TIRANË- Tiktok është një nga rrjetet sociale që është përhapur ditëve të fundit shumë jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri në këto kohë karantine.

Pjesë e tyre që preferon këtë rrjet social është edhe kryeministri Edi Rama. Pasditen e kësaj të diele, kreu i qeverisë ka publikuar një video të shkurtër, në qëndër të së cilit është pa dyshim kryedemokrati Lulzim Basha. Në videon e montuarm, shkëputur nga fjalimi i tij nga selia blu, Basha thotë "Unë dhe PD kemi marrë...fund". Kjo vjen edhe si një përgjigje nga ana e kryeministrit Edi Rama, ndaj të gjithë akuzave të ardhura nga PD-ja, sa i përket menaxhimit të situatës ndaj CODI-19.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga kampi blu. Është sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili e ka quajtur veprim të turpshëm.

"Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën. Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Cfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën", shkruan Bardhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Pas Ramës, edhe Ndreu ironi me Bashën: Fli gjumë Lulush, se kemi një muaj që i kemi marrë masat për COVID-19...ti atëherë gërhisje

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha sa i përket deklaratave të tij lidhur masat ndaj COVID-19! Duke e quajtur si një reagim shumë të vonuar, Ndreu shkruan se qeveria i ka marrë masat shumë kohë më parë.

"Ka një javë që numri i të shëruarve ka kaluar dukshëm ato të sëmurë dhe rastet janë në nivele të pranueshme, po mendohet për lehtësim masash, kur Lulit papritur i del gjumi e fillon këngën e strategjisë kundër COVID-19 ! Fli gjumë Lulush se kemi një muaj e ca qe merremi me këtë mesele ndërsa ti gërhisje", shkruan Ndreu.

Fotoja me të cilin Pjerin Ndreu ka shoqëruar postimin e tij