Rama- opozitës: Po loboni
për krimin, dilni nga “çadra”

Rama- opozitës: Po loboni<br />për krimin, dilni nga “çadra”
Ndërsa kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të dalë nga “çadra”. Referuar deklaratave të Bashës për krimin shqiptar në Europë, Rama u përgjigj duke i kujtuar takimin me delegacionin holandez pak ditë më parë.
 
Do të shkoni nga humbja në humbje nëse nuk kuptoni se cili është roli juaj në këtë skenë. Në europën e sotme synojnë kundërvënien ndaj projektit të Europës. Krim etnik shqiptar është një shprehje raciste, që duhet ta neverisim bashkarisht, por takoheni me atë që e përdorin.
 
Po bëni lobimit të krimit dhe për këtë arsye jeni në këtë gjendje. Ikni nga parlamenti për të marrë vota dhe ktheheni me më pak pupla. Po e bëni qesharak rolin e opozitës, qesharake, që opozita shqiptarë të tundë flamurin e krimit etnik shqiptar. Krimi është krim, dhe kriminelët nuk kanë atdhe.
 
Fakti që shqiptarët targetohen nga gojë të shfyrera, nuk do të thotë se i thonë kancelaritë, pasi të dëgjoni ju ca thonë kancelaritë për ju....Sikur Shqipëria të ishte atdheu i krimit sikur thoni ju, si mendoni ju këta partnerët tanë nuk do të flisnin.
 
Nuk keni guxim, keni filluar që të ktheheni te çadra. Jam i bindur se mund të bëni më tepër te ky vend dhe ne të bëjmë gjithça për të përmirësuar. Nëse doni të keni besueshmëri dilni nga çadra dhe ballafaqohuni me argumentet. Na katandisët, na merruat, hiqini kryetarit fantazmën e Repiblikës së re. Ejani në vete dhe të debatojmë për gjërat që na takojnë, jo përralla. Ejani në vete”
u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan