E keni menduar që aleanca me LSI mund të prodhonte kosto, dicka shumë të ulët se cfarë pritej?
Bashkimi me LSI ka prodhuar një energji të shtuar në gjithë këtë proces. Unë besoj se ne diktojmë ritmin e fushatës dhe tanimë prej kohe, jo thjesht nga bashkimi me LSI, axhendën e temën e ditës e mbi të gjitha pa asnjë dyshim, besoj që kemi me vete një frymë ndryshimi që po vjen duke u intensifikuar. Ne s’bazohemi në sondazhet telefonikë, por në fokus grupe që japin rezultate të vërteta sondazhesh ku kemi marrë mesazhin e qartë që bashkimi jo vetëm duhej bërë, por do të zgjeronte mbështetjen për opozitën.
LSI ka bërë “pit-stopin” politik, lë pushtetin 2 muaj nga mbarimi i mandatit. Si mund të rehabilitohet kjo forcë për 30 ditë?
Ajo që është interesante është që nga “pit-stopi”, LSI ka dalë me një sasi karburanti më shumë dhe sot, sipas sondazheve është më lart nga sa ishte përpara. E njëjta gjë vlen dhe për PS. Kemi pra një situatë ku koalicioni opozitar ka një diferencë më të madhe pas bashkimit. Mbi rrënimin, aq sa mund t’i bjerë Spiro Kserës përgjegjësia për papunësinë aq e ka fajin LSI për fajin e rënimin që ishte pjesë e programit dhe partisë që udhëheq koalicionin.
Si ju me aleatët prisni të formëzoni funksionimin e pushtetit, duke marrë shkas nga ajo që thatë me sondazhet?
LSI krijon shumicën natyrale, që është shumicë në popull historikisht e mos t’i hymë të shkuarës, por nga 2005 e sot, Saliu qeveris me pakicën duke përfituar nga situata të caktuara majtas. Shtysën e parë e të fortë për të ndertuar këtë aleancë e kam pasur në tavolinën e negociatave për president, me Saliun përballë, Metën majtas, e Idrizin djathtas, e unë në krahun tjetër, isha i vetëm e përballë kisha qeverinë, ndërsa në fakt ishte PS me një copë njeriu atje përballë që është pakica reale.
Brenda marrëveshjes me Metën, si e shihni peshën elektorale të PS krahasuar me 2009. Sa mandate mendoni të merrni pa LSI?
Që këtu fillon dhe ndryshimi që ka ndodhur. Mendoj që kapërcimi i të shkuarës nuk është një shtrëngim duarsh apo një vendim, për t’u bërë bashkë në garë afatshkurtër, që do sillte më pas me mijëra probleme, por është vendimarrje për të parë më larg se kaq dhe ndërtuar një partneritet strategik e besoj se këtë po bëjmë.
Sigurisht ka një garë kush do të marrë më shumë vota, ne duam më shumë për PS, LSI për vete, por PS–LSI është bashkimi strategjik i një aleance që ne e konceptojmë si e njëjta fuqi, e ndarë në dy pjesë komplementare me njëra-tjetrën e arsyeja përse në këtë moment kemi përfshirje në listën tonë të një njeriu, Spartak Brahos, që ka një histori të gjatë me të 2 partitë, është pikërisht simbolika e shkrirjes së një kufiri që ne nuk e shohim të domosdoshëm për nesër.
Ne nuk e shohim të domosdoshme që të kapim kaq shumë vota që mos varemi e asansjelltas. Ne besojmë se objektivi i 80 votave si pikë maksimale nuk është utopik, ndërsa mendoj që 77 deputetë, me zgjedhje normale e jo të pastra si në Europë, është i arritshëm.
Ka imoralitet ky bashkim, kur diskutohet kryeministri....?
Unë besoj që imoraliteti më i madh do ishte të mos shfrytëzohej mundësia për ta bërë këtë bashkim në kushtet kur mundësia u krijua, pasi nuk ka gjë sot më imorale se sa të ruash një kullë fildishi dhe të lësh Saliun të rënojë Shqipërinë më tutje dhe më tej. Ishte gjëja e duhur në momentin e duhur për të shmangur një katastrofë, mandatin e tretë të një qeverie që s’ka më asgjë për të ofruar. Dhe Spartaku tha që do jetë një tren që do të ecë në një shinë dhe jo në dy shina. Çështjen e kryeministrit e zgjidh pesha e partive në daljen e rezultatit, është zgjidhur nga kushtetuta, këtë thamë unë e Meta. Jemi në fushatë.
Ka negociata konkrete në formimin e qeverisë, ky është elementi thelbësor që përbën anën e errët të hënës në marrëdhëniet me LSI?
S’diskutohet që në një aleancë që ka shumë parti që s’është vetëm LSI, ne kemi dhe aleatët tanë të përhershëm PSD, PDS, Ngjelën, Koçin, që do jetë pjesë e konsultimeve për qeverinë e re. Por boshti PS-LSI do jetë boshti i qeverisjes së re, që do të jetë më me shumë se kaq parti.
Ka pasur konflikt të tmerrshëm mes jush e Metës e në mes 4 kufomat..?
Katër të vrarët s’janë mes PS e LSI por mes drejtësisë, vrasësve dhe urdhëruesve të vrasësve dhe me kryetarin e LSI kemi një dakordësi të plotë që drejtëisa duhet t’i shkojë deri në fund hetimeve dhe ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund me sa na lejon ligji për të nxjerrë të vërtetën dhe për të ndëshkuar vrasësit dhe urdhëruesit e vrasësve. Unë besoj se ky bashkim ka një sekëlldi për të dyja palët, por ka një të mirë të madhe për të gjithë zgjedhësit nga procesi i qeverisjes, sepse të dyja palët hyjnë me kompleks në qeverisje. Ne që duhet të provojmë që skeptikët nuk kanë të drejtë, ndërsa LSI me kompleksin dhe nxitjen për të provuar që s’ishim ne problemi i qeverisë, por ishte Saliu. Kjo e bën më vulnerabël në start qeverinë.
Ti kryeministër....?
Unë s’do bëhem kryeministër për të qëndruar me çdo kusht pas 4 vjetësh, por me kush që pas 4 vitesh të rimar besimin konform reformave e realizimeve. Pra pa manduar mandatin e dytë.
Ndarja e qeverisjes me aleatët me përqindje...?
Prandaj kjo fillon që nga momenti i parë. Në fushatë. Ndaj thashë për Spartakun, pra do kemi dy grupe parlamentare, por me punë që do bëhen bashkarisht.
Do bëni transparente çdo vendim kontratë qoftë dhe me Blerin?
Lavdi Zotit, Erjon Braçe do jetë në anën e shumicës dhe do ketë në dorë detyra shumë të rëndësishme lidhur me transparencën e së shkuarës. Pas ardhjes tonë në qeveri nuk do jenë sekret letrat e shtetit. Do bëjmë publikimin online të të gjithë dokumentacionit shtetëror të firmosur, ashtu sikundër publikojmë online të gjitha shpenzimet e kryeministrit, qeverisë, shpenzimet operative.
Teza juaj për ndarjen e postit të deputeti nga i qeverisë, tezë e juaj dhe aleatëve...?
Nuk do të ketë asnjë ministër deputet, as nga aleatët.
Lajmi u publikua për herë të parë në orën 22:49 të së enjtes (23.05.2013) dhe më pas u përditësua në orën 08:20 të së premtes (24.05.2013)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)