Rama: Ngërçi në UT, Rektori e
Bordi grinden kush ka bravën

Rama: Ngërçi në UT, Rektori e<br />Bordi grinden kush ka bravën<br>
Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe nga foltorja e Kuvendit, situatën problematike që po kalon Universiteti i Tiranës. Kreu i qeverisë tha se ajo që po ndodh sot në UT është një ngërç i krijuar nga sherri i brendshëm mes Rektorit dhe kryetarit të Bordit, siç u shpreh Rama, kush ka "bravën". 

"Dëgjova Dhori Kulen, anëtar aktiv i PD, që të fliste as më shumë e as më pak për gjendjen e UT. Ai ka pasur detyra të larta në PD, e ka përfaqëësuar PD në këshillin bashkiak, tha se i vjen turp UT sot, as nga fakti se ka studiuar në atë universitet, por nga çka UT është sot, një vend që ka një ngërç të brendshëm, sepse rektori grindet me kryetarin e bordit të administrimt dhe përfundon puna në çështje bravash, kush ka bravën. Ndërrohen bravat në Universtet. Këtë të bvravave e kisha dëgjuar në federatën e mundjes. Sapo dëgjova këtu që bravat i ndërron akti nënligjor", u shpreh Rama.  

Edmond Spaho: Pedagogët kanë rezervat e tyre për ligjin e Arsimit të Lartë dhe më e pakta të degjohen dhe më pas tu jepen shpjegimet. Pedagogët pretendojnë se është cënuar autonomia e univerisiteteve. Nuk është problemi tek tre ditë vonësa të pagave por te menyra sesi funksionin ky universitet.  Ndërsa për problemin me teatrin është problemi tek ju zoti Rama pasi keni folur kohë më parë për një kullë. Ju i keni genjyer një herë artistët dhe ata kanë humbur besmin tek ju. Pandeli Mjako dha urdhër që të mos zbatohet projekti juaj i kullës. Kjo është e verteta. Ata kontraditen me ju e kanë për ligjin për artin. Dhe se paku, minimumi duhet të uleni me ta dhe ti dëgjoni. E çfarë të keqje ka që ti degjoni. Është kollaj të thuash se pres koka, por nëse do bësh këtë do të përballesh edhe me reagimin e atyre.

Edi Rama: Qeveria s’ka asnjë kompetencë të administrojë UT, e administron Bordi. Sipas ligjit të ri, bordi është i ndarë nga drejtimi akademik, fillon nga rektori e zbret poshtë. Tjetra, është një fakt që në UT nuk ka shumë njerëz që dinë të bëjnë letra. Atëherë jemi plotësisht dakord me ndryshimin që unë nuk mendoj se s’ka njerëz, por mendoj se ata të cilët kanë detyrën që të bëjnë letrat, nuk bëjnë detyrën dhe nuk është e vërtetë që ne shkuam në Universitet. E vërteta është se ne morëm një shqetësim publik nga një grup pedagogësh dhe shprehëm gatishmërinë të takoheshim me senatin e UT, sepse nuk kemi të drejtën që të zgjedhim një palë kundër një pale tjetër, dhe të hyjmë në një diskutim të brendshëm q është ilegjitim. Nuk u mblodhëm, as s’e dinim që situata ka degraduar në ndërrimin e bravave mes Rektorit e kreut të Bordit. Na e thanë përfaqësuesit e senatit. Dhori Kule, përfaqësues i lartë i PD, të cilët u shprehën se na vjen turp të dalim në rrugë në këtë gjendje që është katandisur sot UT, për shkak, sipas tyre, të keqdrejtimit dhe abuzimeve me ligjin të Rektorit. 

Sali Berisha: Rama kërkon të shkatërrojë universitetin publik të Tiranës, me numrin më të madh të studentëve dhe do që univebrsitetet e klientelës të marrin formën dhe të ndajnë sëbashku paratë e taksapaguesdve shqiptarë. Kjo është beteja që po bëhet. Është korrupsioni më i madh. A e dini se me ligjin që bëri, paratë e taksave tuaja jua kalon universiteve që i sjellin me çanta, eurot në zyrë?! Të quash Universitetin bishtin e fundit të kavallit, me gjuhën e një ordineri. Thotë mediat janë kazan, universitetet bisht kavalli, artistët s'dinë çfarë kërkojnë. Ka qenë një Petro Koleka, që lëvizte në Vlorë-Himarë, ka qenë gjyshi i tij, ju e paçi, sot e keni kryetar. Shkoni dhe pyesni në breg për të. Ky jo ka rrjedhur, por ka luajtur dhe është çmendur fare. Ngrihet dhe u thotë artistëve nuk dinë ç'a kërkojnë. Në vizatimet, zhgarravinat e tua, gjetën drogën brenda. Nëse unë e shtoj, të më demaskojnë deri në fund. Me çfarë parash e ndërtove atë studion në kryegjyshatë? Po në Surrel, kush t'i dha paratë? Janë 350 gardistë të angazhuar për të ruajtur fshatin Surrel. Vetëm xhami i tavanit i ka kushtuar 170 mijë euro. Te teatri do ngrihet kullë 45 katëshe. Dhe t'i do marrësh tre katër kate aty. Kjo është. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024