Kryeministri Edi Rama kërkoi rritje të aktivitetit parlamentar me ato të vendeve të BE-së, përfshirë këtu jo vetëm kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, por dhe deputetët.
Rama tha se parlamenti merret peng nga opozita nëpërmjet termit “procedurë” duke vënë në dukje numrin e orëve që merr në dispozicion. Rama tha se nuk po kërkon ulje të orëve për opozitën, por të mos lejohet pengmarrja e Kuvendit dhe e publikut.
Ndër të tjera, Rama foli dhe për reformim të shërbimit në administratën e Kuvendit, për rritje të cilësisë dhe shtim të stafit me qëllim shpërndarjen e volumit të punës.
“Dua t’i referohem të konkluzioneve lidhur me domosdoshmërinë e rritjes së aktivitetit diplomatik parlamentar gjë që do duhet të jetë në fokusin e kryetarit dhe jo vetëm tek, por tek të gjithë deputetët të përfshirë në grupet e miqësisë me parlamenteve të BE-së.
Besoj që është e qartë që ky proces kërkon edhe një administratë, një shërbim administrativ të kuvendit më cilësor. Kemi folur për reformën e brendshme prej disa vitesh ,janë bërë disa hapa, por një administrate e cila numëron rreth 350 vetë nga të cilët rreth 300 janë nën punës civilë, është goxha e madhe ne numër ndërkohë që barra e punës mbështetëse për komisionet, për deputetët, për kryetarin e kuvendit bie padyshim mbi një numër shumët ë vogël sesa ai i përgjithshmi.
Nëse për arsye që i dimë që lidhen me sigurinë juridike të atyre që janë at, do duhen forca të reja, duhet të shtojmë forca të reja. Ekspertizë në funksion të komisioneve për pikërisht për çështjet që lidhen me negociatat. Duhet ta ritheksoj që në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është e madhe, në ndarjen e orëve të fjalës në Kuvend, po të shikosh duket ikur jemi në një parlament 1 me 49. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim. Në shkeljet ë plotë të etikës parlamentare duke përdorur procedurën për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë kur fillon kuvendi, dhe për të pushuar sallën e parlamentit duke i vendosur deputetët e shumicës, në pozitën e tyre që janë aty si spektatorë të një teatri balte.
Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e Be, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend me 100 deputetë! Kaosi i PD? Asnjë tolerim rrugaçërisë, të marrë fund












