Rama në "Telajot e Vlorës", kthim
të kulturës në zonat bregdetare
të kulturës në zonat bregdetare">
VLORE - “
Po kaloj pak ditë pushim me familjen në Vlorë”. Kështu thotë kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur zonën e tij zgjedhore për të pushuar bashkë me familjen. Por kjo nuk do të thotë se kreu i qeverisë, nuk gjen kohën të marrë pjesë në aktivitete të organizuara në qytetin bregdetar. Këtë rradhë, ai ka preferuar të jetë në ekspozitën e pikturës “Vlora në Telajo”, inisiativë e deputetit tjetër socialist të Vlorës, Fatmir Toçi.
Si një artist që nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij, Rama shpreh bindjen se aktivitete të tilla kulturore, duhet të jenë prezente në gjithë qytetet bregdetare në sezonet e ardhshme verore.
“Këto janë aktivite të cilat i shkojnë më së miri sezonit dhe ne jemi tërësisht të vetëdijshëm që na duhet më shumë dhe jam i bindur se në sezonin dhe sezonet e ardhshme kulturore, do të jetë më e pranishme në të gjithë vijën bregdetare, në të gjitha format e saj të larmishme duke nxitur këto lloj nismash që vijnë nga dëshira e brendshme e individëve dhe grupeve të individëve”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama e quan të gjithë një trasnformim që pritet të vijë për shqiptarët. Në këtë pikë, ai thotë se vija bregdetare e vendit do të pësojë një transformim të tillë në ditët e ardhshme jo thjesht për vlonjatët, por për të gjithë shqiptarët.
“Vlora është në një fazë para trasformimit me shumë përgatitje, me shumë kantjere që do të hapen dhe kur them Vlora, nuk kam parasysh vetëm qytetin, por të gjithë vijën bregdetare që nuk është vetëm e Vlorës dhe vlonjatëve, por e gjithë shqiptarëve apo qofshin edhe të huaj për ta vizituar dhe për të shfrytëzuar pasuritë e veta natyrore duke filluar nga deti dhe gjithë peisazhi që ofron bregdeti i mrekullueshëm i Jonit”, u shpreh Rama.
Veprat e 60 prej artistëve më të njohur të penelit dhe peizazhit, u paraqitën në ktë ekspozitë, ndërsa kryefjalë e telajove ishin bukuritë e rivierës shqiptare, si dhe vlerat e qytetit bregdetar. Ekspozita pritet të qëndrojë e hapur për tre ditë, ndërsa vizitat e artdashësve kanë qënë të shumta.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.6%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedia e Martin Canit, Rama: U përdor për interes politik dhe biznes mediatik, duke krijuar konfuzion! Disa bëjnë dhe moral dhe dalin pastaj të paguar nga të tjerë
30 Nëntor, 13:40
-
PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç
30 Nëntor, 13:39
-
'TikTok paraqitet në Kinë si platformë edukative, në perëndim si 'labirint qenërie'', Rama: Asgjë nuk e zëvendëson ndërveprimin njerëzor në mbrojtjen e fëmijës
30 Nëntor, 13:33
-
Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin
30 Nëntor, 13:26
-
Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon
30 Nëntor, 13:19
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi
30 Nëntor, 13:10
-
Debati për TikTok dhe Snapchat, Rama dhe Manastirliu në Fier me prindërit: Fëmijët po jetojnë në dy botë paralele, reale dhe virtuale! Përjetojnë presion të dyfishtë
30 Nëntor, 13:07
-
Ministria e Jashtme turke dënon sulmin në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve
30 Nëntor, 13:06
-
Sulmi në kanalin e ujit Ibër – Lepencit, Kurti shkon në Zubin Potok, konfirmon se ka të arrestuar: Kriminelët e terroristë do të përballen me drejtësinë
30 Nëntor, 12:32
-
Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri nga policia e Kosovës
30 Nëntor, 12:24
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Berisha: Synon destabilizimin e Kosovës, skenari tipik i Rusisë së vogël
30 Nëntor, 12:20
-
Përgatitet për botim vepra e albanologut Jup Kastrati. 100-vjetori i studiuesit, konferencë shkencore në Akademi
30 Nëntor, 12:17