/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Durrësit, ku inspektoi punimet në sheshin "Iliria" në qendër të qytetit bregdetar.
Kryeministri Edi Rama pritej të ndodhej në Tiranë në një aktivitet në bulevardin qendror me rastin e Ditës së Verës, ashtu siç ishte njoftuar më heret, ndërsa papritmas ka zgjedhur që të inspektojë punimet në sheshin "Iliria" në Durrës, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako.

Kryeministri Edi Rama më pas ka rrugëtuar drejt Elbasanit për t'u bërë pjesë e aktiviteteve të organizuara në këtë qytet me rastin e Ditës së Verës, ku ka vizituar panairin me prodhime shqiptare dhe ka ndjekur aktivitette të tjera, i shoqëruar nga kryebashkiaku Qazim Sejdini, ministri i Transportit dhe Infarastrukturës, Edmond Haxhinasto, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe deputeti i PS-së,Tulant Balla.

Në një prononcim për mediat gjatë vizitës në panair, kryeministri Edi Rama u shpreh se " E kam ndjekur këtë panair me përparësi. Panairi ka rritje të kërkesës dhe disa biznese kanë arritur të nënshkruajnë kontrata me eksportet. Kontrata për eksportet e prodhimeve eshte lajmi me i mirë për këtë ditë"