Rama në New York: Aleatët tanë strategjikë ShBA dhe BE! Duam partneritete më të forta me botën arabe

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në eventin e organizuar nga organizatat hebreje të titulluar “Bridging Nations: A Tribute to Prime Minister Edi Rama at the UN General Assembly”

Rama prezantoi dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe botë. 

“ Shqipëria qëndron sot në skenën botërore krenare pas kalimit nga një e shkuar e errët diktatoriale në një rrugëtim të gjatë tranzicioni, gjatë të cilit kemi vuajtur shumë paragjykime nga bota jashtë dhe damkën e kriminelëve të varfër.

Transformimi i vendit tonë përmes një reforme rrënjësisht të fortë por të nevojshme të drejtësisë dhe lulëzimit të turizmit në nivelin tonë të lartë sigurisë dhe rolet tona në Këshillin e Sigurimit, në krye të OSBE-së dhe Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut flet vetë.

Ne kemi gjetur zërin tonë në rajon – një zë të cilin fuqitë e mëdha e dëgjojnë dhe e besojnë. Por meraku im është të sigurojmë që ky pozicion i ri i Shqipërisë të bëhet i pakthyeshëm.

Ne duam miqësi më të forta me të gjithë miqtë tanë të natyrshëm.

Aleatët tanë strategjikë janë ShBA-ja dhe BE-ja, e cila është bekimi i rajonit tonë, që, në të kundërt, mund ta harronte shtetndërtimin demokratik dhe prosperitetin.

Ne kemi partneritete strategjike me Italinë, Turqinë dhe Greqinë.  Këta janë fqinjët tanë, mund ta imagjinoni, nuk është e lehtë, por ata janë miqtë tanë.

Ne duam lidhje më të forta me Izraelin" theksoi Rama. 

Ne duam partneritete më të forta me botën arabe dhe kemi forcuar shumë partneritetin  me Emiratet e Bashkuara Arabe, që është një vend mjaft frymëzues me një udhëheqës progresiv vizionar paqedashës që vjen vetëm njëherë në jetë dhe, po ashtu, me Arabinë Saudite, shtysa për reforma e së cilës dhe kërkimi i progresit nën drejtimin e një udhëheqësi tjetër vizionar na ka afruar shumë më tepër se më parë. Ne nuk duam konflikte apo mëri nacionaliste në rajon.

Në rajon Shqipëria synon të promovojë jo vetëm me fjalë por dhe me shembull paqen, bashkëpunimin rajonal dhe gjithnjë dialogun në vend të matjes së muskujve.


Lajmi kryesor:

Lufta në Rripin e Gazës, Shqipëria krah Izraelit! Rama: Hamasi xhelati i popullit të vet! Duam lidhje të forta me shtetin hebre! Zgjidhja me dy shtete sjell paqen afatgjatë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO-LAJM/ 'Golden Horizon', anija më e madhe me vela në botë viziton Sarandën

FOTO-LAJM/ 'Golden Horizon', anija më e madhe me vela në botë viziton Sarandën