Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane vjen për Bashkinë e Tropojës si asnjëherë më parë me projekte të rëndësishme infrastrukturore, të cilat do të rijetëzojnë hapësira publike dhe rikonstruktojnë rrugë me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e komunitetit të zonës, duke i dhënë atij gjallëri dhe ritëm.
Për të inspektuar kantieret e Rilindjes Urbane ishte sot atje, Kryeministri Edi Rama, i cili u mikprit nga qindra banorë të Tropojës, që kishin dalë në rrugë për t’i uruar mirëseardhjen, por edhe për t’u takuar dhe ndarë drejtpërdrejtë me të, interesimin për të ardhmen e qytetit të tyre.
Në këtë vizitë të tij, Kryeministri Rama shoqërohej nga disa ministra të kabinetit, kryetari i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj, deputetë, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.
Investimi me vlerë rreth 150 milionë lekë është vënë në zbatim për të rilindur shëtitoren e qytetit Bajram Curri. Një sipërfaqe prej 30.000 m2 do të tjetërsohet nga një parkim me gropa e baltë, në një hapësire urbane europiane, deri më sot të munguar për banorët e saj dhe jo vetëm.
Me pamjen e re që do të fitojë, qyteti do të ketë më shumë arsye për të mbajtur më gjatë turistë e vizitorë. Realizimi i projektit të shëtitores pritet t’i japë një nxitje pozitive edhe zhvillimit të biznesit në qytet.
Një projekt tjetër, tejet i rëndësishëm është edhe ai për rikonstruksionin e rrugës Bajram Curri – Cernicë, me gjatësi 3.7 kilometra dhe vlerë investimi 42 milionë lekë, e lënë në harresë që prej viteve ’80-të, kur janë bërë edhe ndërhyrjet e fundit.
Ky segment rrugor lidh qytetin e Bajram Currit me rrugën nacionale dhe është shumë i rëndësishmen për qarkullimin e automjeteve në një rrugë më të shkurtër se ajo ekzistuese. Projekti konsiston në zgjerimin e rrugës dhe rindërtimin e të gjithë shtresëzimit, i cili është plotësisht i shkatërruar dhe shkaktar aksidentesh.
Nga ky projekt përfitojnë drejtpërdrejtë banorët e qytetit të Bajram Currit, ndërsa tërthorazi përfitojnë të gjithë banorët e bashkisë Tropojë, pasi qyteti është qendra administrative e bashkisë së re.
“Ajo që duhet dhe që do t’i shërbejë edhe turizmit është përmirësimi i infrastrukturës të qytetit, që për të thënë të drejtën, bulevardi po bëhet, por mbetet fasada”, - u shpreh kryetari i bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj në bisedë me Kryeministrin Rama, ku e informoi atë se si fazë e dytë e projektit mbeten edhe fasadat dhe lagjet e qytetit në pjesën e sipërme, të gjitha me një vlerë 60 milionë lekë.
Ndërkohë që kryeministri u përgjigj se këto projekte e kanë të hapur dritën jeshile të realizimit të tyre. “Këto janë katër kryesoret. Nga këto tani të bëjmë, gjimnazin nuk diskutohet, këtë unazën nuk diskutohet, fasadat nuk diskutohen, hyrjet po, mbas zgjedhjeve do të vij takoj prapë se ne do fitojmë”.
Rama shoqërohej në këtë vizitë nga anëtarë të kabinetit qeveritar si ministrat Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolli dhe Ilir Beqja.
Vetëm pak muaj më parë kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e kantierit të ri të punës për Rilindjen Urbane në Tropojë. Me një nga postimet në profilin e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruante se në vjeshtë do të niste puna për transformimin e qytetit më të largët verior në vend.
Tropoja njihet dhe si vendlindja e Berishës, por ky i fundit gjatë kohës si kryeministër rrallë e ka vizituar.
Sali Berisha pas vitit 1997, në Tropojë shkeli për herë të fundit ne fushatën zgjedhore të vitit 2009 dhe atëherë nën masa të forta sigurie dhe vizita zgjati më pak se një orë.
Kryeministri Rama pritet nga kryebashkiaku i PD
Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kryebashkiaku demokrat i Tropojës, Besnik Dushaj, në zyrën e këtij të fundit. Dushaj i kërkoi Ramës investime në qytet, konkretisht në fasadë.
Dushaj tha se bulevardi i qytetit po rikonstruktohet, por ngelen fasadat e pallatave. Kryeministri Rama iu përgjigj se nëse bashkia i ka projektet, qeveria do t'i financojë. Ndërsa në përfundim i thotë se pas zgjedhjeve do ta vizitojë sërish Tropojën dhe sërish si kryeministër, pasi do t'i fitojë zgjedhjet.
Takimi i Ramës me Dushajn
Dushaj: Bulevardi i qytetit po ndërtohet, por ngelen fasadat, z.Kryeministër...
Rama: I ke projektet?
Dushaj: Po, i kemi.
Rama: Si fazë e dytë çfarë duhet pastaj?
Dushaj: Fasadat e godinave anash dhe pastaj lagjet e qytetit.
Rama: I keni projektet dhe për këto?
Dushaj: Po.
Rama: Sa kushtojnë këto?
Dushaj: 60 milionë lekë.
Kryeministri i jep dorën Dushajt dhe i premton: I ke!
Rama: Këto janë katër shtyllat kryesore. Gjimnazi nuk diskutohet, unaza nuk diskutohet, fasada nuk diskutohet, lyerja nuk diskutohet.
Rama: Pas zgjedhjeve do të vij të të takoj prap. Ne do të fitojmë.
/Shqiptarja.com

FOTO