Rama në Marikaj: Shkolla të përfundojë në 26 nëntor, në 27 të ketë festë! Porosit edhe pensionistët të kenë kujdes (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte në Marikaj të Vorës, aty ku nisi puna për ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare, të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se shkollat do të jenë me standarde evropiane, ndërsa firmës së ndërtimit i vuri afat që shkolla të mbarojë në 26 nëntor.

"Projekti është shumë i bukur, por hapësirën nuk e kisha kaq të qartë. Problemi është afati. Në 26 nëntor duhet të mbarojë. Në 27 nëntor në mëngjes, duhet të voijnë fëmijët, prindërit dhe komuniteti dhe të bëjnë feste dhe me cilësi si sheshi "italia", u shpreh kreu i qeverisë.  

Gjatë ecjes në këmbë që kryeministri Rama bëri në fshatin Marikaj u përshëndet edhe me disa banorë, të cilët kryesisht ishin pensionistë. Rama shfrytëzoi rastin për t'i porositur që të kujdesen, pasi koronavirusi ende nuk ka kaluar.

Rama: Nuk po afrohemi se...

Pensionisti: Ka kaluar gjithçka

Rama: Jo nuk ka kaluar gjithçka, duhet të ruheni tamam, jo me dhënë dorën se është e rrezikshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rekle: 13/06/2020 20:18

    Po ate token rreth shkollles ku e gjete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve