Rama në Shkodër: Po pajtohem me Voltanën / VIDEO

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e kësaj të premteje në Shkodër, ku ka inspektuar punimet për rrugën turistike të Velipojës.

Gjatë kësaj vizite Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, me të cilën ka shkëmbyer një sërë batutash.

Në fjalën e saj, Ademi ka vlerësuar faktin që ministri Bushati ka vendosur të njihet nga afër me problematikat që po has projekti, duke shkaktuar reagimin e kryeministrit.

“Më bëhet qejfi që ministri Bushati bashkohet me ne për këto çështje teknike”, ka thënë Ademi. “Bushati bashkohet po ti s’afrohesh”, është përgjigjur Rama.

Sa i takon projektit, Rama ka nënvizuar se është koha për t’i dhënë fund pritjes së gjatë të qytetarëve të Shkodrës për këtë vepër infrastrukturore, që lidh Velipojën me Shkodrën dhe akset e tjera.

“Është e rëndësishme që deri në fund të ruhen standardet optimale, në mënyrë që kjo rrugë të plotësojë nevojat e qytetarëve të zonës, që do të jetë një pikë e rëndësishme e zhvillimit turistik dhe do ketë një rol në zhvillimin ekonomik”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka vijuar batutat me kryebashkiaken Ademi edhe kur është pyetur nga mediat nëse mund të gjendet gjuha e pajtimit me kryeministrin e Malit të Zi, që insiston që aksi Adriatiko-Jonian të kalojë nga Podgorica dhe jo nga Murriqani.

“Më kujtohet ai poeti i madh që thoshte ‘nga Shkodra der në Vlorë’, sepse në Vlorë unë ndeshem me padurimin dhe ju këtu në Shkodër krahas Vlorës jeni. Me durim të gjitha gjërat zgjidhen. Siç e shihni durimi po na afron dhe me Voltanën, mendoni pastaj sa kollaj e kemi me Malin e Zi”, ka thënë Rama. 

Redaksia Online

J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik