Kryeministri Edi Rama sqarimin e projekt-buxhetit të 2026 e vijoi në njësinë 2 të kryeqytetit. Prej aty tha se në total, 1.7 miliardë euro do të shkojnë vetëm për rritjen e pensioneve.
“Më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë për të mundur ta bëjmë, rritjen e mbështetjes reale, për pensionistët që faktikisht do të zë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat4. Mbështetja ekstra për presionet do të shkojë në shifrën 1.7 miliardë euro të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm dhe janë qoftë për pjesë që do të na mundësojë realizimin e objektivit të shpallur lidhur ku duam ti cojmë pensioni mesatar në kategorinë e pensionit të plotë urban dhe atë minimal në kategorinë e pensionit rural”, tha Rama.
Sqaroi se rritja e pensioneve duke nisur nga 2026, nuk do të thotë që pensionistët nuk do të përfitojnë këtë vit bonusin e fundvitit. Shpërndarja e tij tha Rama do të nisë me nisjen e dhjetorit.
"Bonusi i fundvitit do të jepet siç është dhënë vitin e shkuar duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor sepse është bonus që u shkon pensionistëve", tha Rama.
Gjatë u ndal në lirimin e hapësirave publike, ku deri tani vetëm në Tiranë janë liruar 100 mijë metër katrorë.
“100 mijë metër katrorë të liruara nga zaptuesit, po bëhen projekte për t’i kthyer në hapësira në dispozicion të komunitetit. Po i bëjmë projektet me agjencinë e zhvillimit të territorit, kemi angazhuar arkitektë vendas e të huaj, të ofruar pa para, për të bërë kontribut për komunitetin”, tha Rama.
Pavarësisht kritikave për sulmet ndaj gjyqtarëve, Rama nuk tërhiqet. Shefi I qeverisë thotë se përmes disa vendimeve në favor të bizneseve ata kanë treguar se janë ose të korruptuar ose injorantë të ligjit.
"Këto probleme të trashëguara nuk janë zgjidhur më parë dhe sot hasin vështirësi për shkak të injorancës dhe korruptimit të gjykatësve. Njëra nga të dyja ose të dyja së bashku sepse duhet të jesh o injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh komuniteteve që të drejtën për të pasur hapësirat e tyre që iu njohin ndërtueseve një të drejtë që nuk iu takon", tha Rama.
Në mungesë të kryebashkiakut, tiranasve u premtoi zgjidhje edhe për problemet lokale.
Në fund, Rama tha se me besimin që qytetarët i kanë dhënë, mandate i katërt do t’i vërë kapakun edhe integrimit.
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, një aksion që tashmë ka nisur nga Farka në Tiranë.
Rama tha se nuk do të lejohet asnjë metër i ndërtuar la leje, pasi do të prishet dhe hapësira do të shfrytëzohet për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve.
‘Do të jemi këmbëngulës në goditjen e fenonemit të ndërtimeve pa leje, ka nisur një operacion në Farkë dhe do të vijoi metër për metër dhe çdo metër tepër, që më tepër të bëra nga një lloj babëzie për të shitur më shumë dhe shumë shtrenjtë në kurriz të qytetit nuk kanë për t’i gëzuar dot ata që i kanë bërë. Ose do të shemben sipas rastit duke i hedhur në erë ato vilat, ose duke i shembur në mënyrë mekanike, aty do të bëhen çerdhe dhe kopshte dhe hapësira që i shfrytëzon bashkia. Unë jam besim plotë që ky mandat me këtë fuqi që na kanë dhënë njerëzit do t’i vërë vulën shumë gjërave. Duke nisur nga ulja e vendit në BE si e barabartë mes të barabartëve’, tha Edi Rama.
Pas një rasti të ngritur nga një qytetar për njohjen e viteve të punës në shtetin grek, kryeministri Rama thotë se janë ngritur grupe negociatore dhe janë futur në bisedime me Greqinë me qëllim për të arritur njohjen e pensioneve si me Italinë.
“Ky është një problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë. Ata që kanë punuar në Greqi në këtë rast, sepse me shumë të drejtë, kur kthehen në Shqipëri dhe kur shohin pensionin, habiten dhe thonë si ka mundësi të më dalë pensioni kaq. Aq del. Një nga arsyet pse Shqipëria ka një problematikë më komplekse sesa vendet e tjera, është pikërisht kjo se duke qenë se shumë njerëz që në vitet 90 janë spostuar dhe kanë punuar jashtë, fondi ynë i pensioneve është më i dobëti në të gjithë rajonin sepse nuk ka pasur kontributorë. Në fund të ditës ne paguajmë sot qe jemi aktiv në sigurime prej të cilave fondi paguan ata që janë në pension. Gjeneratat që punojnë, punojnë për tu siguruar kur t’iu vijë dita, ndërkohë ata para i marri nata që janë në pension. Ky është një boshllëk i madh. Nuk është përgjigja e duhur tek pyetja e gabuar përse ngrihen pagat e deputetëve.. Në fakt i kemi më të ulëta se kudo. Edhe sikur të supozojmë se po mbyllim parlamentin dhe po e mbledhim 3 herë në vit, ato janë një pikë uji në oqean në raport me nevojën që është për pensionet. Në aspektin e tyre që kanë punuar në Greqi, sfida është të mund të njihen.
Përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, guri i fundit i mozaikut. Me Italinë ia arritëm. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqi nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë. Sa të thjeshta duken gjërat kur ishe nga njëra anë”, tha Rama.
Në dëgjesën e zhvilluar me njësinë nr.2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka lexuar dhe disa nga komentet e bëra në rrjetin social facebook. Dikush i kishte etiketuar këto dëgjesa ‘si mbledhjet e xhaxhit Enver! Poshtë komunizmi’.
Ndërkohë një tjetër koment shkruante ‘janë mbledhur të gjithë pleq e PS’, koment të cilin Rama e shoqëroi me batuta me të pranishmit.
“Ca komente në facebook e njëri ka shkruar. ‘fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Sa të jenë këta tipa, komunizmi do të vazhdojë të jetë në pushtet. Idiot komplet, poshtë komunizmi.
Këto dëgjesa janë gjëja elementare që duhet të bëjë një forcë politike që qeveris. Këto dëgjesa në Amerikë zhvillohen normalisht. Ajo që është e re në këtë rast, është që ne po i bëjmë këto kur ka mbaruar fushata dhe ju e dini që menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet, deputetët kanë ardhur përsëri. Kemi një libër me mbi 2 mijë probleme për Tiranën. Filluam të punojmë për një dhatë që do të bëhej për zgjedhjet e Tiranës, por ja ku jemi pavarësisht se nuk kemi zgjedhje dhe unë nuk mendoj se është poshtë komunizmi, është rroftë demokracia.
Është dhe dikush që thotë, ‘janë mbledhur të gjithë pleq e PS’. Na marrin të keqen se shife sa vajza e djem ka këtu. Kjo që shkruan e ka me Lumen, po Lumja si yll bote as nuk ka vite, as nuk dihet sa vjeç është sesi jeton”, tha Rama.
Lidhur me shqetësimin e ngritur nga qytetarët për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, kryeministri Rama thotë se me lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset private, do të mundësohen dhe plotësimet e kërkesave.
Rama dhe njëherë ka përmendur rolin e gjyqtarëve, të cilët iu kanë dhënë të drejtë një zërë biznesesh për të zhvilluar aktivitetin e tyre në një zonë apo hapësirë që nuk kanë të drejtën e lejes për të ndërtuar apo për ta shfrytëzuar.
“Problemi është e para për shkak se rritet popullsia në Tiranë, rritet nevoja dhe natyrisht që nevoja rritet më shpejt sesa rriten mundësitë. Tek mundësitë, problemi kryesor është çështja e hapësirave prone shtet. Hapësirat publike janë, thatë ju por janë private. Ne fatmirësisht më në fund pas një përpjekje dhjetëra vjeçare po arrimë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë, ku pavarësisht titullit të pronësisë, nuk mund të zaptohet, rrethohet apo të përdoret për aktivitete si rritje bagëtish në qytet, sepse deri ku ka një leje për ta shfrytëzuar, ajo hapësirë është në dispozicion të komunitetit.
Kemi arritur që kur bëhet një ndërtim në një pronë, flasim për ndërtim banesash, dhe pronarët bëjnë një marrëveshje me një ndërtues, gjithçka që është rreth ndërtimit, nuk është më e pronarit dhe as e ndërtuesit, është e komunitetit. Këto probleme të trashëguara nuk janë zgjidhur më parë dhe sot hasin vështirësi për shkak të injorancës dhe korruptimit të gjykatësve. Njëra nga të dyja ose të dyja së bashku sepse duhet të jesh o injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh komuniteteve që të drejtën për të pasur hapësirat e tyre që iu njohin ndërtueseve një të drejtë që nuk iu takon.
E di që nuk është normale që kryeministri të tregojë me gisht një gjykatës duke i treguar fotografinë dhe duke i thënë që ka bërë një akt armiqësor. Ama për mua është e rëndësishme që të gjithë ata që ankohen, që një lokal i zë rrugën për të dalë nga shtëpia, të mendoje që ai lokali atje nuk prishet sepse nuk do x apo y apo se është korruptuar inspektorati. Kur në fakt e vërteta është se ai lokali nuk prishet se gjykatësi i ka dhënë të drejtën të rrijë aty dhe të bëjë biznes në kurriz të komunitetit.
Më vjen mirë që tani gjykatësit janë më të përmbajtur. Nëse ne duam të ndërtojmë një shkollë apo kopsht, aty ku hapësira është e lirë dhe prona është private, atëherë duhet ta shpronësojmë. Nuk mund të jetë prona e pasistemuar aty për sa kohë është hapësirë publike kur pronari të marrë leje le të bëjë çfarë të dojë. dje ishte arritur shifra e 100 mijë metra katrorë të liruara nga zaptuesit. Ku po bëhen projekte përkatëse për ti kthyer në hapësira në dispozicion të komunitetit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se për herë të parë në pr.buxhetin 2026 është përfshirë fond për të përballuar nevojat për barnat për pacientët e Onkologjikut.
“Dua të them, pikërisht sepse sot ekonomia përgjigjet pozitivisht si pasojë ose rrjedhojë e reformave që kemi bërë, kemi mundësinë të shohim më tutje. Të marrim onkologjikun. Patjetër që ajo që ndodhi në spitalin onkologjik ishte diçka tronditëse, por transformimi i bërë tek Onkologjiku është i jashtëzakonshëm sa i përket infrastrukturës. Aty ku dobësia e madhe krijoi edhe hapësirë për ato ngjarje skandaloze. Janë barna shumët ë shtrenjta, që duhet të përmbushin nevoja që shkojnë duke u rritur. Kanceri si në gjithë botën po bëhet sëmundje gjithnjë e më e përhapur. Kemi vënë për herë të parë fond për të përballuar të gjitha nevojat për barnat për kancerin, që do të thitë njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë dhe nga ajo mungesa të mos përfitojë askush siç ndodhi në atë situatë që ishte. Por ama, nuk kemi dashur ne të mbulojmë gjithë barnat më parë? S’kemi dashur ti rrisim pensionet më parë? Patjetër që kemi dashur por s’ka qenë mundësia, sot pse është mundësia, sepse është rritur ekonomia, rriten të ardhurat”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë. Rama iu përgjigj aludimeve se këtë dhjetor nuk do të ketë bonus fundviti për pensionistët. Kreu i qeverisë tha se nuk është e vërtetë, duke theksuar se që në fillim të muajit dhjetor të nisë shpërndarja e bonusit, ndërsa rritja e pensioneve parashikohet me pr.buxhetin 2026.
“Çfarë nuk thuhet e çfarë nuk përflitet, ku 95% e gjërave që qarkullojnë janë të rreme. Është thënë edhe që vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e këtij viti të ri. Bonusi i fundvitit do të jepet siç është dhënë vitin e shkuar duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor sepse është bonus që u shkon pensionistëve. Vitin e ardhshëm nisim nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët dhe rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit paraardhës”, tha Rama.
Nga ana tjetër Rama theksoi se rritja e pensioneve nuk do të ketë lidhje me indeksimin.
“Tjetra që vlen të rishpjegohet marrëdhënia e kësaj rritje me indeksimin. Kjo rritje nuk ka lidhje me indeksimin, nëse indeksimi është bërë në mënyrë të përvitshme, do të vazhdojë të bëhet në mënyrë të përvitshme. Vetëm indeksimi parashikohet që shifra ta rrijë në 50 mln euro”, theksoi Rama.
Nga janari paga minimale në vend do të shkojë 500 euro. Në një dëgjesë me banorët e Bashkisë së Tiranës për pr.buxhetin 2026, Rama tha se synohet që deri në fund të mandatit paga minimale të shkojë në 700 euro.
“Nga janari paga minimale rritet në 500 euro, nuk do jetë rritja e parë, do jetë një rritje siç e kemi të thënë para se të merrnim besimin dhe 83 mandate për të çuar pagën minimale700 euro brenda mandatit 4”, tha Rama.
Kryeministri tha se rritja e pagës minimale prek edhe sektorin privat.
“Do rriten pagat edhe në sektorin privat, pavarësisht se pagat në sektorin privat nuk i rrit qeveria,. Ka ndodhur më parë dhe do të ndodhë përsëri, se paga minimale do ti shtyjë më lart pagat e tjera”, tha Rama.
Shefi i qeverisë theksoi se të gjitha këto do bëhen pa rritur asnjë taksë. Rama u shpreh se Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël.
“Të gjitha këto do bëhen pa prekur asnjë taksë, pa rritur asnjë taksë. Ne kemi marrë një zotim dhe do ti qëndrojmë atij zotimi, jemi i vetmi vend në të gjitha rajonin tonë, ku nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël. Biznesi i vogël deri në vitin 2029 do ta ketë zero tatimin mbi fitimin dhe të vetëm kontribute që do vazhdojë të paguajë janë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”, tha Rama.
Komente










Rama ka të drejtë! Gjyqtarët e korruptuar favorizojnë bizneset e korruptuara. Ky është një fakt! Tani pyetja është: Cili është funksioni i Ramës? Pse votuam për të? Dhe ku janë këta gjyqtarë të korruptuar? Në Malavi? Hej Rama! Nuk humbasim asnjë minutë me median! Bëj atë që beson se është e mirë për njerëzit!
Përgjigju