Alarmi i rremë për tërmetin ishte planifikuar? Gazetarja e 'Shekulli'-t: Dikush modifikoi lajmin tim me fotoshop

Alarmi i rremë për tërmetin ishte planifikuar? Gazetarja e 'Shekulli'-t: Dikush modifikoi lajmin tim me fotoshop

Gazetarja Daniela Grica

Alarmi dhe paniku që u përhap mbrëmjen e djeshme në Tiranë duket se ishte planifikuar. Daniela Grica e "Shekullit", një nga dy gazetarët që u shoqërua pas përhapjes së lajmit të rremë, përmes një postimi në Facebook pas dëshmisë që dha në komisariat pretendon që lajmi i saj i përhapur në Facebook u modifikua qëllimisht nga dikush që ajo nuk e njeh.

Gazetarja mohon që të ketë shkruar një lajm të tillë, por akuzon se është modifikuar dhe shpërndarë me foto.

Në fakt ndryshe nga Syri, fake news i të cilit është lexuar dhe fotografuar direkt nga portali, në rastin e shkrimit te Danjela Grricës qarkullon vetëm fotografia e titullit që ka brenda lajmi fals për një tërmet 6 ballë të parashikuar për në orën 23.30 të natës së mbrëmshme. Në fund të titullit kishte si emër të autorit atë të Daniela Grricas.

"Nuk e di! Nuk e di kush, pse, çfarë kërkoi ai apo ajo që modifikoi atë foto. Sepse ai nuk është një lajm, i shpërndarë me link, është një foto e modifikuar me fotoshop që përhapi panik" shprehet ajo.

Lajmi qe qarkulloi me emrin e gazetares Daniela Grica 

Mbrëmjen e djeshme portali Syri.net publikoi një fake news duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 ballë, pra me i fortë se ai i te shtunës. Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë.

Portali pranë Berishës dhe Metës e hoqi më pas lajmin, ndërsa solli reagimin e fortë dhe të menjëhershëm të strukturave shtetërore, që e cilësuan si përgjegjësi penale! Bashke me Daniela Grricen policia shoqëruan në Komisariat edhe gazetarin e "Syri.Net" Aurel Rakipllari.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 24/09/2019 17:10

    Kjo tregon se politika kriminele shqiptare ben cfare te doje me kete popull naiv!Dhe natyrisht qe kriminelet politikane e shfrytezojne kete rast per te terhequr vemendjen nga problemet kryesore qe ka ky vend!I jap te drejte komentuesit i dituri!

    Përgjigju
  • Geri: 23/09/2019 13:50

    Mbreme kam ndenjur me nenen e paralizuar 4 ore jashte moj pise femer. Ti nuk je as gazetare, as femer dhe dashte zoti mos te jesh nene dhe mos u befsh kurre e tille. Mallkimet e nje populli qe terrorizuat mbreme do ju ndjekin ty dhe shkerdhim peken. Te ka genjyer Koqo qe do te dale per zot por ty dhe qim peken as azili nuk ka per t'ju shpetuar dot nga ky krim qe keni kryer mbreme.

    Përgjigju
    • I dituri: 23/09/2019 19:32

      Po ti c'ne qe i besove gazetave? Termeti nuk parashikohet sepse po te parashikohej do ta kishin dhene ate dite qe ra dhe jo 2 dite me vone. Pastaj ju i besoni edhe ores dhe minutave. Hajde injorance hajde.

  • Likja: 23/09/2019 12:46

    Po pse vetem Ilir Meta di te parashikoje termete,kjo cupa e Kokdhimit e Qim Peka pse te mos parashikojne??????????????????????????

    Përgjigju
  • Vicidoli: 23/09/2019 12:43

    Vec Birisha parasailing termete...

    Përgjigju
  • moderni: 23/09/2019 12:16

    le te bejne ca dite burg per alarmim te rreme se e meritojne. Imaghino cfare opozite dhe mediash opozitare te ndyra qe kemi, jane gati te demtojne jeten e qytatareve vetem per te prishur imazhin e qeverise, imagjinoni cfare kostosh na duhet te paguajme per disa pacavure politikane dhe gazetare te shitur.

    Përgjigju
  • Qytetar: 23/09/2019 11:57

    MINISTRA BALLUKU U KA PREMTUAR 100000leke per cdo demtim te shtepive dhe apartamenteve PREMTIM I RILINDJES SERAMES

    Përgjigju
  • Populli: 23/09/2019 11:40

    Shikoni gjithashtu faqen e TopChannel qe ishin te paret qe dolen me intervisten, pse u fshi lajmi per permbytjet dhe termetet e parashikuara nga specialisti grek ???

    Përgjigju
  • WTF: 23/09/2019 11:21

    Moj Daniela, por c'pate ti qe u Grrice? Hahaha, na mbyten fermere-gazetaret pa shtylle kurrizore!

    Përgjigju
  • CUBI: 23/09/2019 10:53

    Mi goce ti mire e ke po ,kush e beson tani ate lemsh qe bet ju.Po kur ishte keshtu pse se pergenjshtruat shpejt ju. Jo se ju se beni nje gje te till ,se jeni ushtar te poshter te sali qenit bashk me portalin syri leshit. Keta qen kriminela sdin te bejn tjeter vec panik dhe tmerr. Dhe perfundimisht ne burg si terrorista felliqesira. Doni kredo politike me fatkeqesit. Rrac e poshter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës