TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me akuzat e tij për INSTAT. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se PD hidhet përpjetë njësoj si me deklaratën e keqinterpretuar të Gjermanisë për krimin. Kryeministri shkruan se opozita nuk di te dalloje te shkuaren nga e tashmja. "Përsëri si me deklaratën e "Gjermanisë" për krimin hidhen përpjetë mbi shifrat e INSTAT-it dhe prapë nuk dallojnë të djeshmen nga e sotmja:-)"- shkruan kryeministri Rama. /ATSH/
/Shqiptarja.com











