'Alarmin fals për tërmetin e hapën ata që duan kaos'/ Rama niset për në Nju Jork: Do të takohem me Trump

Kryeministri Edi Rama është nisur për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Dy ditë më parë kreu i qeverisë fillimisht e anuloi vizitën duke u kthyer në Tiranë për të ndjekur nga afër situatën pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin, por tashmë që rreziku më i madh kaloi pa pasoja të rënda është nisur për në SHBA për të marrë pjesë në asamble, ndërsa shprehet se do të takohet mes të tjerash edhe me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

"Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara" shkruan ai.

Edi Rama thotë se sot është një ditë e zakonshme për Shqipërinë dhe ndjen keqardhje për përhapjen e alarmit fals nga portali Syri.net për një tërmet 6 ballë duke nxjerrë mbrëmjen e djeshme njerëzit në rrugë në frikë dhe panik. Këtë gjë për kryeministrin e bëjnë ata që duan kaos dhe rrëmujë. Por ai shton se gjithçka ka kaluar si s’ka më mirë, në krahasim me ç’mund të kishte qenë dhe jeta vazhdon po njësoj.

"Jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht. E përsëris, dëmet janë minimale dhe pa lidhje me panikun maksimal që krijoi goditja dhe ushqeu më pas, papërgjegjshmëria haluçinante e një sërë burimesh (diz)informacioni. Skenarët e ndryshëm të financimit të krizës së mundshme, ishin gati vetëm pak orë pas goditjes së fortë sizmike dhe kontaktet me partnerët ndërkombëtarë u morën në kohë rekord, në nivelet më të larta e si asnjëherë më parë" thotë Rama.

Mbrëmjen e djeshme portali Syri.net publikoi një fake news duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 ballë, pra me i fortë se ai i te shtunës. Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Portali pranë Berishës dhe Metës e hoqi më pas lajmin, ndërsa solli reagimin e fortë dhe të menjëhershëm të strukturave shtetërore, që e cilësuan si përgjegjësi penale! Dy gazetarët që përhapën lajmin e rremë se në orën 23:30 do të bjerë një tërmet të fuqishëm, janë shoqëruar në polici. Mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat gazetarin e "Syri.Net" Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e "Shekullit". 

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Miqtë e mi,

jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një Fakeneës kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes.

Tërmeti që ra mbi Shqipërinë, tronditi qindramijëra familje, por fatlumësisht nuk mori asnjë jetë dhe dëmet e tij, që krahasuar me të tjera vende përreth, për të njëjtën shkallë Rihter e të njëjtat ballë në epiqendrën fare pranë Durrësit, mund të kishin qenë katastrofike, ishin të thuash pak, minimale. Lekundjet e mëpastajme, me të cilat u arrit deri në spekullimin çnjerëzor të mbrëmjes së djeshme, ishin sipas të gjithë ekspertëve, krejt brenda normës së procesit të stabilizimit të pllakave tektonike.

Si asnjëherë më parë, strukturat e shtetit reaguan menjëherë edhe falë riorganizimeve të qenësishme të bëra vitet e fundit; që nga sistemi i ri i Urgjencës Kombëtare, deri tek sistemi ende në reformim e sipër i Emergjencave Civile. Protokollet spitalore të gjendjes së emergjencës u aktivizuan në çast dhe përgjigja e krejt stafit të bluzave të bardha, megjithëse në një ditë pushimi të fundjavës, ishte mbresëlënëse. Skenarët e ndryshëm të financimit të krizës së mundshme, ishin gati vetëm pak orë pas goditjes së fortë sizmike dhe kontaktet me partnerët ndërkombëtarë u morën në kohë rekord, në nivelet më të larta e si asnjëherë më parë.

Ministrat, deputetët, kryebashkiakët e të gjithë vendit, prefektët në krye të shtabeve të emergjencave, u vunë në lëvizje si kurrë ndonjëherë më parë, për të bërë më të mirën nga ana njerëzore në radhë të parë, për familjet e prekura më shumë. E përsëris, dëmet janë minimale dhe pa lidhje me panikun maksimal që krijoi goditja dhe ushqeu më pas, papërgjegjshmëria haluçinante e një sërë burimesh (diz)informacioni.

Gjithçka ka kaluar si s’ka më mirë, në krahasim me ç’mund të kishte qenë dhe jeta vazhdon po njësoj; askush s’e di çfarë na rezervon fati apo natyra, sepse siç nuk ka mundur të parashikojë dot tërmetet, dija njerëzore s’ka mundur ende të parashikojë kohëzgjatjen e jetës sonë. Por ne çohemi çdo mëngjes e vazhdojmë rrugën e jetës, pa menduar se atë ditë mund të na ndalë zemra dhe biem të flemë çdo natë, pa menduar se mund të mos e shohim ditën tjetër. E pra, po aq absurde sa mund të duket të jetosh nga mëngjesi në mbrëmje me idenë e fundit të jetës, është edhe frika se nga momenti në moment, mund të bjerë tërmet.

Padiskutim, s’ka asgjë jonjerëzore në absurdin e frikës që pason përvojën traumatike të një goditjeje sizmike, prandaj edhe pjesa më e rëndësishme e rekuperimit të dëmeve, nis pikërisht nga solidariteti njerëzor me ata që janë prekur më shumë jo thjesht materialisht, po në radhë të parë psikologjikisht; pikërisht ky aspekt e ka bërë njerëzimin që ta kthejë globalisht në ndëshkim penal, kafshërinë e përhapjes së panikut në popull.

Prandaj edhe ne, u përpoqëm me gjithsej për të bërë më të mirën në planin njerëzor, si qeveri e si shumicë qeverisëse, duke vënë zemrën në funksion të familjeve më të prekura, përtej angazhimit të makinerisë shtetërore.

Prandaj edhe vendosëm që sot, prindërit e fëmijëve më të vegjël dhe nxënësve të nëntëvjeçares në zonat më të prekura nga goditja sizmike, t’i çlirojmë nga detyrimi për të ardhur në zyra e në vendet e tyre të punës në administratën shtetërore, në mënyrë që ata të rrinë edhe një ditë të plotë me fëmijët e tyre, për të cilët dita e çerdhes, kopshtit e shkollës u bë ditë pushimi.

Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Duke e ndërprerë udhëtimin dy ditë më parë dhe duke u kthyer me urgjencë në Tiranë, unë as do të parandaloja ndonjë tërmet e as do të bëja ndonjë çudi që pa mua nuk bëhej dot. Por plotësova boshllëkun e një mungese, e cila në planin njerëzor do të ishte e pajustifikueshme në raportin e zemrës me njerëzit që më kanë besuar detyrën e lartë. Tanimë është momenti, që secili të jetë aty ku është më i vlefshëm gjatë ditës së saponisur dhe teknologjia, vërtetë s’na ka dhënë ende asnjë shans të parashikojmë tërmetet, por na ka dhënë mundësinë fantastike që edhe mijëra kilometra lart në ajër apo matanë oqeanit, të jemi vetëm një klik larg zyrave ku drejtohen punët e vendit.

Kështu që nga zyra ime online në mrrokllën e zezë, për momentin në aeroportin e Stambollit, ku sapo po nisem për Nju Jork pasi erdha mbrëmë vonë me Air Albania-n, po ju le këtu këtë shënim përpara “Mirëmëngjesit” tradicional të orës 08.00

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 23/09/2019 16:30

    Udha e mbare o burre shteti e qytetar llapaqenet ke hane mu....se ju Ben mire

    Përgjigju
  • NIKO: 23/09/2019 14:51

    SHYQYR QE PO TAKOHESH ME TRUMPIN SE ISHIM NE MERAK TE MADH........ IK ME SHIF SHQIPERIN KRIJO VENDE PUNE RRIT MIRQENIEN E VENDIT SE NA KENI LON LLUMIN E BOTES TE GJITH JU FUNDERRINAT E POLITIKES SHQIPETARE.

    Përgjigju
  • Qimi: 23/09/2019 12:43

    Te marre ndeshkimin e merituar sic e parashikon ligji per lajmet e rreme,te sajuara vetem per te hapur panik ne diten e nje fatkeqsie natyrore,kjo coroditje e ketyre monstrave duhet te marre fund.

    Përgjigju
  • Populli: 23/09/2019 12:41

    Pafytyresia e ketyre monstrave PD-LSI ka arritur kulmin e neverise,edhe ne fatkeqsi natyrore nuk e mbyllin halene,me keq se i "zgjuari" Cim Peka.

    Përgjigju
  • Donela: 23/09/2019 12:22

    E pate presidentin me karagjoz me qen ne preher,ai eshte burim i ketyre lajmeve te rreme dhe shok idealesh me Qim Peken krye injorantin dhe ordinerin,jane si dy pika uji per nga ligesia dhe injoranca.

    Përgjigju
  • Lushnjarët Presh e Lakër: 23/09/2019 12:15

    Po more po!

    Përgjigju
  • Loti: 23/09/2019 11:59

    Mos u habit nga Fakenews se po shkon te takosh babane e fakenews Donald The Duck. Shifemi te kafe Portofino ne Bronx.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 23/09/2019 11:02

    Edi Rama do marre ne dore negociatat midis Kosoves dhe Serbise. Administrata e Trump ka investuar ne Shqiperi ne drejtesi dhe ka marre premtimin per dialogun Kosove - Serbi te perdundoje brenda ketij viti.

    Përgjigju
  • Salhe qeni: 23/09/2019 10:28

    O EDI RAMA meri futi mren kta kok pa larët edhe Z O T I si do aq pisa jan.

    Përgjigju
  • A.n.: 23/09/2019 10:26

    Fajin e ka populli injorant qe kujton se mediat jane ne gjendje te parashikojne oren dhe minutat e nje termeti. Po cdo presesh nga nje popull qe i kane vene emrin edhe femijeve te vet "Termet".

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/09/2019 10:11

    Jo jo mos u beni gje plerave se do ngrënë zerin andej nga BE se Shqiperia persekuton fjalen e lire. Hahahahaha!

    Përgjigju
    • BENI: 23/09/2019 17:22

      Paniku eshte krim, edhe ne BE ase ne banjo ske shanc ta zesh ne goje se te kapin prej leckash e te rasin ne byruc. Fjalen e lire, thashethemin edhe panikun ne publik i ndan nje hendek i madh.

  • Tee: 23/09/2019 07:34

    Ishalla avioni mu te sedilja te ngulet or ti qe dhe djalin e ke vella

    Përgjigju
    • Nivel i ulet: 23/09/2019 11:56

      O Tee, mos u nxito me shkrujt he bur. Mbaro filloren njeher pastaj shofim. Po ti turqisht ta kishe shkruar do ishe me i kuptueshem. Si te ngulet avjoni te sedilja pash zotin.?

    • A.n.: 23/09/2019 11:24

      Mor qe nuk qeka kopil

    • Arbëri: 23/09/2019 10:00

      O tee , ti je në bastard/e zemer zi nga PD ose LSI organizata terroriste që të dya ...!

    • Teo: 23/09/2019 09:58

      Njashtu sikur edhe unë që jam vlla me hallën time...!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë