore, një investim shumë i rëndësishëm në Lushnje, që pritet të përfshijë në aktivitetin e saj rreth 10 mijë fermerë.
Fondi i investimit
“Ne do të bëjmë të mundur që në ciklin e tre viteve të jetë në dispozicion të çdo sipërmarrësi dhe fermeri që ka një projekt, një fond prej 300 milionë eurosh. Fondi bwhet efektiv nga Janari 2016”
Kredi lehtësuese
“Nuk do të shkojnë fermerët tek banka, por do të shkojë shteti në emër të tyre tek banka dhe fermerët do të marrin kredi me kushte shumë lehtësuese, jo me kushte tregtare si sot, por shumë lehtësuese”
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com