Rama i kërkon ish-socialistit Gjergj Mërkuri të tërhiqet nga gara për Sarandën: Ndërprit fushatën, asnjë votë jashtë PS! E di që të kanë rënë në qafë, eja bisedojmë

SARANDË- Kryeministri Edi Rama u ndal në Sarandë nga ku ka pasur një thirrje për Gjergji Mërkurin, kandidatin e pavarur për Bashkinë e Sarandës, i cili u fut në garë pas një debate të zhvilluara në degën lokale të Partisë Socialiste. Rama i kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Mërkurit që ta ndërpresë fushatën për 14 majin, ndërsa qytetarëve u kërkoi që të mos çojnë asnjë votë jashtë radhës PS-së. Kreu i PS i tha Mërkurit që duhet ta ndalojë fushatën dhe të presë rezultatin e 14 majit, e më pas të ulen në tavolinën e diskutimit për t’u bashkuar.

“Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet t’i bie që qafë të gjithë PS, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji ,janë ata tjerët që gëzohen. Kështu që unë gjegjin do ta ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën. Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj, të presë fitoren e Oltit dhe të PS dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjegji ta pranojë fajin që po bën. Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara”, tha Rama.

Rama tha se e di që Gjergj Mërkurit i ka rënë në qafë dega e PS në Sarandë, por sipas tij nuk është zgjidhje rruga që ka zgjedhur Gjergji që gëzon vetëm kundërshtarët. Pasi të ulen në tavolinën e diskutimeve, Rama tha se dega e PS-së duhet t’i kërkojë falje Mërkurit, por edhe ky i fundit duhet të kërkojë ndjesë për këtë veprim. Sipas Ramës, në këtë rrugë ai po kërkon vota që i bëjnë dëm Partisë Socialiste.

“Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjegj Mërkurit njerëz këtu të PS i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabimin shumë të madh. Kjo nuk është arsye për të bërë atë Stefani nuk e bën kurrë. Kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar vota që i bëjnë dëm PS në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh, nuk ka asnjë këtu që nuk është në këtë shesh dhe që nuk e do kthimin mbrapa, që është dakord me atë që po bën Gjergji aktualisht. Hatërmbetja nuk është këshilltar i mirë”, tha Rama.

Gjergji Mërkuri u fut në garë, ndonëse PS kërkoi në KAS përjashtimin e tij, me argumentin se Mërkuri ka falsifikuar firmat e qytetarëve për t'u futur në garë si kandidat i pavarur. Ndërkohë, Mërkuri akuzoi Partinë Socialiste se po u bën presion qytetarëve që kanë firmosur për hyrjen e tij në garë që të tërheqin firmat ose do i heqin nga puna. 

Pas takimeve që zhvilloi në qarkun e Gjirokastrës, kryesocialisti Edi Rama u ndal në Sarandë. Rama e zhvilloi takimin në shëtitoren e Sarandës, ku u vu re një prani e madhe e pjesëmarrësve. Rama tha se kjo është hera e parë që bëhet një takim në bulevardin e ri.

“Hera e parë që bëjmë një takim në këtë bulevard të ri. Besoj që megjithëse takimet që kemi bërë aty mbrapa kanë qenë plot njerëz e entuziazëm, unë skam parë ndonjëherë kaq shumë njerëz bashkë këtu në Sarandë. Më vjen jashtëzakonisht mirë dhe dua të besoj që edhe kjo prania e madhe është shprehje e vetëdijes që 14 maji ka një rëndësi jo të vogël për të ardhmen e Sarandës. Më 14 maj ka shumë për të humbur nëse të gjithë ata që janë këtu dhe gjithë të tjerët që nuk janë këtu, nuk bëjnë një detyrë të vogël fare, q ëme votën e tyre të vendosin se kë do marrë Saranda në punë për 4 vitet e ardhshme”, tha Rama.  

Ndërkohë, ai prezantoi edhe kandidatin Olti Çaçi, për të cilin tha se e kanë zgjedhur për dy arsye, një sepse është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit dhe se sipas Ramës është një taksapagues i rregull në këtë sektor. Rama tha se Olti Çaçit i kërkuan ata që të futej në garë me besimin se do ta çojmë më tej zhvillimin e Sarandës.

 

1683308491_sarande.jpg

Takimi i Kryeministrit Rama në Sarande

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Zgjedhjet vendore/ Oltion Çaçi shpalos prioritetet e tij si kryebashkiak për transformimin e Sarandës

 

Kandidati i PS për kryetar të bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, gjatë një takimi me qytetarët tha se, “Saranda ka mbushur këtë shesh plot, pasi beson se e ardhmja e këtij qyteti është vetëm përpara, me Edi Ramën dhe PS”.

“Besimi që më keni dhënë më bën të ndihem mirënjohës për këtë shans, por mbi të gjitha i përgjegjshëm për transformimin e Sarandës në një pasaportë për turizmin e Shqipërisë dhe imazhin e saj ndërkombëtar”.

Kandidati i PS për kryetar të bashkisë Sarandë  u ndal dhe tek investimet që do të bëhen gjatë 4 viteve të ardhshme në këtë bashki.

Çaçi tha se, “duke shikuar vetëm përpara të çlirojmë Sarandën nga pengesat e infrastrukturës që pengojnë fluksin në rritje të turistëve të huaj me mbështetjen e plotë të qeverisë. Vetëm përpara për përmirësimin urgjent të rrugëve dhe trafikut dhe për këtë do të ndërtojmë 4 parkingje publike që lehtësojnë qëndrimin e turistëve në qytet. Ndërtimin e një terminali modern për autobusët interurbanë në hyrje të Sarandës. Ndërtimin e portës së re hyrëse dhe dalëse të veriut të Sarandës. Ndërtimin e rrugës 6 dhe zgjatjes së shëtitores të qytetit deri tek Kanali i Çukës. Këto janë premtimet kryesore që kanë mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama”.

Ai shtoi se, “pas përfundimit të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit Saranda, Ksamili dhe rrethinat e tyre kanë nevojë për projekte të qëndrueshme për furnizim 24 orë nga burimet e bollshme ujore. Kjo qeveri e ka gati strategjinë për këtë projekt. Duke shikuar vetëm përpara do ta shndërrojmë Sarandën në simbol të qytetit të pastër, ku qeveria ka premtuar një ndihmë shtesë për pastrimin këtë sezon veror, e cila më pas do të kthehet në një strategji të qëndrueshme. Do të luftojmë të zgjasim sezonin turistik të Sarandës deri në 12 muaj”.

“Për mua dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë pa dallim, sepse detyra jonë e parë është t’i përgjigjemi dhe t’i lehtësojmë jetën çdo banori të Sarandës”, përfundoi Çaçi.

Ora 20:48
Rama i kërkon tërheqjen nga gara ish socialistit Gjergj Mërkuri: Asnjë votë socialiste jashtë PS

Nga Saranda, kryeministri Edi Rama e pati një mesazh për kandidatin e pavarur Gjergj Mërkuri, i cili më parë ka qenë pjesë e Partisë Socialiste. Për shkak të debateve brenda në bazë, Mërkuri u fut në garë si kandidat i pavarur, ndërsa sot Rama i kërkoi që të tërhiqet nga fushata.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos japin asnjë votë jashtë radhës së socialistëve, ndërsa Mërkurit i tha të ndalojë fushatën dhe pas 14 majit të ulen në tryezë e të bisedojmë për t’u bashkuar sërish. Kreu i qeverisë tha se e di që Gjergj Mërkurit i kanë rënë në qafë PS në Sarandë, por sipas tij nuk është kjo zgjidhje rruga që ka zgjedhur Gjergji që gëzon vetëm kundërshtarët.

“Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjegj Mërkurit njerëz këtu të PS i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabimin shumë të madh. Kjo nuk është arsye për të bërë atë Stefani nuk e bën kurrë. Kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar voto që i bëjnë dëm PS në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh, nuk ka asnjë këtu që nuk është në këtë shesh dhe që nuk e do kthimin mbrapa, që është dakord me atë që po bën Gjergji aktualisht. Hatërmbetja nuk është këshilltar i mirë. Aq më pak pastaj, dalja në anën tjetër të rrugës pavarësisht se të kanë rënë në qafë. Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet ti bie që qafë të gjithë PS, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji ,janë ata tjerët që gëzohen. Kështu që unë gjegjin do ta ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën. Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj, të presë fitoren e Oltit dhe të PS dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjegji ta pranojë fajin që po bën. Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara. Ndërkohë të gjithë atyre që i kanë thënë Gjergjit vazhdo përpara se ne do vijmë pas teje, që janë të majtë dhe që janë njerëz që duan Sarandën u them ndihmojeni Gjergjin të mbyllë fushatën dhe ka vetëm një drejtim më 14 maj, drejtimi është tek kandidati ynë dhe tek PS. Çdo gjë tjetër është gabim i madh që për një njeri si Gjergji bëhet edhe faj. E kuptoj mirë Gjergjin, i kuptoj edhe ata që kanë arsye për të qenë të hatërmbetur. Në zyrat tona nëpër qytete kemi njerëz që nuk jemi krenarë, ata njerëz jo vetëm që nuk janë të denjë për PS, për qytetarët, por ata njerëz janë arsye për t’u skuqur ne të gjithë. Ama zgjidhja nuk është ajo që ka gjetur Gjergji bashkë me ata që e mbështesin. Zgjidhja është të vazhdojmë të këmbëngulim këtu së bashku dhe ti përmirësojmë gjërat sëbashku, sepse edhe njëherë po ta kthejmë kokën mbrapa”, tha Rama.

Ora 20:07
Rama për kandidatin për kryebashkiak në Sarandë: Olti Çaçit i kërkuam në që të futej në këtë sfidë! Është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit

 

Kryeministri Edi Rama tha se kandidatin për Bashkinë e Sarandës, Olti Çaçin e kanë zgjedhur për dy arsye, një sepse është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit dhe se sipas Ramës është një taksapagues i rregull në këtë sektor. Rama tha se Olti Çaçit i kërkuan ata që të futej në garë me besimin se do ta çojmë më tej zhvillimin e Sarandës.

"Kandidati ynë nuk është njeri pa papunë. Është një njeri që i kemi kërkuar ta pranojë këtë sfidë, për dy arsye. E para sepse është një ndër njerëzit më të suksesshëm në industrinë e turizmit në Shqipëri. Jo vetëm ka një biznes të suksesshëm në ind e turizmit, po është edhe një taksapaguesit më të rregullt në atë industri. Për shkak të kokës së fortë që ai ka, unë kisha besim që si do e thyejë dhe me atë kokë fortë, atë eksperiencë që ka bëtë atje është ekzakt menaxheri i duhet i Sarandës që mbi këtë shkallë të re që kemi ndërtuar, me mbështetjen tonë në tiranë, me mbështetjen time personale si kryeministër për Sarandën ta ndërtojë edhe një shkallë tjetër brenda katër viteve. Na duhet dikush në bashki, që jo vetëm të jetë djali i mirë, jo vetëm të jetë vullnet mirë, por të jetë shumë më agresiv në raport me problemet dhe shumë më këmbëngulës në raport me punën sesa doktori. Kjo është gjëja që na duhet. Skam asnjë vëmendje me doktorin, për të shkuar deri këtu ishte doktori që na duhej, për të të shkuar nga këtu tutje ka ardhur Olti. Ja kemi kërkuar ne, jo ai. Kjo ka shumë rëndësi", tha Rama.

Ora 20:03
Rama: Saranda sot nuk krahasohet me atë çfarë ishte më parë, do ta bëjmë në magnet të turizmit në Mesdhe

 

Në takimin që zhvilloi me qytetarët, kryeministri Edi Rama tha se Saranda ka ndryshuar aq shumë, sa nuk krahasohet me atë çfarë ka qenë më parë. Rama përmendi disa nga investimet, duke theksuar se i është dhënë fund problemeve me kanalizimin dhe ujërat e zeza. Rama tha se do ta kthejnë Sarandën në një magnet të turizmit në Mesdhe.

"Saranda sot nuk krahasohet me Sarandën dje, jo vetëm ë atë që shohim, por edhe në atë që nuk shihet, pro që ne e dimë, ju e dini, Saranda po mbyll një plagë të tmerrshme të kanalizimeve që mungonin dhe ujërave të ndotura që derdheshin ku të mundej. Po garantojmë që kjo pasuri e madhe të rritet në vlerë. Ashtu sikundër kjo është fushata e parë në kujtesën time që kur janë bërë zgjedhjet vendore që ne nuk flasim më për ujë të pijshëm, se kemi bërë një transformim shumë të madh. Sot duhet të bëjmë edhe investimet e fundit, për të rritur burimin e ujit për Sarandë. Saranda garantohet që të ketë ujë 24 orë dhe të ketë një burim të sigurt. Se ujësjellësi është shtruar kudo, por na duhet një burim plus.  

Porti i ri turistik që po bëhet në anë tjetër, besoj se duhet shoqëruar edhe me transformimin e portit turistik këtu brenda gjirit të qytet, për ta bërë Sarandën një nga magnetet më të forta tërheqëse të Mesdheut", tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anti ps/pd/lsi etj: 06/05/2023 16:20

    kandidati i ps e ka mendjen tek paraja ,tek bizneset e veta ,tek miqte dhe kusherinjte e vet qe presin dhe ata .....nuk i ha shume per saranden Çaçit a Cacit se spo e marrim vesh si e ka sakte....

    Përgjigju
  • Emigrant: 06/05/2023 14:44

    O rama bejleret e rinj te demokracis po u dhe dhe forc politike behen pashallar dhe me von bejn principaten e tyre duke bler cdo gje Dhe popullit i ngelin syt nga qelli Prandaj o krietar i PS rilindase mos u kujto per socialistet vetem kur ke nevoj ti per vota Gjergji vazhdo garen dhe te uroj fitore

    Përgjigju
  • mas: 06/05/2023 09:05

    hee kur te djeg botha. e cove ne KAS dhe humbe. Ik emro ata lapanjozet e zones qe skane per te kapur as votat e familjes se vete.

    Përgjigju
  • Sara: 06/05/2023 08:21

    Gjergjin ta ftoje ne tavoline kur i dhat shqelmin e jo tani qe jeni bindur se Gjergji eshte i fort dhe do humbisni Saranden

    Përgjigju
  • Robi: 06/05/2023 07:26

    Edi Rama i fiton zgjedhjet i vetem por keta krimbat qe ka ne baze abuzojne shume me njerzit me pushtetin dhe spekullojn sikur po lodhen shume ne fushat

    Përgjigju
  • Iris: 06/05/2023 03:01

    Z.Rama,jemi ne demokraci,jo me autokraci,as diktature.cfaredo qe te kene qene arsyet e zoterise dhe cfaredo qe te jene rezultatet ne zgjedhje si per PS,si per zoterine,ju jeni i detyruar t'i respektoni.E provuat ne fillim me /kerbacin/ duke u perpjekur t'a nxirnit nga gara duke e shpene kandidaturen e tij ne KAS,nuk ju eci;tani po provoni /kulacin/ duke i kerkuar te ndaloje fushaten e /hajde te bisedojme e te gjejme zgjidhje/.Z.Rama verzhguesit e huaj dhe ambasadat po ju ndjekin me vemendje juve dhe te cdo pjesemarres ne zgjedhje.Mos u habit kur te reagojne dhe mos dil e thua me keqkuptuan,se ata kuptojne shume mire!

    Përgjigju
  • Maks: 05/05/2023 21:11

    Hakde Gjergji lere tani ate pune. E tha dhe krietari, qe kandidati qe kemi eshte njesh per socialistet meqe eshte "industrialist biznesi turistik"!! Te paskan rene ne qafe por jo xhepat po torbat bej gati te ti mbushi krietari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela