Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Romë. Ai ka takuar fillimisht presidentin e senatit të Italisë, Ignazio la Russa ndërsa më vonë pritet të ketë një takim edhe me Melonin. Rama u shpreh se në qendër të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve
“Romë - Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.”- shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Itali, takon Presidentin e Senatit: Në qendër mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve! Nesër bisedime me Melonin









